KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Paraguaji lëshon alarmin: “Mafia shqiptare po vendoset këtu”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Paraguaji lëshon alarmin: “Mafia shqiptare po vendoset këtu”
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Paraguaji lëshon alarmin: “Mafia shqiptare po vendoset këtu”

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2025 11:28 am
351 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Pas Ekuadorit, Kolumbisë dhe Brazilit, mafia shqiptare ka zgjeruar ‘tentakulat’ edhe në Paraguaj. Alarmi është dhënë nga drejtori i Emigracionit në këtë vend, Jorge Kronawetter, Kriminelët shqiptarë janë pikasur duke tentuar të hyjnë në vend përmes Bolivisë duke përdorur pasaporta argjentinase. Mediat e këtij vendi raportojnë se klani Çopja ka pasur lidhje të forta në Paraguaj, dhe lidhjet në këtë vend mbaheshin nga dy vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët banonin në vend. Ata merreshin me marrjen e kokainës nga prodhuesit bolivianë, magazinimin dhe përgatitjen e saj për transport ndërkombëtar.

SHKRIMI NË LA POLITICA

Drejtori i Emigracionit, Jorge Kronawetter, zbuloi këtë të enjte se anëtarë të ashtuquajturës “Mafia e Ballkanit”, një lloj “sindikate” kriminale që bashkon struktura të krimit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, kanë tentuar të hyjnë në territorin e Paraguajit. Zbulimi u bë në pikat kufitare të vendosura në kufirin me Bolivinë. Megjithatë, alarmi e riktheu vëmendjen te brishtësia e Paraguait përballë krimit të organizuar.

Informacioni u bë i ditur në kuadër të takimit të parë rajonal të Rrjetit Atenas, një program bashkëpunimi i Bashkimit Evropian me Amerikën Latine, i quajtur Eurofront, i mbajtur për herë të parë në Paraguaj. Kronawetter shpjegoi se të dhënat e ofruara nga ky rrjet kanë qenë thelbësore për identifikimin e kriminelëve.

Anëtarët e “Mafias së Ballkanit” përdornin dokumente të qytetarëve argjentinas për t’iu shmangur kontrolleve dhe për të kaluar kufijtë pa pengesa. U konstatua gjithashtu prania e personave të lidhur me grupe që lidhen me financimin e terrorizmit.

Disa nga anëtarët e rrjetit kriminal përdornin dokumente të qytetarëve argjentinas për të shmangur kontrollet dhe për të kaluar kufirin pa probleme.

Kreu i Drejtorisë Kombëtare të Emigracionit tha se ishte identifikuar një person i kërkuar në Brazil, pjesë e kësaj mafie ballkanike, i cili përpiqej të fshihej pas një pasaporte bullgare për të arritur në Bolivi. Ky individ u dëbua dhe iu dorëzua autoriteteve të atij vendi.

Përveç kësaj, Kronawetter paralajmëroi se këta kriminelë zakonisht nisin “aktivitetet” e tyre me vepra të vogla, si vjedhjet, për të kaluar më pas në krime më të rënda, dhe pothuajse gjithmonë përpiqen të shfrytëzojnë statusin e refugjatit për t’u vendosur në vende të tjera.

E lindur si pasojë e konflikteve të armatosura të viteve ’90, “Mafia e Ballkanit” karakterizohet nga një lidership i mbyllur e vertikal, me kohezion të fortë të brendshëm dhe dominim në trafikun e drogës, armëve, trafikimin e qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave. Hetimet e fundit transnacionale çuan në çmontimin e mega-operacioneve të këtij rrjeti, përgjegjës për dërgimin e sasive të mëdha të kokainës drejt Evropës nga Amerika Latine, veçanërisht nga Paraguaji.

Arrestimi i kapos shqiptar, Franc Çopja, në Belgjikë, në gusht të vitit 2025, zbuloi një nga strukturat më të fuqishme kriminale të Shqipërisë, në të cilën Çopja ishte një nga drejtuesit.

Organizata e tij u akuzua se ka trafikuar rreth 28 tonë kokainë vetëm në vitin 2020. Sipas hetuesve, rrjeti përdorte itinerare nga Paraguai drejt porteve evropiane të Antverpës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani.

Lidhjet e Franc Çopjës me Paraguajin ishin të drejtpërdrejta dhe të thella, pasi ai e frekuentonte vendin për të finalizuar blerjen e tonelatave të kokainës nga fraksione të ndryshme. Baza operative në Paraguaji drejtohej nga vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela, të cilët banonin në vend. Ata merreshin me marrjen e kokainës nga prodhuesit bolivianë, magazinimin dhe përgatitjen e saj për transport ndërkombëtar.

Ngarkesat fshiheshin në mënyrë të sofistikuar në kontejnerë, të kamufluara në kuti detergjenti, kanoçe boje dhe tubeta ngjitësi ndërtimi.

Një bashkëpunëtor kyç i rrjetit shqiptar në Paraguaji ishte Diego Benítez, i cili përdorte kompaninë e tij, Tupá SA, për të dërguar drogën e fshehur. Më pas ngarkesat kalonin përmes kufirit brazilian për t’u nisur drejt Evropës.

Në fund të nëntorit, Policia Federale e Brazilit nisi “Operacionin Ballkani”, me të cilin u çmontua “klubi i luksit” i një grupi europian, qeliza kryesore e të cilit ishte vendosur në Paraguai dhe ishte përgjegjëse për përmbytjen e kontinentit të vjetër me kokainë.

Fraksioni kriminal lokal kontrollonte gjithë ciklin logjistik të drogës — nga blerja e saj në vendet andine, deri te nisja drejt porteve braziliane që përdoren si dalje për në Evropë.

 

Marrë nga Lapoliticaonline.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tatim 5% për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke nisur nga 1 janari
Artikulli tjetër Hetimet e anti-mafias italiane: Shqiptarët ndërveprojnë direkt me kartelet e Amerikës Latine

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.