KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’, raportohet për të paktën dhjetë viktima në Florida
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > 38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’, raportohet për të paktën dhjetë viktima në Florida
Bota

38 tornado pasuan uraganin ‘Milton’, raportohet për të paktën dhjetë viktima në Florida

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2024 6:40 am
116 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Uragani ‘Milton’ goditi Floridën, duke lënë pas disa të vdekur dhe shumë dëme materiale. Sipas njoftimeve më të fundit në media dhe nga të dhënat e rrjetit PowerOutage.us, vazhdonin të ishin të enjten pa energji mbi 3 milionë shtëpi dhe janë raportuar të paktën dhjetë viktima.

Përmbytjet më të rrezikshme duket se kanë ndodhur në Qarkun Sarasota, ku niveli i ujit arriti në deri 3 metra.

Sipas guvernatorit DeSantis, deri të enjten pasdite ishin shpëtuar nga ekipet e emergjencave 340 persona dhe 49 kafshë shtëpiake.

Megjithatë, sipas drejtores së agjencisë federale të emergjencave, FEMA, uragani Milton nuk rezultoi, aq shkatërrimtar nga ç’pritej.

“Nuk patëm pasojat ekstreme të skenarit më të keq të mundshëm, por të cilin ishim përgatitur, por ka ende shumë persona që janë ndikuar”, tha drejtorja Deanne Criswell.

Ajo shtoi se pati 38 tornado që pasuan uraganin dhe që shkaktuan dëme domethënëse.

Stuhia e rrezikshme goditi me fuqinë e një uragani të kategorisë 3. ‘Milton’ ishte uragani i dytë i fuqishëm në dy javë që godet shtetin juglindor amerikan.

Pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët, tregojnë fuqinë e uraganit ‘Milton’.

Stuhia goditi bregun perëndimor të Floridës pranë qytetit të Sarasotës mbrëmjen e së mërkurës, duke shkaktuar erëra të forta, me një shpejtësi prej 205 kilometrash në orë.

Para se të mbërrinte në tokë, uragani Milton’ shkaktoi të paktën 24 tornado. Autoritetet thonë se disa njerëz vdiqën si pasojë e tornadove të cilat shkatërruan më shumë se 100 shtëpi, duke përfshirë atë të banorit të qytetit Fort Majërs, Connor Ferin.

“E gjitha kjo ndodhi shumë shpejt. Dritaret u thyen. Isha këtu kur ndodhi. Macja ishte mbi tavolinë. Mora dy qentë dhe u futa me shpejtësi poshtë shtratit. Ndoshta zgjati një minutë. Ndoshta më pak”, thotë ai.

Autoritetet thonë se më shumë se 3.2 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike.

Erërat e fuqishme dëmtuan çatinë e stadiumit Tropicana, të ekipit të njohur të bejsbollit ‘Tampa Bay Rays’. Gjatë uraganit stadiumi po përdorej si qendër strehimi për ekipet urgjente.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

A është NATO gati për luftë? Ukraina thotë ‘jo’

Parlamenti Europian i heq imunitetin eurodeputetes greke Afroditi Latinopoulou

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm UNICEF: Një ndër tetë vajza, përdhunohet ose abuzohet para moshës 18 vjeçare
Artikulli tjetër Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.