KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Champions/ Liverpooli thyen Realin, Bayerni mund PSG, Juvja ndalet ndaj Sportingut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Champions/ Liverpooli thyen Realin, Bayerni mund PSG, Juvja ndalet ndaj Sportingut
AktualeAnalizeSporti

Champions/ Liverpooli thyen Realin, Bayerni mund PSG, Juvja ndalet ndaj Sportingut

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 2:01 pm
344 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Emocione, gola dhe surpriza kanë karakterizuar mbrëmjen e djeshme në Champions League, ku “Anfield” u bë skena e një fitoreje të madhe për Liverpool-in ndaj Real Madridit. “Të kuqtë” triumfuan minimalisht 1-0 në një përballje të zjarrtë, që u zhbllokua vetëm në minutën e 60-të.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse rastet dhe tensioni nuk munguan. Në pjesën e dytë, “Anfield” shpërtheu. Dominik Szoboszlai harkoi saktë nga goditja e dënimit, dhe Alexis Mac Allister mposhti Courtois për golin e vetëm të sfidës. Portieri belg ishte ndër më të mirët për Realin, duke shpëtuar disa raste të pastra, por nuk mundi të ndalonte gjuajtjen e argjentinasit, i cili, ironikisht, mbetet një nga objektivat e merkatos së verës për madrilenët.

Bayern Munich vijon marshimin perfekt këtë sezon, duke regjistruar fitoren e 16-të radhazi. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 1-2 në “Parc des Princes” ndaj PSG-së, kampiones në fuqi të Europës. Luis Diaz ishte protagonist absolut me dopietën e tij në minutat 3’ dhe 32’, ndonëse u ndëshkua me karton të kuq në shtesë. Për vendasit, Joao Neves ngushtoi diferencën në minutën e 73-të me një gol të bukur akrobatik, por pa mundur të ndryshojë fatin e ndeshjes. Bayern kryeson grupin me 12 pikë të plota në 4 ndeshje, po aq sa edhe Arsenali, dhe konfirmohet si favoriti kryesor për trofeun e Champions League këtë sezon.

Në Torino, debutimi i Luciano Spallettit në stolin e Juventusit nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Sporting Lisbon. Portughezët shënuan të parët me Maximiliano Araujo në minutën e 12-të, ndërsa Dusan Vlahovic barazoi pas një asisti të Thuram në minutën e 34-të. Në minutat e fundit u aktivizua edhe Edon Zhegrova, por pa ndikim në rezultat.

Tottenham konfirmoi formën e shkëlqyer me një fitore bindëse 4-0 ndaj Copenhagen. Brennan Johnson zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të, më pas shënuan Odobert (51’), Micky van de Ven (64’) dhe Joao Palhinha (67’) për një mbrëmje perfekte në Londër.

Në takimet e tjera të mbrëmjes:

Atletico Madrid – Royale Union SG 2-1: Alvarez dhe Gallagher shënuan për vendasit, ndërsa Sykes ngushtoi diferencën për belgët në minutën e 80-të.

Bodo/Glimt – Monaco 0-1: Balogun realizoi golin e fitores në fund të pjesës së parë.

Olympiacos – PSV 1-1: përballje e ekuilibruar që u mbyll pa fitues.

 

Marrë nga Koha Jonë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

DW jehonë protestës në Tiranë

Zjarret në vend/ 12 vatra ende aktive

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona

Champions/ Spektakël në natën e parë

Shpërthim i fuqishëm në një karburant në zonën e Brrylit, plagosen punonjësit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lejuan ndërtimin e rezidencave pa leje në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
Artikulli tjetër E rëndë në Kosovë, masakrohet me thikë diplomati i Bashkimit Europian

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Arben Ahmetaj paralajmëron: 2 muajt e ardhshëm shqiptarët do shohin çudira
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 9 Shtator, 2026
Një orë seancë mes vezëve dhe përplasjeve të forta jashtë Parlamentit/ Protestuesit bllokojnë rrugët, policia i arreston
Fokus Kryesore Politike Sociale 9 Shtator, 2026
Britanikët vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë
Analize Bota Koment Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.