KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rikthehet transporti publik në Prishtinë, pas më shumë se një jave mungesë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rikthehet transporti publik në Prishtinë, pas më shumë se një jave mungesë
AktualeAnalizeKryesoreRajoniSociale

Rikthehet transporti publik në Prishtinë, pas më shumë se një jave mungesë

Përditësimi i fundit: 3 Dhjetor, 2025 12:56 pm
253 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkurën në mëngjes në Prishtinë, më shumë se një javë pasi i kishin lënë banorët e kryeqytetit të Kosovës pa transport publik, si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes komunës dhe Qeverisë në detyrë.

Trafiku Urban në Prishtinë njoftoi të martën vonë se do ta rifillonte punën dhe autobusët e tij u panë duke qarkulluar nëpër rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së mërkurës Në njoftimin e saj, Trafiku Urban theksoi se po rifillonte shërbimet pasi kishte nisur ndarja e mjeteve nga Ministria e Financave në detyrë dhe pagesa e faturave dhe borxheve nga Komuna e Prishtinës ndaj tij dhe transportuesve privatë.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes”, tha ajo.

Në muajt e fundit, Qeveria në detyrë dhe zyrtarët komunalë kanë shkëmbyer akuza të vazhdueshme ndaj njëri-tjetrit për gjendjen e ndërlikuar me financat në komunë. Transporti publik u rikthye pasi Ministria e Financave në detyrë i ndau të martën 2.7 milionë euro për mallra dhe shërbime për komunën e Prishtinës, disa ditë pasi komuna i miratoi të hyrat vetanake të vitit 2024, në vlerë prej 28 milionë euro.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tha të martën se kjo shumë ishte proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove e projekteve kapitale, “në mënyrë që të kryhet sot me prioritet, sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot”.

Ai i arsyetoi vonesat në ndarjen e të hollave për komunën, pas kritikave të vazhdueshme nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

“Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetanake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së”, tha Murati.

Murati shtoi se “është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen”.

Mosmarrëveshjet me komunës dhe Qeverisë në detyrë detyruan qytetarët e kryeqytetit gjatë gjithë javës së kaluar dhe fillimit të kësaj jave të shikonin për alternativa për të udhëtuar.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova voton më 28 dhjetor/ KQZ ende s’ka para
Artikulli tjetër Kremlini e mohon se, Putini e ka hedhur poshtë planin e paqes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.