KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 9:42 am
203 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë për rritjen e pagës minimale sërish nuk kanë arritur të nxjerrin Shqipërinë nga vendi i fundit në renditjen europiane, sidomos kur bëhet fjalë për fuqinë e saj blerëse. Nuk e ka shpëtuar nga vendi i fundit as rritja artificiale e pagës e konvertuar në euro.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për pagën minimale në Europë për 6 mujorin e parë 2025, ku paga minimale për Shqipërinë është 407 euro. Nga 1 prilli 2023, paga bruto minimale në vend u rrit në 40 mijë lekë, por në atë kohë ajo vlente 376 euro sipas Eurostat. E njëjta pagëk sot i ka kaluar 400 euro, kur konvertohet në monedhën e përbashkët, për shkak të zhvlerësimit të euros në vend, ndonëse për pagamarrësit ajo ka mbetur e pandryshuar.

Edhe pas rivlerësimit, paga minimale në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon. Më e lartë pagesa minimale është në Mal të Zi (670 euro) dhe në Serbi (618 euro). Për Maqedoninë e Veriut të dhënat e Eurostat janë deri në 6 mujorin e dytë 2021, por statistikat kombëtare referojnë se paga minimale bruto është 33.3 mijë denarë, ose 540 euro. Në Bosnjë, paga minimale është 510 euro/muaj.

Eurostat publikon dhe treguesin tjetër, atë të pagës minimale në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS), pra pas përshtatjes së tyre me diferencat e çmimeve midis vendeve. Kjo bëhet duke përdorur të dhënat më të fundit të barazisë së fuqisë blerëse (PPP) të disponueshme, viti referues 2023, për shpenzimet e konsumit final të familjeve. Ky rregullim redukton diferencat midis vendeve, shpjegon Eurostat.

Teksa çmimet në Shqipëri janë ndër më të lartat në rajon, dhe shumë produkte kushtojnë dhe më shtrenjtë se në BE, fuqia blerëse është e ulët, duke e renditur Shqipërinë të fundit në Europë (shih grafikun e Eurostat, më poshtë). Madje paga minimale sipas fuqisë blerëse është dhe më e ulët se e Maqedonisë së Veriut, ndonëse kjo e fundit është me të dhënat e vitit 2021, kur paga ishte 360 euro.

Sipas Eurostat, në janar 2025, paga minimale në vendet e BE-së varionte nga 551 € në muaj në Bullgari deri në 2 638 € në muaj në Luksemburg.

Më 1 janar 2025, 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së kishin një pagë minimale kombëtare. Vendet e BE-së që nuk kishin një pagë minimale kombëtare ishin Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia. Paga minimale mujore ndryshon ndjeshëm midis vendeve të BE-së, nga 551 € në Bullgari deri në 2 638 € në Luksemburg.

Ndër 10 vendet kandidate dhe potencialisht kandidate, 7 kishin një pagë minimale kombëtare (Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia dhe Kosova nuk e kishin të tillë.

Bazuar në nivelin e pagës minimale mujore bruto kombëtare në fuqi më 1 janar 2025, e shprehur në euro (€), vendet e BE-së mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme, si më poshtë:

-Mbi 1 500 € në muaj: Ky grup përfshin Luksemburgun, Irlandën, Holandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Francën. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 1 802 € në Francë deri në 2 638 € në Luksemburg.

– Nga 1 000 € deri në 1 500 € në muaj: Në këtë grup bëjnë pjesë Spanja, Sllovenia, Polonia, Lituania, Portugalia dhe Qipro. Paga minimale kombëtare varionte nga 1 000 € në Qipro deri në 1 323 € në Spanjë (niveli në fuqi më 1 korrik 2024).

– Nën 1 000 € në muaj: Ky grup përfshin Kroacinë, Greqinë, Maltën, Estoninë, Çekinë, Sllovakinë, Rumaninë, Letoninë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Paga minimale kombëtare në këto vende varionte nga 551 € në Bullgari deri në 970 € në Kroaci.

Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara është 1 210 € në muaj.

Norma mesatare vjetore e rritjes midis janarit 2015 dhe janarit 2025 ishte më e larta në Rumani (+14.1%), e ndjekur nga Lituania (+13.2%), Bullgaria (+11.6%) dhe Polonia (+10.3%). Normat më të ulëta të rritjes mesatare vjetore ndër vendet e BE-së u regjistruan në Francë (+2.1%) dhe Maltë (+2.9%).

Shënim: Për vendet që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare (Bullgaria, Çekia, Hungaria, Polonia dhe Rumania), si dhe për vendet kandidate dhe potencialisht kandidate (përveç Malit të Zi), si dhe për Shtetet e Bashkuara, paga minimale është konvertuar në euro (€) duke përdorur kursin e këmbimit në fuqi në fund të dhjetorit 2024.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vota e diasporës, 36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar
Artikulli tjetër “Ideja inovative” e diskutuar në Varshavë për emigracionin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.