KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbrazja e vendit/ Një qytet sa Kavaja iku nga Shqipëria, vetëm gjatë 2025-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zbrazja e vendit/ Një qytet sa Kavaja iku nga Shqipëria, vetëm gjatë 2025-ës
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Zbrazja e vendit/ Një qytet sa Kavaja iku nga Shqipëria, vetëm gjatë 2025-ës

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 11:14 am
189 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria vijon të humbasë popullsi, ndërsa emigracioni mbetet faktori kryesor që po e thellon tkurrjen demografike të vendit.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2026 rezultoi 2.335.930 banorë, me një rënie prej 1,16 për qind krahasuar me 1 janar 2025.

Tkurrja e popullsisë gjatë vitit 2025 është ndikuar nga dy komponentë kryesorë demografikë. Shtesa natyrore ka qenë pozitive, me 1.147 lindje më shumë se vdekje, por ky bilanc është zbehur plotësisht nga migracioni neto, i cili ka mbetur negativ në nivelin 28.531 persona.

Kjo do të thotë se vetëm gjatë vitit 2025 nga Shqipëria është larguar neto një popullsi e krahasueshme me një qytet sa Kavaja.

Të dhënat tregojnë se vendi nuk po humbet popullsi për shkak të bilancit natyror, pasi lindjet vijojnë të jenë më të larta se vdekjet, por për shkak të largimit të qytetarëve jashtë vendit. Migracioni neto negativ ka qenë disa herë më i lartë se shtesa natyrore pozitive, duke e çuar popullsinë në rënie të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, treguesit demografikë dëshmojnë edhe plakjen e mëtejshme të popullsisë. Mosha mediane është rritur nga 44,3 vjeç më 1 janar 2025 në 45 vjeç më 1 janar 2026.

Raporti i varësisë së të moshuarve është rritur gjithashtu, nga 33,3 për qind në 35,7 për qind, ndërsa raporti i varësisë së përgjithshme është rritur nga 57,1 për qind në 59,4 për qind. Kjo tregon se pesha e popullsisë joaktive mbi atë në moshë pune po bëhet më e rëndë.

Për vitin 2025, në Shqipëri janë regjistruar 22.541 lindje dhe 21.394 vdekje. Raporti gjinor në lindje ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me vitin paraardhës, me 107,9 meshkuj për 100 femra.

Në nivel qarqesh, vetëm Tirana ka shënuar rritje të popullsisë krahasuar me një vit më parë, me 0,7 për qind. Të gjitha qarqet e tjera kanë pësuar rënie.

Uljet më të mëdha janë regjistruar në Kukës, me 2,59 për qind, dhe në Shkodër, me 2,56 për qind.

Tirana vijon të përqendrojë pjesën më të madhe të popullsisë së vendit. Më 1 janar 2026, qarku i Tiranës zinte rreth 32,8 për qind të popullsisë gjithsej, duke mbetur qarku më i populluar në Shqipëri.

Pas Tiranës renditen Fieri, Elbasani dhe Durrësi, me përkatësisht 9,7 për qind, 9,5 për qind dhe 9,4 për qind të popullsisë së vendit.

Të dhënat e reja konfirmojnë se Shqipëria po përballet njëkohësisht me dy procese të forta demografike: largimin e vazhdueshëm të popullsisë dhe plakjen e saj.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fotografia e autobusëve grekë për protestën e 1 qershorit është gjeneruar me AI
Artikulli tjetër Nuk ndalen telashet e aeroportit të Vlorës, gjermanët braktisin menaxhimin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.