KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon Trashi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon Trashi
FokusKomentKryesoreSocialeSporti

U akuzua për shitje ndeshjesh dhe u përjashtua nga Flamurtari, reagon Trashi

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 9:56 am
40 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Atmosfera te Flamurtari është tensionuar maksimalisht pas humbjes së fundit ndaj Bylisit, një ndeshje që ka lënë pasoja të rënda, jo vetëm në renditje, por edhe në marrëdhëniet e brendshme të klubit.

Në qendër të kësaj stuhie është kapiteni i skuadrës vlonjate, Lorenc Trashi, i cili është akuzuar drejtpërdrejt nga administratori i klubit, Sinan Idrizi, për “shitje të ndeshjes”.

Akuza e rëndë e Sinan Idrizit

Githçka ka nisur pas përfundimit të sfidës ndaj Bylisit, ku Flamurtari pësoi një humbje që ka irrituar drejtuesit. Mësohet se administratori Sinan Idrizi, i njohur për reagimet e tij impulsive dhe kërkuese, ka drejtuar gishtin nga kapiteni Trashi, duke e akuzuar atë hapur se nuk ka luajtur pastër. Në fokus të akuzave janë momentet e fundit të ndeshjes. Lorenc Trashi, një lojtar me përvojë, u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në fundin e takimit. Situata precipitoi në minutën e 90-të, kur Trashi mori kartonin e dytë të verdhë, duke u ndëshkuar me të kuq, dhe njëkohësisht shkaktoi një penallti në favor të Bylisit, e cila rezultoi vendimtare. Për Idrizin, kjo sekuencë ngjarjesh nuk ka qenë thjesht një gabim sportiv, por një veprim i qëllimshëm.

Reagimi i Lorenc Trashit

Në një situatë ku heshtja po rëndon, Top Channel ka kontaktuar ekskluzivisht me kapitenin e Flamurtarit, Lorenc Trashi, për të marrë versionin e tij mbi këto akuza të rënda që cenojnë integritetin e tij si futbollist dhe si njeri. Trashi, i cili njihet për qetësinë e tij, ka zgjedhur të jetë i matur, duke konfirmuar tensionin, por duke refuzuar të hyjë në detaje për momentin.

“Për momentin, nuk do të komentoj më gjatë,” u shpreh Trashi ekskluzivisht për Top Channel. “Po pres të marr përjashtimin apo shkarkimin me dokument zyrtar nga ana e klubit.”

Kapiteni vlonjat bëri të qartë se prioriteti i tij tani është mbyllja zyrtare e marrëdhënies me Flamurtarin, përpara se të ndërmarrë hapa të tjerë.

“Dua të ndaj rrugët zyrtarisht me klubin dhe më pas do të vijoj me hapat e tjerë juridikë,” vijoi ai.

Beteja do të zhvendoset në Gjykatë

Trashi paralajmëroi se akuzat e Sinan Idrizit nuk do të kalojnë në heshtje dhe se ai do të mbrojë emrin e tij në rrugë ligjore.

“Çështja do të shkojë në gjyq për akuzat e ngritura ndaj meje. Për këtë arsye, nuk do të komentoj më tej në këtë fazë. Versionin tim të plotë dhe rrëfimin për atë çka ka ndodhur realisht do ta bëj publik në një moment të dytë, kur gjithçka të jetë zyrtarizuar,” përfundoi Lorenc Trashi.

Kjo deklaratë tregon se një tjetër betejë, këtë herë jashtë fushës së blertë, sapo ka nisur. Marrdhënia mes kapitenit dhe klubit duket e pakthyeshme, dhe tani mbetet për t’u parë se si do të procedojë klubi me dokumentacionin dhe çfarë do të zbulohet në rrëfimin e plotë që Trashi ka premtuar për publikun.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese

“Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez

Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot

Hapet tenderi 1.4 milionë euro, a është paracaktuar fituesi (firma ‘Fusha’) që do mirëmbajë sheshin “Skëndërbej”?!

Dështon turpshëm protesta për çmimin e karburanteve, nuk paraqitet asnjë qytetar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore
Artikulli tjetër Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ryanair dhe Wizz përplasen fort në korridorin Tiranë-Milano
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 24 Mars, 2026
Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 24 Mars, 2026
Përplasja e Ramës me drejtësinë shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Mars, 2026
336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 24 Mars, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.