KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-ën nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-ën nga taksa e qarkullimit mbi naftën
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-ën nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Përditësimi i fundit: 31 Mars, 2026 9:04 am
168 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 24.2 miliardë lekë, apo rreth 250 milionë euro në vitin 2025 nga taksa e qarkullimit mbi karburantet, sipas të dhënave të publikuara nga financat. Këtë taksë e paguan çdo përdorues makine sa herë që ble karburant, në shumën fikse prej 27 lekë për litër (pa TVSH).

Përmbajtja
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot.Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve.Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.Ndërkohë, Shqipëria vlerësohet se humb të paktën 1 milionë euro në ditë, si rrjedhojë e furnizimit, që automjetet me targa shqiptare dhe ato të huaja që duan të hyjnë në vend, bëjnë në vendet kufitare.
Ky është niveli më i lartë i arkëtuar ndonjëherë, me një rritje prej 13.6% më krahasim me 2024-n, ndërsa është gati 30% më i lartë se në 2019-n. Të ardhurat nga kjo taksë janë rritur vazhdimisht, si rrjedhojë e shtimit të konsumit të karburanteve në vend, që vitin e kaluar arriti në rekordin e 740 mijë tonëve, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Doganave.

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot.

Taksa mblidhet për çdo litër benzine apo nafte të shitur dhe konsiderohet një tarifë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Realisht ka munguar transparenca se për çfarë është përdorur konkretisht, ndërkohë që mirëmbajtja e rrugëve lë shumë për të dëshiruar, sidomos nyja qendrore midis Tiranës dhe Durrësit.

Kjo taksë, është nja nga arsyet kryesore, që çmimet e karburanteve janë të paktën 30% më të larta sesa në vendet e rajonit, ndërkohë që Shqipëria renditet dhe e 13-ta më e shtrenjta në botë, sipas Global Petrol Price, (deri në 23 mars), me naftën që kushton njësoj sa në Gjermani, Suedi, Holandë, shtetet që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne.

Shqipëria rezulton vendi me karburantin më të shtrenjtë në Europë kur çmimi i naftës krahasohet me të ardhurat e qytetarëve.

Një qytetari shqiptar do ti duheshin aktualisht 7.2% e të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit pesha është të paktën dy herë më e lartë. Holanda ka naftën më të shtrenjtë në Europë në vlerë absolute, por një qytetari aty i duhen vetëm 1.1% e të ardhurave ditore për të blerë një litër, ose 7 herë më pak sesa Shqipëria.

Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit. Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera.

Mali i Zi ngarkon mbi çmimin e naftës vetëm akcizën, që së fundmi është përgjysmuar në 0.22 euro për litër, si një mjet për të lehtësuar rritjen e çmimeve. TVSH në Mal të Zi është 21%.

Maqedonia e Veriut ngarkon mbi naftën vetëm akcizë prej 0.42 lekë për litër. Së fundmi, qeveria e Maqedonisë së Veriut uli TVSh-në për naftën dhe benzinës nga 18% në 10% si një masë e përkohshme për të amortizuar rritjen e çmimit në bursa.

Kosova ka akcizë prej 0.37 euro për litër dhe TVSH prej 18%.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë për litër. Qeveria tentoi të kontrollonte çmimet përmes Bordit të Transparencës, por ulja zgjati vetëm një ditë, pas presionit të importuesve se do të ndërprisnin furnizimin me naftë në vend. Masa e vetme e ndërmarrë është ulja e akcizës me 20%, nëse nafta kalon mbi 220 lekë, që do të përkthehej me rënie të çmimit me rreth 8 lekë për litër.

Me fillimin e krizës, Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve i ka paraqitur qeverisë një propozimpër reformimin e taksës së qarkullimit, që sipas tyre do të çonte menjëherë në uljen e çmimit të karburanteve. Në një propozim të detajuar, aktorët e tregut sugjerojnë që taksa aktuale prej rreth 32.4 lekë për litër të hiqet nga karburanti dhe të zëvendësohet me një tarifë vjetore të drejtpërdrejtë mbi automjetet, e diferencuar sipas kategorive dhe ndikimit në infrastrukturë.

Ata argumentojnë se sistemi aktual krijon pabarazi fiskale, pasi taksa paguhet njësoj për çdo litër karburanti, pavarësisht nga lloji i mjetit apo dëmi që ai shkakton në rrugë. Një model i ri do të zhvendoste barrën drejt mjeteve më të rënda dhe ndotëse, duke e bërë sistemin më të drejtë dhe më të krahasueshëm me praktikat në vendet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, qeveria është shprehur kundër heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta dhe kalimit të barrës direkt te përdoruesit e automjeteve.

Ndërkohë, Shqipëria vlerësohet se humb të paktën 1 milionë euro në ditë, si rrjedhojë e furnizimit, që automjetet me targa shqiptare dhe ato të huaja që duan të hyjnë në vend, bëjnë në vendet kufitare.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Nëse çmimet do të ishin në nivele të ngjashme me rajonin, konsumi do të përqendrohej në vend dhe do të rritej me 25-30%, duke arritur afër 1 milion ton në vit. Kjo rritje e konsumit, pa dyshim do të kompensonte gati 70-80% uljen e barrës fiskale mbi naftën dhe do të lehtësonte qytetarët dhe ekonominë jo vetëm nga barra direkte, por dhe nga efekti zinxhir që jep shtrenjtimi i karburanteve në çmimet e produkteve të tjera.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media italiane: Brukseli “ngrin” Ramën dhe Vuçiçin
Artikulli tjetër “Le Monde” zbuloi vendndodhjen e 18 mijë ushtarëve në botë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.