KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë kundër “përbindëshit” 32 katësh që do të ndërtohet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë kundër “përbindëshit” 32 katësh që do të ndërtohet
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Të huajt që blejnë shtëpi në Sarandë kundër “përbindëshit” 32 katësh që do të ndërtohet

Përditësimi i fundit: 6 Gusht, 2025 10:47 am
253 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

‘Saranda Tower’, një projekt që përfshin një strukturë me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë dhe 4 kate nëntokë – në zemër të qytetit bregdetar ka ndezur pakënaqësi jo vetëm për banorët por edhe për tk huajt që janë interesuar të blejnë një apartament në Sarandë.

Ndërtesa 32 katëshe do të ngrihet në zemër të qytetit, duke bllokuar pamjen e qindra banorëve dhe turistëve, të cilët nuk do të shohin më detin, por vetëm hijen e godinës. Nisur nga ky fakt, ‘Sarnda Expats’ një grup emigrantësh që jetojnë në ose afër Sarandës, përfshirë ata të cilët mendojnë të zhvendosen në qytetin bregdetar, kanë bërë thirrje për protestë kundër ndërtimit të kësaj kulle. Të huajt shprehen se ndërtesat duhet të jenë deri në 4 kate dhe shprehin nevojën për pemë dhe rtugë të gjera në qytetin bregdetar.

“Nuk e di nëse keni lexuar lajmet, por pritet të ndërtohet një ndërtesë shumë e madhe në qendër të Sarandës. Një ndërtese me 32 kate! Kush do të ishte i interesuar të marrë pjesë në një protestë dhe të mos lejojë më ndërtimin e ndërtesave të mëdha në Sarandë? Të paktën deri në 4 kate! Ne kemi nevojë urgjente për pemë, rrugë të gjera dhe parkingje në vend!” -shprehen të huajt në postim.

Kush qëndron pas kullës 32-katëshe

Vendimi për lejen iu dha në maj 2025, kompanisë “G&P” sh.p.k. Vendimi thotë se është një “kompleks banimi dhe shërbimesh me 9 dhe 32 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, i vendosur në Bashkinë e Sarandës”. Pas saj qëndron një emër i njohur për publikun dhe për prokuroritë: Shefki Karamuça, ish-kryetar i Bashkisë së Vorës dhe figurë e vjetër politike e LSI-së.

Karamuça ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës në vitet 1999-2003 dhe më vonë është rikthyer sërish në pushtet. Në vitin 2015 ai shfaqet përsëri si këshilltar i LSI-së deri në vitin 2019. Befasisht më 25 Gusht të 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares Vorë, Laureta Omeri, Karamuça merr postin e nënkryetarit.

Pas disa ditësh jep dorëheqjen edhe Hekuran Brahimaj dhe Karamuça vetëshpallet kryetar bashkie pa kaluar në Këshillin Bashkiak. Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuça, sapo mori postin, nisi të ndërtojë objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë, objekte këto pa leje. Asakohe emisioni investigativ “Stop” dokumentoi dy raste abuzimi gjatë menaxhimit të pasojave të tërmetit në Vorë, që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Shefki Karamuçës:

-Rasti i pallatit nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar pa qenë i tillë.
-Rasti i gllabërimit të 250 m² truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, i cili kishte të gjithë dokumentacionin ligjor.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zjarr masiv në jug të Francës, humb jetën një grua, digjen 11.000 hektarë tokë
Artikulli tjetër Të ardhurat tatimore nga shitja e pronave u rritën me 26% për 6-mujorin 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.