KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: UNICEF: Një ndër tetë vajza, përdhunohet ose abuzohet para moshës 18 vjeçare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > UNICEF: Një ndër tetë vajza, përdhunohet ose abuzohet para moshës 18 vjeçare
AnalizeKryesoreOpinionSociale

UNICEF: Një ndër tetë vajza, përdhunohet ose abuzohet para moshës 18 vjeçare

Përditësimi i fundit: 10 Tetor, 2024 7:08 pm
125 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra, ose një ndër tetë në mbarë botën, kanë përjetuar përdhunim, ose abuzim seksual para moshës 18 vjeç, tha të mërkurën UNICEF, Agjencia e OKB-së për Fëmijët.

Kjo shifër arrin në 650 milionë, ose një ndër pesë, nëse llogariten format “pa kontakt direkt” të dhunës seksuale, si abuzimi në internet ose ai verbal, njofton UNICEF-i në sondazhin e parë global të këtij lloji.

Sipas raportit, ndërsa vajzat dhe gratë janë më të prekurat, 240 milionë deri në 310 milionë djem dhe burra, ose rreth 1 ndër 11, kanë përjetuar përdhunim ose sulm seksual gjatë fëmijërisë.

“Shkalla e kësaj shkeljeje të të drejtave të njeriut është e jashtëzakonshme dhe ka qenë e vështirë që të vlerësohet plotësisht për shkak të stigmës, sfidave të dokumentimit të rasteve dhe investimeve të kufizuara në mbledhjen e të dhënave,” tha UNICEF-i në prezantimin e raportit.

Publikimi i tij vjen në prag të një konference globale për t’i dhënë fund dhunës kundër fëmijëve që do të mbahet në Kolumbi muajin e ardhshëm.

UNICEF tha se përfundimet e raportit nxjerrin në pah nevojën urgjente për një veprim të intensifikuar global, përfshirë forcimin e ligjeve dhe ndihmën ndaj fëmijëve në mënyrë që ata të njohin dhe raportojnë dhunën seksuale.

UNICEF thotë se dhuna seksuale i kapërcen kufijtë gjeografikë, kulturorë dhe ekonomikë, por shton se Afrika Nën-Sahariane ka numrin më të madh të viktimave, me 79 milionë vajza dhe gra të prekura, ose 22%.

Azia Lindore dhe ajo Juglindore pasojnë me 75 milionë, ose 8%. Në të dhënat për gratë dhe vajzat, UNICEF vlerësoi se 73 milionë, ose 9%, ishin të prekura në Azinë Qendrore dhe Jugore; 68 milionë, ose 14%, në Evropë dhe Amerikën e Veriut; 45 milionë, ose 18%, në Amerikën Latine dhe Karaibe, dhe 29 milionë, ose 15%, në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. Rajoni i Oqeanisë, me 6 milionë, kishte numrin më të madh të prekur nga përqindja, me 34%.

Rrezikshmëria më e lartë, me 1 ndër 4 vajza ose gra të prekura, ishte në “mjedise të brishta”, përfshirë ato me institucione të dobëta, ku janë të vendosura forca paqeruajtëse të OKB-së ose me një numër të madh refugjatësh, sipas raportit.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it Catherine Russell e quajti dhunën seksuale ndaj fëmijëve “një njollë në ndërgjegjen tonë morale”.

“Shkakton trauma të thella dhe të qëndrueshme, shpesh kryhet nga dikush të cilin fëmija e njeh dhe e beson, në vende ku duhet të ndihet i sigurt“, tha zonja Russell.

UNICEF-i tha se rastet më të shumta të dhunës seksuale mes moshave të mitura, ndodhin gjatë adoleshencës, veçanërisht midis moshës 14 dhe 17 vjeç, dhe ata që e vuajnë atë ekspozohen janë më të prirur të preken nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, abuzimi me alkool dhe drogë dhe probleme të shëndetit mendor.

“Pasojat amplifikohen kur fëmijët nuk e tregojnë menjëherë përvojën e tyre … ose e mbajnë plotësisht të fshehtë abuzimin,” thotë raporti.

UNICEF-i thotë se rritja e investimeve në mbledhjen e të dhënave është e nevojshme për të përcaktuar shkallën e plotë të problemit, duke pasur parasysh mangësitë e vazhdueshme të të dhënave, veçanërisht për djemtë.

UNICEF-i tha se i ka bazuar vlerësimet për përvojat e vajzave dhe grave në sondazhet kombëtare të kryera në periudhën 2010 – 2022 në 120 vende dhe rajone. Ndërsa vlerësimet për djemtë dhe burrat janë bazuar në një gamë më të gjerë burimesh për të dhënat dhe tek disa metoda indirekte.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protesta në ditën e 114-të/ Thirrje për grumbullim para Kuvendit, për anullimin e Paketës së Maleve

Presidenti amerikan hap “Trump TV”, pas bojkotit të rrjeteve amerikane

Taulant Xhaka shpërthen në mbrojtje të Granitit dhe u jep një leksion mediave zvicerane

Ditë vendimtare për të ardhmen e Granit Xhakës

Putini fitoi zgjedhjet, ku nuk u lejuan kundërshtarët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Flota fantazmë” ruse që vazhdon të shesë naftë
Artikulli tjetër 38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’, raportohet për të paktën dhjetë viktima në Florida

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

AfD pas zgjedhjeve gjermane/ Shumë vota, pak pushtet
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
Analize Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 22 Shtator, 2026
Çfarë parasheh nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Shtator, 2026
Inflacioni i lartë ua vështirëson jetën iranianëve
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.