KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2025 1:20 pm
221 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

ActionAid Italia, një organizatë joqeveritare në Itali, i është drejtuar Gjykatës së Llogarive (Corte dei Conti) me një ankesë 60-faqëshe dhe Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ANAC me një raport të veçantë, ku kërkon hetim për “shpërdorim të pajustifikueshëm të burimeve publike” në projektin e qendrave të paraburgimit për migrantët në Shqipëri, pjesë e protokollit Itali–Shqipëri.

Duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga projekti “Trattenuti” që organizata bën në bashkëpunim me Universitetin e Barit, ActionAid i kërkon Prokurorisë Rajonale të Lazios të vlerësojë nisjen e një hetimi për dëm ndaj financave publike. Njëkohësisht, Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC) është njoftuar për parregullsi të dyshuara në dhënien e kontratës së menaxhimit të qendrave me vlerë 133 milionë euro.

Në denoncim, organizata argumenton se “paratë publike u devijuan nga shëndetësia, drejtësia, mirëqenia dhe shërbimet, si dhe nga fondet e menaxhimit të emergjencave” për të mbajtur në këmbë një skemë që e cilëson “çnjerëzore, joefektive dhe të papajtueshme me ligjin”. Organizata thotë se humbja për financat publike “nuk mund të justifikohet si një gabim i thjeshtë teknik”.

Gjetjet e organizatës u dokumentuan më herët nga një investigim i BIRN, që vuri në dukje se fondet për ndërtimin e qendrave në Shëngjin e Gjadër u rritën nga 39.2 milionë euro në mbi 74 milionë, ndërsa kostoja mesatare për një shtrat në Shqipëri arriti rreth 72 mijë euro, gati 11 herë më shumë se në qendrën model të Modicës në Itali. Investigimi po ashtu gjeti se e gjithë procedura u krye me negocim të drejtpërdrejtë dhe pa garë.

Qendrat e shumëkritikuara nga organizatat e të drejtave të njeriut nuk e kanë kryer funksionin për të cilin u ngritën. Të menduara fillimisht si struktura “offshore” për shqyrtimin e kërkesave për azil, ato funksionojnë sot si qendra riatdhesimi, CPR, për persona që kanë qenë në territorin italian dhe ndaj të cilëve është marrë vedim ekstradimi. Ato mbeten pjesërisht të pashfrytëzuara, ndërsa ka raportime për vetëdëmtime e tentativa vetëvrasjeje mes të ndaluarve që u transferuan aty.

Krahas kontratës së kontestuar të menaxhimit me vlerë 133 milionë euro dhe kostove të ndërtimit, ActionAid Italia ka denoncuar edhe kostot operacionale të qendrave që sipas tyre janë dhjetra herë më të mëdha se në Itali. Organizata thotë se vetëm për transportimin mne anijen Libra u shpenzuan 2.6 milion euro, përfshi investimet për mirëmbajtjen dhe furnizimin e anijes që më pas iu dhurua Shqipërisë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata përmes kërkesave për të drejtë informimi Ministria e Brendshme ka shpenzuar 630,000 euro për transferime dhe për blerjen e teknologjive të kontrollit. Ndërkohë, një zë buxhetor tejet i lartë ka të bëjë me ushqimin dhe akomodimin për forcat e rendit.

“Ndërsa në vitin 2024 CPR-ja e Macomer (Provinca e Nuoro-s, Sardenjë) kushtoi 5,884.80 euro në ditë, në Shqipëri, për vetëm 120 orë operacione reale midis tetorit dhe dhjetorit, u shpenzuan pothuajse 18 herë më shumë, duke arritur në 105,616 euro në ditë”, thekson organizata. Sipas saj këto kosto janë në disa raste edhe 28 herë më shumë se shuma ditore e shpenzuar në CPR-në në Itali.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si po e transformon tokenizimi sistemin financiar të botës
Artikulli tjetër E paprecedentë/ Gjermania dhe Pentagoni nuk kanë më bashkëpunim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.