KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vota e diasporës, 36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Vota e diasporës, 36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar
AktualeKryesorePolitike

Vota e diasporës, 36% e kërkesave të emigrantëve për votim janë refuzuar

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 9:40 am
174 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025 do të votojnë edhe emigrantët. Regjistrimet e tyre kanë nisur më 11 janar të këtij viti dhe përfundojnë më 4 mars.

Regjistrimi i votuesve nga jashtë po kryhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) që administrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri më 4 Shkurt 2025 rezultojnë se janë plotësuar në total 141,435 kërkesa për regjistrime në zgjedhje. Nga totali i kërkesave të plotësuara 69% e tyre janë miratuar. Numri i kërkesave të miratuara arrin në 87,596.

Kërkesat e miratuara kryesohen nga emigrantët e Italisë me 33% të totalit të kërkesave të miratuara. E ndjekur nga emigrantët që jetojnë në shtetin e Greqisë me 25% të kërkesave për miratim, Gjermania 13%, SHBA 10%, Anglia 8% etj.

Ndërsa rreth 36% e kërkesave janë refuzuar, ku sipas KQZ, këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

46% e kërkesave të refuzuara janë nga zgjedhësit emigrantë që jetojnë në Itali. 27% e tyre janë në Greqi si kërkesa të refuzuara, rreth 12% në Gjermani, SHBA janë 3,5% dhe 3,2% në Angli.

Totali i kërkesave sipas shteteve, grupmoshës dhe qarqeve

Nga totali i kërkesave të regjistruara (përfshirë edhe ato të refuzuara) sipas të dhënave në KQZ rezulton se numri më i madh i emigrantëve që kërkojnë të marrin pjesë në votime është përqendruar në Itali. Në këtë shtet janë regjistruar 53,419 kërkesa apo 38% e totalit. E ndjekur nga Greqia me 27% e tyre, Gjermania (12%), SHBA (7%), Angli (6%) etj.

28% e totalit të kërkesave dominohen nga zgjedhës së grupmoshës nga 26 deri 35 vjeç. Grupmosha nga 36 deri 45 vjeç përbën 27% të tyre, grupmosha 46 deri 55% zë 19% të totalit të kërkesave. Mbi 56 vjeç zë 16% dhe grupmosha nga 18 deri 25 vjeç zë 10%.

Shpërndarja e totalit të kërkesave për regjistrim është në qarkun e Tiranës 19%, e ndjekur nga qarku i Fierit 14%, Korça 11%, Durrësi 8%, Elbasani 8%, Vlora 6%, Berati 6%, Shkodra 4% etj.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreziqet e keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale, në zgjedhjet parlamentare 2025
Artikulli tjetër Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.