KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia përjashton aktin e terrorit në Liverpul
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Policia përjashton aktin e terrorit në Liverpul
AktualeBotaFokusSociale

Policia përjashton aktin e terrorit në Liverpul

Përditësimi i fundit: 27 Maj, 2025 8:28 am
172 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas plagosjes me automjet të mjaft njerëzve, kur ai mësyu masën e njerëzve në Liverpul, policia nuk e kategorizoi aktin si “terrorist”. Këtë e deklaroi zëvendëspresidentja e policisë së qarkut administrativ, Jenny Sims. Autoritetet e shohin sulmin si një “incident të izoluar”. Sims tha se nuk po zhvillohen kërkime për “persona të tjerë në këtë drejtim”.

Shumë njerëz u plagosën, kur një automjet me ngjyrë të errët depërtoi mes turmës së njerëzve duke përplasur shumë vetë të hënën (26.05.) në mbrëmje, mes tyre edhe një fëmijë. Shoferi i automjetit ndërkohë është ndaluar, njoftoi policia në platformën X. I arrestuari është një 53 vjeçar britanik dhe vjen nga zona e Liverpulit. Hetimet po vazhdojnë. Ende nuk është zbardhur sfondi i ngjarjes. Kjo ndodhi gjatë kohës që tifozëria festonte fitoren e klubit të futbollit FC Liverpul. Në rrjetet sociale u shpërndanë imazhe, që tregojnë ngjarjen.

Forca të shumta të shërbimit të urgjencës erdhën në vendngjarje. Shërbimi i ambulancës North West komunikoi: “Po verifikojmë gjendjen dhe po punojmë bashkarisht me ekipet e tjera të emergjencës. Prioriteti ynë është, që njerëzit të marrin sa më parë ndihmën mjekësore, për të cilën kanë nevojë.

Ekipi i futbollit festonte fitoren

Ekipi i futbollit po udhëtonte në qytet me një autobus të hapur i brohoritur nga tifozët në një itinerar dhjetë maile mespërmes qytetit pas fitores së titullit kampion. Në këtë festë të fitores pritej të merrnin pjesë gati një milionë vetë. Në orën 18:00 sipas orës lokale policia mori njoftime për një aksident. Fillimisht bëhej fjalë prej këmbësorëve për një aksident. Televizioni Sky News citoi një dëshmitare okulare, që bënte fjalë për njerëz që bërtisnin. Një makinë kishte depërtuar mes turmës së njerëzve.

Kryeministri Starmer reagoi i shokuar

Kryeministri britanik Keir Starmer shkruajti në platformën X, se ngjarjet në Liverpul janë tronditëse. “Jam me mendje pranë të gjithë të plagosurve dhe të prekurve. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj kësaj ngjarjeje shokuese”, tha Starmer. Ministrja e Brendshme Yvette Cooper bëri fjalë për “skena vërtetë shokuese dhe të tmerrshme”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KLSH zbulon mbi 5.7 miliardë lekë dëm buxhetit nga keqmenaxhimi i Doganave

Humb jetën në aksident në Shqipëri, një nga biznesmenët më të fuqishëm të Kinës

Apeli i Posaçëm refuzon të nxjerrë nga qelia ish-Presidentin Meta

Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi?

Formula 1/ Antonelli shkruan historinë: fitorja e tretë radhazi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria në detyrë e Kosovës, e gatshme të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për qendrat për emigrantë
Artikulli tjetër Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Al Nassr?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Paraziti qe financohet nga ekonomia kriminale të vret
Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Maj, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë, që nga viti 2020
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Vrasja e 2 fëmijëve në Durrës, pezullohet nga detyra zinxhiri drejtues i policisë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Maj, 2026
Shakira bën historinë e muzikës në Copacabana
Analize Kulture Sociale Te Tjera 4 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.