KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeverisë i mbetet bonusi i bebeve, në derë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeverisë i mbetet bonusi i bebeve, në derë
AktualeAnalizeSociale

Qeverisë i mbetet bonusi i bebeve, në derë

Përditësimi i fundit: 5 Tetor, 2024 6:33 pm
152 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Politika e qeverisë për të nxitur rënien e lindshmërisë duke shpërndarë bonuse për bebet rezultoi një dështim i madh, deri në pikën që qeverisë po i mbeten paratë në arkë. Bonusi i lindjeve është shpërndarë në një vlerë 6 milionë euro më pak në 8 mujorin e parë të vitit, në raport me planifikimin e bërë nga qeveria.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën Janar- Gusht janë dhënë për bebet 1.2 miliardë lekë apo rreth 12 milionë euro nga 1.8 miliardë lekë të dhëna në të njëjtën periudhë të një viti më pare. Shifra ka arritur në nivel të barabartë me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur nisi kjo iniciativë.

Si faktor kryesor në këtë shifër shpenzimesh ka ndikuar rënia e lindshmërisë, ku sipas të dhënave të INSTAT, numri i lindjeve për tremujorin e parë 2024 shënoi një rënie me 6,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023 dhe në tremujorin e dytë ka rënë me 3.4%, ku janë regjistruar 5269 lindje në total.

Nga ana tjetër, në këtë rënie të pagesave nga buxheti i shtetit për këtë program ka ndikuar edhe iniciativa e cila u miratua vitin e kaluar, ku emigrantëve shqiptarë të cilët sillnin në jetë fëmijë jashtë vendit, iu hoq e drejta për të përfituar këtë shpërblim me argumentin se qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Bonusi i lindjes është vendosur në formën e ndihmës së menjëhershme financiare për prindërit me foshnja të porsalindura që nga viti 2019. Ndihma e dhënë është në masën 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e foshnjës së tretë dhe të foshnjave të tjera në vijim.

Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, masa e përfitimit është masën 80 mijë lekë për secilën foshnjë dhe për prindërit që sjellin në jetë më shumë se dy foshnja të lindura njëherësh masa e përfitimit është 120 mijë lekë për secilën.

Bonusi përfitohet menjëherë pasi prindërit e regjistrojnë të porsalindurin në gjendjen civile për të gjitha familjet që bëhen me fëmijë, pavarësisht statusit social-ekonomik. Përgjatë këtij viti fondi total është parashikuar 2.2 miliardë lekë, ndërsa në 2023-shin, tejkaloi nivelin prej 3.3 miliardë lekësh.

 

Marrë nga Scan TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Linda Rama blen apartament 429 mijë euro dhe tjetër ullishte në Surrel
Artikulli tjetër Inteligjenca Artificiale do të arrijë njerëzimin, në vitin 2029

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.