KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria propozon “Vlerësimin e Duhur”, mjedisorët: “Problem mbetet ligji”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria propozon “Vlerësimin e Duhur”, mjedisorët: “Problem mbetet ligji”
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Qeveria propozon “Vlerësimin e Duhur”, mjedisorët: “Problem mbetet ligji”

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 11:05 am
3 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektvendim që propozon ndryshime në procedurat e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), duke futur në mënyrë më të detajuar në këtë proces të ashtuquajturin “vlerësim të duhur” për projektet që mund të ndikojnë në zonat e veçanta të ruajtjes.

Sipas argumentimit të qeverisë, synimi është që mbrojtja e biodiversitetit dhe e zonave të veçanta të ruajtjes të integrohet më qartë në procesin e vlerësimit të projekteve.

Ndryshimet lidhen me përafrimin e legjislacionit shqiptar me kërkesat e Direktivës 92/43/KEE të BE-së, e njohur si Direktiva e Habitateve.

“Qëllimi i këtij projektvendimi është integrimi i kërkesave për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zonave të veçanta të ruajtjes në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, nëpërmjet përfshirjes së vlerësimit të duhur, si pjesë e procesit të shqyrtimit të projekteve që mund të kenë ndikim në këto zona”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Por pikërisht mënyra se si ky mekanizëm do të zbatohet në praktikë mbetet një nga çështjet kryesore të ngritura gjatë konsultimit publik.

Sipas relacionit të projektvendimit, autoriteti përgjegjës për menaxhimin e zonave të veçanta të ruajtjes duhet të vlerësojë nëse një projekt zhvillohet brenda këtyre zonave apo mund të ketë ndikim mbi to. Nëse vlerësohet se projekti duhet t’i nënshtrohet Vlerësimit të Duhur, Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të vendosë që ai të kalojë në procedurën e thelluar të VNM-së.

Në këtë mënyrë, projektvendimi synon të krijojë një hallkë të posaçme për projektet që mund të prekin zona me rëndësi për biodiversitetin.

Qendra EDEN, një organizatë mjedisore, e vlerëson pozitivisht këtë lidhje mes identifikimit të nevojës për Vlerësim të Duhur dhe procedurës së thelluar të VNM-së. Megjithatë, organizata kërkon që të sqarohet se këto janë dy procese të dallueshme, me objekt dhe qëllim të ndryshëm, dhe propozon që dokumentacioni të përmbajë raporte të veçanta për secilin vlerësim.

Një nga problemet që evidenton Qendra EDEN është mungesa e kritereve të përcaktuara në draft për shqyrtimin paraprak.

Projektvendimi i jep autoritetit përgjegjës detyrën për të vlerësuar nëse një projekt duhet t’i nënshtrohet Vlerësimit të Duhur, por, sipas EDEN, nuk përcakton metodologjinë apo standardin mbi bazën e të cilit duhet të merret ky vendim.

“Sugjerojmë që të përcaktohet qartë metodologjia dhe kriteret e shqyrtimit paraprak për përcaktimin e nevojës për Vlerësim të Duhur, përfshirë informacionin mbi të cilin mbështetet vlerësimi, lidhjen me objektivat e ruajtjes së zonës, marrjen në konsideratë të ndikimeve individuale dhe kumulative dhe mënyrën e dokumentimit dhe arsyetimit të vendimit përfundimtar”, argumenton Qendra EDEN në komentet e saj për projektvendimin.

Sipas EDEN, kjo është një pikë e rëndësishme, pasi vendimi nëse një projekt do t’i nënshtrohet apo jo Vlerësimit të Duhur mund të përcaktojë edhe nivelin e mëtejshëm të kontrollit mjedisor që do të ketë ai projekt.

Një nga pikëpyetjet më të mëdha të ngritura nga EDEN lidhet me shtrirjen territoriale të projektvendimit.

Shqipëria ende nuk ka një listë zyrtare të miratuar të zonave të propozuara për rrjetin Natura 2000. Për këtë arsye, EDEN paralajmëron për rrezikun e krijimit të një boshllëku në mbrojtjen juridike të zonave potenciale Natura 2000.

Qendra kërkon që projektvendimi të përcaktojë se cilat zona do të konsiderohen “zona të veçanta të ruajtjes” dhe do t’i nënshtrohen Vlerësimit të Duhur gjatë periudhës tranzitore, deri në miratimin formal të listës Natura 2000.

Në komentet e saj, EDEN e ngre këtë si një nga çështjet që duhet të qartësohen para miratimit të projektvendimit. Ajo kërkon gjithashtu informacion mbi statusin aktual të procesit të identifikimit të zonave të veçanta të ruajtjes dhe një afat konkret për përfundimin e elementeve të mbetura të këtij procesi. Përtej mënyrës se si merret vendimi, organizata kërkon që i gjithë procesi të jetë i aksesueshëm për publikun.

EDEN propozon që Raporti i Vlerësimit të Duhur, vlerësimi i autoritetit kompetent dhe përfundimi përkatës të publikohen së bashku me dokumentacionin e VNM-së.

“Problemi nuk është vetëm procedura”

Aleksandër Trajçe, drejtues i organizatës mjedisore PPNEA, thotë për Citizens.al se mënyra e ndjekur nga institucionet nuk tregon një ndryshim të qasjes ndaj konsultimit publik. Sipas tij, procedura vazhdon të trajtohet si një proces formal për të përmbushur kërkesat administrative, në vend që të ketë një angazhim real me palët e interesuara.

“Nuk është se po tregojnë ndonjë reflektim nga mesazhet që populli po jep tashmë prej tre muajsh protestë, ku duan që të dëgjohen, ku duan që gjërat të ndryshojnë, konsultimet mos jenë ‘fake’, po të jenë konsultime të vërteta me angazhim. Pra institucionet të marrin kohën e duhur, të tregojnë interesin e duhur, të tregojnë dedikimin e duhur dhe të kryejnë ato rolet për të cilat në fund të ditës paguhen nga taksat tona”, thekson Trajçe.

Sipas tij, ky diskutim për vlerësimin e ndikimit në mjedis nuk mund të shihet si një çështje e izoluar nga zhvillimet që po ndodhin, sidomos në lidhje me ligjin për zonat e mbrojtura, pasi ato janë shumë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Ai thekson se bëhet fjalë për një ligj kontrovers, pasi lejon zhvillime dhe projekte të infrastrukturës e të turizmit elitar, të cilat duhet t’u nënshtrohen vlerësimeve të ndikimit në mjedis.

“Në njëfarë mënyre tentohet të bëhet një dekorim me përqasjen ndaj standardeve të BE-së, dekorim procedural, jo substancial, që në njëfarë mënyre tregon që nuk po reflektohet që të hiqet dorë nga këto lloj projektesh në zonat e mbrojtura, por përkundrazi, të përdorim të gjitha mjetet që ne kemi në dispozicion, duke i veshur atë vellon e të qenit në rregull me Bashkimin Evropian, për të avancuar me këto lloj projektesh”, argumenton më tej Aleksandër Trajçe.

Në këtë kuptim, Trajçe e sheh avancimin e procedurave të VNM-së dhe Vlerësimit të Duhur si të pamjaftueshëm nëse paralelisht nuk ndryshon edhe kuadri që rregullon zonat e mbrojtura.

“E shohim si shumë të parakohshme të merresh me këtë ligj, ndërkohë që nuk është adresuar zemra e problemit apo ajo që tashmë qartazi del që është thembra e Akilit për për qeverisjen, që është ligji për zonat e mbrojtura”, u shpreh Trajçe.

Trajçe thekson se avancimi me çështjet e VNM-ve janë lëvizje dinake që po ndodhin për t’i pasur gjërat në rregull me BE-në.

“Në situatën ku jemi, qartazi synimi i tyre është për të krijuar kushte edhe më komode që projektet zhvillimore që kanë në plan të ndodhin dhe që shumë prej tyre tashmë kanë dalë edhe publikisht apo qoftë edhe informalisht në zonat e mbrojtura dhe po krijojnë të gjitha kushtet e tjera paralele në përputhje me Bashkimin Evropian, duke mos adresuar problemin kryesor që është kërkesa kryesore e Bashkimit Evropian që ligji për zonat e mbrojtura duhet të ndryshojë”, argumenton Aleksandër Trajçe.

Në dokumentin e saj, Qendra EDEN rekomandon që kuadri nënligjor të plotësohet me një metodologji të detajuar për shqyrtimin paraprak, hartimin, shqyrtimin dhe vendimmarrjen mbi Vlerësimin e Duhur. Qendra kërkon gjithashtu që të qartësohet se cilat zona mbulohen nga kjo procedurë deri në formalizimin e listës Natura 2000.

Ndërsa për PPNEA-në, sfida është më e gjerë: forcimi i një procedure mjedisore nuk mund të zëvendësojë rishikimin e kuadrit ligjor për zonat e mbrojtura.

Debati për projektvendimin vjen në një moment kur ligji për zonat e mbrojtura është në qendër të debatit mes qeverisë dhe organizatave mjedisore dhe ka nxjerrë prej tre muajsh qytetarët në shesh, në protestën e quajtur “Revolucioni Flamingo”.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport

Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Holanda zhvendos 86 ton ar nga Amerika e Veriut, në Londër
Artikulli tjetër Ka nxënës që paguhen deri një mijë dollarë, që të shkojnë në shkollë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Shtator, 2026
Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 3 Shtator, 2026
Duhen rreth 8.4 miliardë euro për t’u përballur me ndryshimet klimatike
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Nesër në Selanik firmoset Korridori Vertikal i gazit/ Shmanget Shqipëria dhe Kosova
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.