KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2025 12:53 pm
208 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

“Ngjarjet që kanë ndodhur brenda një viti, janë shumë. Nga 4 janari i këtij viti dhe deri më 4 nëntor, janë 20 raste me vrasje përdorim tritoli dhe me radhë. Dy ngjarje në muaj, pa përfshirë të sotmen (shënim: i referohet atentatit në Rinas, me një të vrarë dhe një të plagosur). Ky është bilanc lufte. Nuk është bilanci i një vendi të qetë”.

Kështu deklaroi Enkelejd Alibeaj, ish-ministër dhe deputet, ndërsa shtoi se “krimi e ka sfiduar shtetin përfundimisht”, duke sfiduar si kundërpërgjigje të deklaratës së Ministres së Brendshme Albana Koçiu teksa deklaroi se “Shqipëria është një vend i sigurt”.

Shifrat

Beteja e shifrave për ulje të numrit të vrasjeve nga viti në vit dhe qëndrimeve se krimi i organizuar po mbjell terror, ka sjellë edhe reagimin e ekspertëve të sigurisë.

“Numri i vrasjeve vërtetë është ulur nga viti në vit, por është rritur shumë agresiviteti dhe përdorimi i mjeteve luftarake që lenë pasoja”, thotë për Faktoje.al, eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Vrasja në Rinas

Vetëm 50 metra larg “portës hyrëse të Shqipërisë”, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, katër persona të armatosur dhe maskuar vranë Gilmando Danin, i dënuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe plagosën rëndë efektivin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me viktimën.

“Është cenuar siguria kombëtare. Aeroporti është objekt i rëndësisë së veçantë dhe ka praktika ndërkombëtare që në një perimetër prej 300 metrash përqark siguria është mjaft e lartë”, thotë Sota, ndërsa thekson se mënyra e krimit dhe më pas largimi, minimalisht tregojnë paaftësi reaguese nga strukturat e sigurisë.

“Krimi është kryer në mes të ditës, me fluks të lartë lëvizjesh dhe mbi të gjitha pranë stacionimeve policore”, thotë Softa.

Shifrat

Policia e Shtetit tha për Faktoje.al se në nëntë muaj janë shënuar 29 vrasje. Por për muajin tetor dhe deri ditën e djeshme numri i tyre ka shkuar 35.

“Shqipëria është vend i sigurt, ky është përshkrimi që i ka bërë vendit tonë udhërrëfyesi Lonly Planet. Në faqet e mediave më të njohura ndërkombëtare, në çdo përditësim zyrtar përsëritet e njëjta fjali, Shqipëria është vend i sigurt. Mjafton t’i referohemi fakteve dhe shifrave”, tha dje në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ministrja Albana Koçiu.

Kjo deklaratë erdhi vetëm një orë para se në Rinas të ndodhte krimi i rëndë me një të vrarë dhe një të plagosur, ky i fundit pjesë e strukturave policore. “Krimet e rënda, atentate të mirë-organizuara që ndodhi në ambiente të hapura me prani të shumtë qytetarësh, sjellin pasoja të rënda”, thotë Softa, ndërsa shton se përdorimi i lëndëve eksplozive, armëve të gjata (kallshnikovëve) me rrezik të lartë dëmtimesh tregon agresivitet, por edhe siguri nga ekzekutorët.

“Kemi të paktën tre vite që format e atentateve kanë ngjashmëri. Godasin me shpejtësi, largohen nga vendi i ngjarjes dhe djegin automjetet bashkë me armët për të zhdukur çdo gjurmë”, thotë Softa.

Sipas tij, autorët e këtyre krimeve shfaqin agresivitet dhe pavarësisht se klasifikohen si akte terroriste sërish qytetarët e pafajshëm shpesh mbesin viktimë.

Pamundësi apo të “lidhur”?

Ngjarja e Rinasit rishfaqi edhe një herë dyshimet që eksponentë të botës së krimit krijojnë lidhje me strukturat policore. Prania në automjetin e viktimës Dani e efektivit të policisë ishte një tjetër rast që ngre pikëpyetje të shumta për këtë fenomen.

“Autorët e krimeve të rënda, kryesisht në përplasjen mes grupeve kriminale shpesh sigurojnë mbështetjen e policisë, por ka edhe raste që strukturat e rendit gjenden edhe të papërgatitura për të reaguar”, thotë Softa.

Vetëm në Shkodër përgjatë këtij viti janë shënuar nëntë të vrarë, tre prej të cilëve në zona të banuara dhe në prani të shumë qytetarëve.

Përfundimi

Deklarata e ish-ministrit Enkelejd Alibeaj për 20 vrasje me tritol dhe armë konsiderohet pjesërisht e vërtetë duke iu referuar shifrave.

Sikurse pranohet edhe nga ekspertët e çështjeve të sigurisë, mënyra e krimeve me pasojë vrasjen e dy ose më shumë personave dhe plagosjen edhe të qytetarëve të pafajshëm tregon agresivitet dhe një lloj “përsosmërie” të krimit, pasi shumë ngjarje të rënda mbesin ende pa autor.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Ura e Zogut”/ Premtimi i pambajtur i Ramës dhe rreziku për t’u shembur
Artikulli tjetër Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.