KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tkurrja e popullsisë rrit ndjeshëm primet e sigurimit, për frymë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Tkurrja e popullsisë rrit ndjeshëm primet e sigurimit, për frymë
FinanceSociale

Tkurrja e popullsisë rrit ndjeshëm primet e sigurimit, për frymë

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 1:38 pm
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ulja e numrit të popullsisë që rezultoi në censin e fundit, mes të tjerash, ka sjellë një rritje të ndjeshme edhe në treguesin e primeve të sigurimit për frymë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 9526 lekë, në rritje me më shumë se 25% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e këtij treguesi është ndikuar në masë më të vogël nga zgjerimi i volumit të tregut të sigurimeve (primet e shkruara bruto u rritën me 9% vitin e kaluar) dhe në masën kryesore nga tkurrja e ndjeshme e numrit të përgjithshëm të popullsisë që tregoi Censi. Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.

Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 18 878 lekëve për vitin e kaluar ose 98% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 32% krahasuar me një vit më parë.

Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 50% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.

Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 85% deri në 97% të primeve të shkruara bruto. Kjo shifër tregon qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.

Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7400 lekë për frymë. E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7100 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7000 lekë për frymë dhe Korça, me pak më shumë se 6500 lekë për frymë.

Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3000 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 31% e mesatares kombëtare dhe më pak se 16% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekësh ose rreth 220 milionë eurosh.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve

Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

Procedohet penalisht Altin Goxhaj/ Policia përpiqet të sqarojë incidentin, në rrugën “Kavajës”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bilo vrau 1, asnjë ditë në burg. Salianji denoncoi 1, 1 vit burgim
Artikulli tjetër Serbët në Zubin Potok protestë për dëmtimin e objekteve fetare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në mbrojtje të Perëndimit
Analize Bota Editorial Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.