KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vuçiç ndez me ‘urdhër’ atmosferën para duelit Shqipëri–Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vuçiç ndez me ‘urdhër’ atmosferën para duelit Shqipëri–Serbi
AktualeKomentRajoniSocialeSporti

Vuçiç ndez me ‘urdhër’ atmosferën para duelit Shqipëri–Serbi

Përditësimi i fundit: 20 Maj, 2025 9:06 am
295 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vetëm pak ditë pasi shtrëngoi duart me liderët europianë dhe u prit në mënyrë ceremoniale në Tiranë nga Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të zbresë nga tavolina diplomatike në një skenë shumë më të njohur për retorikën e tij: tubimet e brendshme politike.

Në një miting të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç jo vetëm që falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojkoviç, për prezencën e tij në aktivitet, por e shfrytëzoi momentin për të dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe aspak të koduar:

“Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”

Deklarata, që u shoqërua me duartrokitje nga salla, kishte më shumë ngjashmëri me një urdhër ushtarak sesa me një urim sportiv. Në sfond, Stojkoviç, i qetë dhe me një çamçakëz në gojë, buzëqeshte, ndërsa kamerat qëndronin të fokusuara mbi të. Ndoshta i mësuar tashmë me përzierjen e futbollit me politikën, ose ndoshta thjesht duke e pranuar me indiferencë peshën e “mesazhit të padiskutueshëm”.

Kjo ngjarje vjen në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor, një përballje që historikisht ka qenë më shumë sesa një ndeshje futbolli. Rivaliteti mes dy vendeve, i ushqyer nga kujtesa kolektive dhe tensionet e së kaluarës, e bën çdo kontakt në fushë të mbingarkuar emocionalisht dhe çdo deklaratë të tillë, një gur tjetër mbi murin e ndarjes.

Kontrasti është i thellë. Nga njëra anë, Vuçiç i samitit në Tiranë, i qetë, i matur, i rrethuar nga liderë europianë. Nga ana tjetër, Vuçiç i tribunave në Beograd, i drejtpërdrejtë, kërkues dhe me një retorikë që e rikthen sportin në fushëbetejë për simbole dhe krenari kombëtare.

A është kjo thjesht një shfaqje politike për audiencën e brendshme? Apo një sinjal i qartë që, përtej protokolleve ndërkombëtare, loja reale zhvillohet në arenën e ndjenjave dhe identiteteve?

Një gjë është e sigurt: më 7 qershor, topi do të rrokulliset në fushën e Tiranës, por për shumëkënd, loja e vërtetë ka nisur tashmë dhe ajo luhet jashtë vijave të bardha.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Denoncim: Celibashi akreditoi si vëzhgues të pavarur 214 patronazhistë
Artikulli tjetër Përfundon numërimi i votave preferenciale të diasporës në 11 qarqe, vijon ende Elbasani

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Saksonët
Analize Bota Opinion Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.