KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sondazhi i Institutit Republikan Amerikanr: 76% e shqiptarëve vlerësojnë SPAK-un
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sondazhi i Institutit Republikan Amerikanr: 76% e shqiptarëve vlerësojnë SPAK-un
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinion

Sondazhi i Institutit Republikan Amerikanr: 76% e shqiptarëve vlerësojnë SPAK-un

Përditësimi i fundit: 15 Janar, 2025 9:03 am
79 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një sondazh i publikuar i opinionit publik në Shqipëri nga  Qendra e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) tregon se ka mbështetje të fortë për luftën kundër korrupsionit, dëshirë për qeverisje demokratike dhe shqetësime mbi ekonominë.

Në Anketën Kombëtare tregohet një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i cili vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm në vend.

 Sondazhi i fundit zbuloi se 76% e shqiptarëve i besojnë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), një subjekt i pavarur gjyqësor, misioni i të cilit është të luftojë korrupsionin. Pesëdhjetë e një për qind e shqiptarëve thonë se kanë më pak gjasa të mbështesin një kandidat apo parti në zgjedhje nëse kërkojnë të kufizojnë punën e SPAK.

 Sondazhi zbuloi gjithashtu se 80% besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes.

“Me zgjedhjet parlamentare që vijnë më 11 maj është një shenjë pozitive që një shumicë dërrmuese e shqiptarëve duan të shohin vazhdimin e luftës kundër korrupsionit”, tha Paul McCarthy, Drejtor i Evropës për IRI.

“Përpjekjet kundër korrupsionit do të rrisin transparencën dhe llogaridhënien midis zyrtarëve të zgjedhur dhe do të forcojnë besimin tashmë të fortë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes.”

Gjithashtu, sondazhi zbuloi se ekonomia mbetet shqetësimi më i madh. Konkretisht, kostoja e lartë e jetesës është prioriteti kryesor për 80% të qytetarëve; prioriteti i dytë më i lartë është papunësia (45%).

 ”Sondazhi ynë tregon qartë se votuesit do të kërkojnë kandidatë në pranverë të cilët mund të ofrojnë mënyra për të ulur kostot, për të krijuar mundësi të reja pune dhe për të rritur standardin e jetesës,” tha McCarthy.

 Sondazhi u krye nga IDRA Research & Consulting në emër të Qendrës për Vështrime në Kërkimet e Anketave të  Institutit Republikan Ndërkombëtar  në të gjithë Shqipërinë.

Puna në terren u krye midis 3 tetorit dhe 2 nëntorit 2024, përmes teknikës së Intervistimit Personal të Asistuar me Kompjuter (CAPI), e administruar përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve.

Kampioni prej 1200 shqiptarësh u përzgjodh nëpërmjet një përzgjedhjeje të grupimeve të shtresuara dhe kampioni i arritur u mor i balancuar për grupmoshat, rajonin, gjininë dhe arsimin sipas parametrave të Censusit 2023. Marzhi i gabimit për intervalin e mesëm të kampionit të plotë nuk i kalon ±2,8 pikë në nivelin 95% të besimit. Shkalla e përgjigjeve ishte 51%.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Turizmi i kroçierave rrit ekonominë globale

Qeveria shton përfitimet dhe lehtësitë fiskale për parqet teknologjike

Lojë “ngriva-shkriva” me tenderët në Bashkinë Himarë

“Gjethja” 20 kate te Uji Ftohtë – Beton në kodrat e gjelbra, qeveria i jep tjetër leje Redi Strugës & Co në Vlorë

SPAK sekuestron 40 milionë euro nga Karçanaj, Agasi dhe Beqiraj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas dëshmisë së Dumanit, reagon Nasip Naço: S’kam miratuar asnjë leje të veçantë, për të
Artikulli tjetër Çfarë do të bëjë fillimisht Trumpi, kur të bëhet president?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Komiteti i Helsinkit kundër mbajtjes në kafaz të Ilir Beqajt dhe Ilir Metës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Prill, 2026
Goditen disa grupe droge në Tiranë, policia vë në pranga 15 prej anëtarëve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
Kurti paralajmëron zgjedhje të “njëpasnjëshme” nëse s’arrihet marrëveshja për president
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 22 Prill, 2026
Telashe për ONE, aksionet e 4iG në pikiatë
Aktuale Analize Ekonomi HI-Tech Kryesore Sociale 22 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.