KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: MotoGP, Marc Marquez shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon legjendën Rossi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > MotoGP, Marc Marquez shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon legjendën Rossi
AktualeAnalizeSocialeSporti

MotoGP, Marc Marquez shpallet kampion bote për herë të nëntë dhe barazon legjendën Rossi

Përditësimi i fundit: 28 Shtator, 2025 8:11 am
292 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Historia është shkruar në asfaltin e pistës së Motegit.

Marc Márquez është zyrtarisht kampion bote i MotoGP për vitin 2025, falë vendit të dytë në Çmimin e Madh të Japonisë – një rezultat që i mjaftoi për të siguruar titullin e shtatë në klasën mbretërore dhe të nëntin në karrierë në Kampionatin Botëror të MotoGP.

Me këtë triumf, Márquez barazon legjendën Valentino Rossi, duke hyrë në një klub ekskluziv që pak veta në histori kanë pasur privilegjin të prekin. Por spanjolli i Ducati-t vendos edhe një tjetër rekord: bëhet piloti i parë që fiton një titull bote më shumë se pesë vjet pas fitores së tij të fundit, që datonte në vitin 2019.

I rigjetur, i përqendruar dhe më i rrezikshëm se kurrë, Márquez ka zhvilluar një sezon spektakolar:

14 podiume në 17 gara Sprint;

11 fitore në total;

Vetëm dy gara pa pikë (tërheqje në Austin dhe vendi i 12-të në Jerez).

Këto rezultate e bënë pothuajse të pamundur për rivalët ta ndalonin në garën për titull, përfshirë edhe vëllain e tij, Alex Márquez, i cili përfundoi në vendin e 6-të në Motegi dhe matematikisht doli jashtë luftës për kampion.

Fitorja në Japoni i takoi një Francesco “Pecco” Bagnaias të rilindur, i cili përmbylli një fundjavë perfekte pas suksesit në Sprint-in e së shtunës. Pavarësisht problemeve me motorin dhe retë e bardha të tymit që dilnin nga Ducati i tij në çdo kthesë, kampioni në fuqi arriti të qëndronte i qetë dhe të rikthehej te fitorja e madhe pas një sezoni të vështirë.

Podiumi u plotësua nga Joan Mir me Honda, që rikthehet në podium pas katër vitesh mungesë, ndërsa Marco Bezzecchi (Aprilia) dhe Franco Morbidelli (Ducati VR46) përfunduan në vendet 4 dhe 5.

Nuk ishte një fundjavë e lehtë për Enea Bastianinin dhe Fabio Di Giannantonio, që mbyllën garën në vendin e 11-të dhe të 13-të. Luca Marini u detyrua të tërhiqej pas vetëm disa xhirosh për shkak të problemeve teknike.

Rikthimi i Márquez në majën e botës vjen pas vitesh të vështira të shoqëruara nga dëmtime, ndërhyrje kirurgjikale dhe kritika. Por kampioni spanjoll ka dëshmuar se ende ka shumë për të dhënë dhe se emri i tij është i gdhendur në historinë e MotoGP-së krah legjendave si Valentino Rossi.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Portland, Trump kërkon mobilizimin e trupave ushtarake, pas protestave të Antifas
Artikulli tjetër Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri më tani gati 400 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.