KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, 10 emigrantët më të rrezikshëm mbërrijnë në Guantanamo
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA, 10 emigrantët më të rrezikshëm mbërrijnë në Guantanamo
AktualeBotaFokusSociale

SHBA, 10 emigrantët më të rrezikshëm mbërrijnë në Guantanamo

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2025 10:55 am
129 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Grupi i parë i emigrantëve të paligjshëm, të cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “ndër më të rrezikshmit”, po mbahet në qelitë e paraburgimit në Guantanamo, në pritje për t’u dëbuar drejt vendeve të origjinës.

Pentagoni konfirmoi të mërkurën se 10 “emigrantë të paligjshëm që paraqesin kërcënim të lartë” mbërritën një ditë më parë në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin e Guantanamos. Ata po mbahen nën vëzhgimin e punonjësve të rendit për emigracionin.

Sipas Pentagonit, transferimi i emigrantëve që përbëjnë kërcënim të lartë në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos është një masë e përkohshme.

Agjencia amerikane për zbatimin e ligjeve të emigracionit, ICE, po ndërmerr këtë veprim për t’u siguruar që këta individë të dërgohen në vendin e tyre të origjinës ose destinacione të tjera të përshtatshme, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, postoi të martën në rrjetin X foto të disa prej emigrantëve teksa po përgatiteshin të hipnin në aeroplanin ushtarak. Ajo i quajti ata “ndër më të këqijtë” ndërsa paralajmëroi se përpjekja për t’i dëbuar ata sapo ka filluar.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha më vonë se të këta emigrantë që po transportoheshin me avionin ushtarak ishin anëtarë të bandës famëkeqe venezuelase me shtrirje ndërkombëtare “Tren de Aragua”. Zyrtarët nuk thanë se kur dhe si ishin ndaluar ata. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të përcaktuar “Tren de Aragua” si një organizatë e huaj terroriste.

Në një postim në rrjetin X të mërkurën, Noem tha se departamenti i saj ishte përgjegjës për arrestimin brenda disa ditësh të “vrasësve të dënuar, përdhunuesve, abuzuesve të fëmijëve, trafikantëve të drogës, pjesëtarëve të bandës MS-13 dhe anëtarëve të kartelit”.

Që nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump muajin e kaluar, Pentagoni ka vendosur 300 ushtarë në Guantanamo për të krijuar hapësirat e nevojshme për strehimin e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas njoftimeve të shtypit, ata kanë ngritur tenda për të strehuar emigrantët brenda një zone të rrethuar në një pjesë të veçantë të bazës detare. Këto objekte nuk janë ende gati për emigrantët.

“Numri i personelit ushtarak në këtë bazë do të jetë në varësi të nevojave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, agjencia federale që ka rolin drejtues”, thuhet në një deklaratë të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Amerikën e Jugut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

Emigrantët që mbërritën të martën do të mbahen në objektin e paraburgimit, sipas një zyrtari amerikan. Burgu i Guantanamos njihet kryesisht për strehimin e të burgosurve ushtarakë dhe të dyshuarve për terrorizëm, mes tyre dhe të përfshirët në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe talebanët.

Në urdhrin e tij ekzekutiv muajin e kaluar, Presidenti Trump udhëzoi departamentet e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare që të përgatisin bazën detare në Guantanamo për të strehuar deri në 30,000 emigrantë.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm VOA: (Pa)barazia gjinore në programet dhe fushatën zgjedhore në Kosovë
Artikulli tjetër 18-vjeçari në Spanjë hakon ‘për qejf’ të dhënat e NATO-s dhe Ministrisë e Mbrojtjes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.