KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protestuesi përgënjeshtron policinë: “U rraha brutalisht në Komisariatin 1”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protestuesi përgënjeshtron policinë: “U rraha brutalisht në Komisariatin 1”
AktualeAnalizeFokusKomentKryesoreSociale

Protestuesi përgënjeshtron policinë: “U rraha brutalisht në Komisariatin 1”

Përditësimi i fundit: 19 Nëntor, 2026 10:55 am
185 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Protestuesi Enea Gjondedja ka përgënjeshtruar policinë pas një deklarate të kësaj të fundit se ai nuk ishte dhunuar brenda Komisariatit 1 por në rrugë nga persona të panjohur.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Prime në News24, i riu tha se u ndalua nga policia pranë ish-Hotel Dajtit, teksa po priste urbanin për t’u kthyer në Durrës, dhe më pas u dërgua në komisariat. Gjondedja deklaroi se është dhunuar fillimisht nga Roki Pepa dhe më pas edhe më shumë nga Ervin Hasrama.

Ai tregoi se ka qenë nën presion dhe se për këtë arsye ka firmosur deklaratën “Nuk kam pretendime”, ndërsa shtoi se nuk iu lejua të qëndronte me avokatin.

Protestuesi Gjondedja tha gjithashtu se është kërcënuar dhe se policia i ka vendosur edhe një gjobë, ndërsa rrëfeu detaje nga momentet e shoqërimit dhe dhunës së pretenduar në komisariat.

“Kam qenë nën presion, prandaj kam firmosur “Nuk kam pretendime”. Kërkova një avokat, që më thanë se do më ndihmonte. Por si përfundim më caktuan një avokat të shtetit. Kam qenë në zyrën e shefit të Komisariatit 1. Kam qenë bashkë me një shok, që e njihja në protestë. Erdhi roja dhe më tha hajde se të kërkon shefi sipër. Kur shkova sipër, gjej Roki Pepën me dy këmbët sipër tavolinës. Doja të ulesha në karrige. Më tha mos u ul, por çohu në këmbë. Mbaj duart unë dhe filloi të më dhunonte. Më çojnë prapë poshtë, pas 5 minutash më thonë që hajde sipër prapë. Kur shkoj prapë sipër, me fjalë banale dhe të ndyra, Ervin Hasrama më godet shumë herë më fort. Kam qenë i trullosur pastaj, më dhanë ca gjëra për t’i mbajtur tek syri, që mos më enjtej. Këto nuk më lanë as avokatin aty.

Tek ish Hotel Dajti nisi çdo gjë, aty më shoqëruan. Po merrja urbanin për në Durrës, më vjen një makinë e policisë, pastaj një civil, erdhën disa dhe më kapën, më fusin në makinë, më çuan në komisariat dhe ndodhi ajo që thashë. Më kanë thënë që mos fol, mos reago. Më është ushtruar shumë presion, më kërcënoi njëri e më tha “më shih në sy” se jemi burra më tha, një si qeros. Jam shoqëruar sepse isha në protestë. Më kanë vendosur edhe gjobë.

Unë jam jetim. Babai më ka ndërruar jetë. Vëllai i vogël ka probleme shëndetësore. Doja të dërgoja vëllain për të bërë operacion në Turqi dhe me letrat e vëllait tim, ka shkuar dikush tjetër. Ngjarja më jep forcë më shumë që të protestoj, sepse të protestosh është e drejtë kushtetuese. Kjo është polici kriminale, s’është Policia e Shtetit. Unë nuk kisha asnjë rrezik, nuk kisha gjë me vete, dhuna që ushtrojnë ata, është e paparë.”

Më herët përmes një deklarate zyrtare, policia theksonte se i riu nuk ishte dhunuar në polici por në rrugë nga persona të panjohur. Sipas deklaratës së policisë, i riu nuk kishte bërë kallëzim dhe as kishte ndonjë pretendim për dhunë ndaj tij.

Gjodedaj i akuzoi Hasramën e Pepën për dhunë në një deklaratë para parlamentit ditën e sotme, ku ishte edhe deputeti i Partisë Mundësia Shehaj. Ky i fundit denoncoi më pas nga Spitali i Traumës një oficer të Policisë Gjyqësore dhe një shef Sektori në Komisariatin 1 se e kishin marrë me forcë nga krevati të riun dhe e kishin kërcënuar të ndryshonte dëshminë.

 

Marrë nga News 24.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kongresmeni demokrat paralajmëron familjarët e Trump-it për hetimet që i presin
Artikulli tjetër Goditet rrjeti i shqiptarëve, që trafikonin kokainë nga Belgjika drejt Britanisë,

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.