KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Shqipëri pritet të hapet një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë e shërbime për hebrenjtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në Shqipëri pritet të hapet një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë e shërbime për hebrenjtë
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Në Shqipëri pritet të hapet një qendër fetare dhe komunitare me sinagogë e shërbime për hebrenjtë

Përditësimi i fundit: 12 Nëntor, 2026 2:19 pm
158 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-it është njoftuar se rabini Yossi Fridman dhe bashkëshortja e tij, Etka Fridman, së bashku me djalin e tyre, Meir, do të vendosen në Shqipëri për të ngritur shtëpinë e parë të përhershme të organizatës në vend. Familja Fridman do të angazhohet për t’i shërbyer komunitetit hebre vendas, si dhe numrit në rritje të turistëve dhe vizitorëve hebrenj që mbërrijnë në Shqipëri.

Shqipëria zë një vend të veçantë në historinë hebraike edhe për shkak të qëndrimit të shqiptarëve gjatë Holokaustit. Tradita e besës, një nga shtyllat e kulturës shqiptare, u bë pjesë e historisë së shpëtimit të hebrenjve, pasi familje të shumta shqiptare i strehuan dhe i fshehën ata në shtëpitë e tyre, duke i mbrojtur nga përndjekja naziste. Në deklaratën e tij, rabini Yossi Fridman e lidh vendosjen në Shqipëri me traditën e besës dhe mikpritjen shqiptare ndaj hebrenjve.

“Koncepti shqiptar i besës do të thotë që ti e mban premtimin ndaj mysafirit tënd pavarësisht kostos. Gjatë Holokaustit, ata e mbajtën atë premtim ndaj popullit hebre. Ne kemi ardhur për të ndërtuar një shtëpi ku çdo hebre që hyn në derë trajtohet si familje, ashtu siç e trajtoi Shqipëria popullin tonë kur kishte më shumë rëndësi”, është shprehur ai.

Një nga arsyet që ka nxitur këtë nismë është edhe rritja e turizmit në Shqipëri, përfshirë numrin e vizitorëve izraelitë. Sipas organizatorëve, kjo ka shtuar nevojën për shërbime fetare dhe komunitare, si ushqim kosher, një sinagogë dhe ambiente ku udhëtarët hebrenj mund të qëndrojnë dhe të festojnë Shabatin. Familja Fridman synon të bashkëpunojë me komunitetin ekzistues hebre për të zhvilluar më tej jetën fetare në vend, duke ofruar njëkohësisht shërbime për vizitorët që kërkojnë një hapësirë për lutje, një vakt Shabati apo kontakt me komunitetin hebre gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama e konfirmon nga Dublini: Nuk do të mbahet samiti i NATO-s në Tiranë në vitin 2027
Artikulli tjetër Çfarë janë Chabad House? Qendrat fetare hebraike të shpërndara në mbi 100 vende të botës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.