KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Marine Le Pen po e fut Francën dhe Evropën në rrugë të panjohura!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Marine Le Pen po e fut Francën dhe Evropën në rrugë të panjohura!
AnalizeBotaOpinionPolitike

Marine Le Pen po e fut Francën dhe Evropën në rrugë të panjohura!

Përditësimi i fundit: 7 Dhjetor, 2024 12:31 pm
121 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Franca po bën një punë shumë më të mirë në mbrojtje të monumenteve të saj, sesa për funksionimin e demokracisë. Edhe pse katedralja Notre Dame po ringrihet nga hiri, si një simbol i unitetit në kohëra të vështirë, ekonomia nr.2 e Evropës po përballet me një paqëndrueshmëri të paprecedentë pas bashkimit të udhëheqës së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me të majtën për të rrëzuar qeverinë e Michel Barnier dhe për të refuzuar buxhetin e tij.

Në një kohë kur i gjithë rajoni është i pambrojtur ndaj kërcënimeve të Donald Trump në fushën e tregtisë dhe të makinerisë luftarake të Vladimir Putinit, ky është një udhëtim drejt të panjohurës, që Perëndimit nuk i nevojitet aspak. Kaosi parlamentar, po nxjerr në pah rrënojat e peizazhit politik të Francës pas goditjeve të njëpasnjëshme të pandemisë dhe inflacionit, dhe mbarimit të ecurisë të mirë të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Plani i Barnier për të ulur deficitin francez me 60 miliardë euro, përmes disa masave shtërnguese nuk do të ishte kurrë më i pëlqyeshëm për turmën. Megjithatë është tronditëse kur sheh se sa lehtë u mor peng ai nga politikanë që janë më të interesuar për zgjedhjet presidenciale të 2027-ës se sa për matematikën buxhetore.

Duke vendosur “vija të kuqe”, duke kërkuar më shumë masa kundër shtrëngimit dhe duke rrëzuar qeverinë  Barnier pas vetëm 89 ditësh, Le Pen ka kryer një grusht shteti simbolik mbi elitat në pushtet, por pa ofruar ndonjë përgjigje të vërtetë mbi rënien e thellë demografike dhe produktivitetin.

Vija e kuqe të së djathtës ekstreme, do t’ia lidhin duart presidentin të vendit Emmanuel Macron, teksa do të përpiqet të mbushë boshllëkun me një kryeministër të ri, dhe të rifillojë udhëtimin e mundimshëm drejt miratimit një buxheti funksional.

Parlamenti i Francës është futur në një ngërç duke mos pasur as edhe një shumicë minimale, gjë që reflekton një shoqëri gjithnjë e më të polarizuar. Për më tepër zgjedhjet e reja, nuk janë të mundshme të paktën deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Dhe ndërsa në mënyrë ideale do të kishte përparësi interesi kombëtar, me 350 miliardë euro borxhe dhe 40 miliardë euro pagesa interesi që do të paguhen vitin e ardhshëm, perspektiva joshëse e pushtetit ndaj një sistemi ku fituesi merr gjithçka, do t’i bëjë politikanët të mbeten në kërkim të fitoreve të lehta, por me rreziqe të mëdha.

Nëse kriza e re ku sapo është futur vendi do të shkaktojë shkakton zemërim apo trazira më të mëdha sociale, atëherë do të jetë në rrezik edhe vetë posti i Macron. Tregjet financiare po e përballojnë për momentin kaosin që ka shkaktuar ky zhvillim. Dhe kjo është normale, sepse kjo që ndodh nuk është ende një krizë si ajo në Greqi apo Itali.

Institucionet e Republikës së Pestë, ofrojnë shumë mënyra për të ruajtur funksionimin e shtetit në raste emergjence, që të gjitha të ndihmuara nga mbështetja e Bashkimit Evropian dhe euros. Gjë që ngjan jo pak ironike, duke pasur parasysh fushatën e dështuar të Le Pen-it për “Frexit”, pra të ta larguar vendin nga eurozona.

Pastaj po ndikon edhe efekti “Notre Dame”: pasuria kombëtare e Francës me vlerë mbi 680 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto, është një kundërpeshë garantuese afatgjatë ndaj grumbullit aktual të borxhit dhe paqëndrueshmërisë politike.

Megjithatë, kombinimi i rritjes së kostove të nënkuptuara të huamarrjes në treg dhe miratimi i shpejtë i shpenzimeve qeveritare muaj pas muaji, është shumë problematik. Sepse mund të sjellë shtrëngime fiskale për një kohë të pacaktuar, siç e thekson Bloomberg Economics.

Kjo qasje do ta dëmtonte seriozisht ekonominë franceze, pa i siguruar investitorët e shqetësuar mbi trajektoren që do të ndiqte borxhi në terma afatgjatë. Ekziston një rrezik i madh që një proces i ngadaltë degradimi të depërtojë thellë në institucione dhe shoqëri.

Është e vështirë të imagjinohet që një Francë etatiste, pra ku shteti ka një rol shumë të gjerë, mund të lëvizë me shpejtësi në të gjitha drejtimet që kërkohen. Fitorja e dukshme e Marine Le Pen në emër të fuqisë blerëse franceze, rrezikon të jetë një Triumf si i Pirros, pra me shumë dëme anësore.

Dhe si një nga zërat më kryesorë gjeopolitikë të Evropës dhe fuqia e vetme bërthamore e BE-së, ndikimi i zbehtë i Francës është sa i dukshëm aq edhe në kohën më të keqe të mundshme. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe perspektiva e një marrëveshjeje paqeje me Putinin mbi kokat e ukrainasve, kanë nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të aftë për të mbrojtur veten. Vetë koalicioni qeveritar në Gjermani po shpërbëhet, megjithëse ka më shumë optimizëm për atë që do të vijë më pas sesa në Francë.

Britania e Madhe, e cila duket sot shumë më e qëndrueshme sesa gjatë kohës së Brexit-it, është gati të vendoset nën një presion të madh për të zgjedhur midis Evropës apo të mbetur një ishull në det të hapur, siç u shpreh dikur Winston Churchill. Nëse Macron nuk do të mundet ta bashkojë Francën dhe t’i përqendrojë energjitë e vendit në ndreqjen e problemeve të brendshme, rihapja e lavdishme e katredrales Notre Dame, mund të jetë gjithçka që do të mbetet nga trashëgimia e tij.

 

Marrë nga Bloomberg

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 10 ngjarje që mund të tronditin njerëzimin në vitin 2025!
Artikulli tjetër Farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.