KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pritja e hendbollistëve shndërrohet në çështje politike në Kroaci
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pritja e hendbollistëve shndërrohet në çështje politike në Kroaci
AktualeAnalizeFokusRajoniSocialeSporti

Pritja e hendbollistëve shndërrohet në çështje politike në Kroaci

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 1:50 pm
481 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Hendbollistët e Kroacisë e fituan të dielën medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian.

Por pritja e tyre në vendlindje ka lënë në hije gjithë suksesin sportiv. Madje pritja është shndërruar në temën kryesore politike në vend.

Hendbollistët kanë kërkuar që në pritjen në shesh të këndojë këngëtari i njohur, Marko Perkoviç – Thompson. Për shkak të qëndrimeve të Thompsonit, kërkesën e hendbollistëve e ka refuzuar qyteti i Zagrebit.

Dhe fillimisht u vendos që mos të ketë pritje fare.

Por të hënën situata ndryshoi. Qeveria e Kroacisë doli me vendim të papritur që të organizojë ajo pritjen solemne në shesh për hendbollistët. Pritja do të bëhet në sheshin kryesor të Zagrebit, sot nga ora 18:00. Dhe do të këndojë edhe Thomsponi i famshëm, ndër të tjerë.

Reagimet janë edhe më të shumta pas vendimit të Qeverisë.

Kryetari i Zagrebit, Tomislav Tomasheviç, ka thënë se lojtarët kanë insistuar që në shesh të jetë Thompsoni.

“Pasi kjo është kundër vendimeve të kuvendit komunal për përdorimin e përshëndetjes së ustashëve, që vlen për të gjithë, pra edhe për Thompsonin që këtë vendim tashmë e ka thyer në koncertin në Arenë, nuk kemi mundur të realizojmë kërkesën e hendbollistëve. Pas kësaj edhe reprezentacioni ka vendosur që pritje në Zagreb nuk do të ketë”, kishte shkruar Tomasheviç para se të merrej vendimi i qeverisë.

Tashmë ka përplasje të dy blloqeve të ndryshme politike. Dhe hendbolli dhe suksesi përnjëherë mbetën në plan të dytë.

Hendbollistët janë kthyer të hënën në orët e mëngjesit. Qindra qytetarë i kanë pritur në aeroport. Dhe janë kënduar këngët e Thompsonit.

Është raportuar edhe për kërcënime me vdekje ndaj kryetarit të Zagrebit, Tomasheviçit.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ronaldo refuzon të luajë me Al Nassr: protestë për shkak të Benzema-s
Artikulli tjetër Paralizohet Gjermania, punonjësit e transportit publik hyjnë në grevë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.