Ujësjellës Kanalizime Durrës ka tentuar që të mbulojë derdhjen e ujërave të zeza në Gjirin e Lalëzit, duke i quajtur ato përzjerje të baltës dhe dhe llumit me baticën dhe zbaticën. Por një detaj ka përgenjeshtruar reagimin e UKD-së për masakrën mjedisore që u raportua ditën e djeshme nga mediat.
Në postimin e tyre ku kanë shpjeguar dukurinë e baticës dhe zbaticës në det, UKD e ka shoqëruar me foto që sipas tyre janë të djeshmet nga impianti në Hamallaj. Por siç shihet nga pamjet e mëposhtme, duket qartasi që fotot janë të disa muajve më para, saktësisht në dimër. Kjo pasi tekniku i UKD në foto, shihet i veshur me golf dhe rroba dimri, ndërkohë që pemët janë të zhveshura nga gjethet.
Pas publikimit të reagimit zyrtar, vetem disa orë më pas, UKD e ka ndryshuar postimin, duke fshirë fotot nga dimri dhe duke lënë disa foto te tjera. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë shpjegim për arsyet pse ujërat e zeza janë derdhur në një nga zonat më të frekuentuara nga pushuesit në Gjirin e Lalëzit
Çfarë ndodhi dje?
Një masakër mjedisore ndodhi dje në afërsi të Gjirit të Lalzit, ku pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan derdhjen e ujërave të zeza në det. Ky veprim erdhi në pikun e sezonit turistik, ku qindra pushues zgjedhin bregdetin e Adriatikut për të kaluar pushimet.
Siç shihet edhe nga pamjet, ujërat e zeza shkarkohen në det përmes një kanali relativisht të gjatë. Kjo bëri të mundur ndotjen e bregut dhe përhapjen e saj disa metra më tej.
Marrë nga Dosja,al