KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE fiton kohë – Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BE fiton kohë – Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së
AktualeAnalizeBotaEkonomi

BE fiton kohë – Trump shtyn tarifat e reja kundër BE-së

Përditësimi i fundit: 26 Maj, 2025 8:39 am
147 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në mosmarrëveshjen për tarifat me BE-në, Presidenti i SHBA-së,  Donald Trump, tha, se do të shtyjë tarifat prej 50 përqind për mallrat nga BE-ja, të cilat ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 qershor. Fillimi i tarifave shtesë të planifikuara të importit do të shtyhet tani deri më 9 korrik, njoftoi Trump pas një “telefonate shumë të këndshme” me Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen,  siç e cilësoi ai bisedën.

Trump u shpreh gazetarëve se i kishte thënë von der Leyen se do ta miratonte kërkesën e saj për një zgjatje të afatit fillestar. Sipas Trump, von der Leyen premtoi se bisedimet e nevojshme do të fillonin shpejt.

Von der Leyen: Evropa ka nevojë për kohë

Pak para njoftimit të Trump, Presidentja e KE,  von der Leyen kishte raportuar për një “telefonatë të mirë” me Trump. Në Platformën X, ajo shkroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë një nga marrëdhëniet tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushta në botë. “Evropa është e gatshme të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, vazhdoi ajo. “Për të arritur një marrëveshje të mirë, na duhet kohë deri më 9 korrik.”  Edhe ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil shprehu besim të dielën se të dyja palët do të arrinin një marrëveshje. “Jam optimist me kujdes se kjo do të ketë sukses”, tha politikani i SPD-së në televizionin gjerman. Jemi në një fazë vendimtare të negociatave.

Të premten e kaluar (23.05.), Trump kishte kërcënuar papritur BE-në me tarifa prej 50 përqind duke filluar nga 1 qershori e dukej se kishte pak gatishmëri për kompromis. “Nuk po kërkoj një marrëveshje,” tha Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e justifikuar hapin drastik me negociatat e bllokuara.

Çfarë do të thoshte një “luftë tarifash” me SHBA-në?

Që një përshkallëzim i konfliktit të tarifave doganore me SHBA-në do ishte me pasoja negative për ekonominë gjermane dhe në veçanti për sektorë të caktuar kjo dihet. Produkte evropiane, psh. si ato nga Gjermania do të ishin dukshëm më të shtrenjta në SHBA nëse do të vendoseshin tarifat e larta ndëshkuese.

Një studim i kohëve të fundit i porositur nga Fondacioni i Biznesit Familjar ka llogaritur skenarë të ndryshëm përshkallëzimi dhe ka përcaktuar sasinë e humbjeve të mundshme. Studimi u krye nga Gabriel Felbermayr, drejtor i institutit kërkimor Wifo në Vjenë, dhe një ekip nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore. Sipas studimit, industritë farmaceutike, automobilistike dhe të inxhinierisë mekanike në veçanti do të pësonin humbje të mëdha joproporcionale në rast të kthimit në realitet të skenarit të “luftës tarifore”.

Llogaritjet u bënë mbi supozimin, nëse Trump do të vendoste tarifa shtesë me normë të sheshtë prej 25 përqind për të gjitha importet e mallrave nga BE-ja dhe nëse BE-ja do të përgjigjej me tarifa shtesë prej 25 përqind për importet e mallrave nga SHBA-ja. Sipas ekspertëve, eksportet gjermane në SHBA në një rast të tillë do të binin me 43%, kurse produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë do të binte me 0,2%.

Rainer Kirchdörfer, drejtues i Fondacionit të Biznesit Familjar, tha se SHBA-të po përdorin tarifat si një mjet shantazhi. Kjo çon në pasiguri të madhe. Kompanitë kanë interes për një marrëveshje të qëndrueshme me SHBA-në. “BE-ja duhet ta ndjekë këtë rrugë me guxim dhe mençuri”, citon “tagesschau” ekspertin.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
Artikulli tjetër A po largohet qeveria gjermane nga mbrojtja e klimës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.