KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 130 mijë banorë të Valencias kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të rajonit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > 130 mijë banorë të Valencias kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të rajonit
AktualeBotaSociale

130 mijë banorë të Valencias kërkojnë dorëheqjen e guvernatorit të rajonit

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2024 11:04 pm
165 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Me thirrjet “vrasës” dhe “ne të njollosur me baltë, ju të njollosur me gjak,” 130 mijë persona (sipas të dhënave të qeverisë) dolën në shesh në qendër të Valencias për të kërkuar që Carlos Mazón, guvernatori i Rajonit, të japë dorëheqjen si përgjigje ndaj asaj që po konsiderohet si faj i rëndë i administratës vendore në menaxhimin e stuhisë Dana që më 29 tetor goditi pjesën jugperëndimore të Spanjës.

Ndërsa bilanci i viktimave vazhdon të rëndohet, me 223 të vdekur (prej të cilëve 215 në zonën e Valencias) dhe 78 ende të zhdukur, protestuesit iu përgjigjën masivisht thirrjes së rreth njëzet shoqatave civile dhe sindikale që u caktuan në orën 18 përpara bashkisë së Valencias (duke i thirrur me një poster ku Mazón shihej me kokë poshtë) për “të denoncuar mosveprimin e qeverisë vendore” përballë emergjencës së shkaktuar nga Dana dhe për të kërkuar dorëheqjen e guvernatorit rajonal.

Tubimi po zhvillohet në mënyrë paqësore, edhe pse disa persona kanë hedhur tymues në drejtim të derës së bashkisë, ku ishin vendosur policë që reaguan duke i larguar protestuesit në një moment tensioni. Ndërkohë në rrjetet sociale spanjolle hashtagët #MazonAPrision (Mazón në burg) dhe #MazonDimissió (Mazón dorëheqje) janë trending topic me dhjetëra video të manifestimit të madh që shpërndahen.

Një tubim në të njëjtën orë është mbajtur edhe në Puerta del Sol në Madrid dhe po ashtu protesta të tjera në Alicante dhe Elche.

Në përgjigje të pjesëmarrjes së lartë në tubimin e Valencias, Partia Popullore (parti e qendrës së djathtë ku bën pjesë guvernatori) ka ndërhyrë duke akuzuar protestuesit se janë “të politizuar” dhe të nxitur nga grupet katalanase të “Països Catalans”.

Midis protestuesve ka nga ata që thërrasin “populli po vdes, Mazón po ha,” pasi për të rënduar më tej pozicionin e guvernatorit, të akuzuar për nënvlerësimin e ashpërsisë së emergjencës klimatike dhe për mosaktivizimin e një përgjigjeje të duhur në kohë, El País publikoi dje një raport sipas të cilit Mazón-i popullor, ditën e përmbytjes, mbërriti me dy orë vonesë në mbledhjen e qendrës së koordinimit të emergjencave Cecopi, që ai drejton, duke qëndruar për drekë deri vonë me një gazetare, të cilës i kishte ofruar drejtimin e televizionit lokal A Punt. Sipas gazetës spanjolle, Mazón qëndroi deri pas orës 18 në restorantin El Ventorro, në qendër të Valencias. Në orën 17 të po asaj dite ishte thirrur një mbledhje e qendrës së emergjencave. Në atë mbledhje Mazón thuhet se mbërriti pothuajse dy orë pas fillimit, zbuloi radio Cadena Ser.

 

Marrë nga La Repubblica

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Vukovarin

Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë

Korrupsioni u shtua, thonë 6 në 10 shqiptarë

Gjykata Kushtetuese kalon në senacë plenare tre ankime kundër akteve të qeverisë

Dy gazetarë në konkurencë, publikojnë nga një libër për “McGonigal”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pesë vjet pas tërmetit, Durrësi ende në kërkim të një memoriali kujtese
Artikulli tjetër Donald Trump fitoi 500 milionë dollarë me një postim në rrjetin e tij social

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 26 Nëntor, 2026
Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës
Aktuale Analize Bota Finance Politike 26 Nëntor, 2026
PD çon reformën territoriale në Kushtetuese
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Politike 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.