57-vjeçari Pjetër Kaza është vrarë me armë zjarri në fshatin Tale në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që Kaza po kthehej me automjetin e tij.
Policia bën me dije se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si pistë hetimi lidhur me krimin qëndron edhe hakmarrja nisur nga një sagë e përgjakshme e cila zë fill që në vitet ’90 mes dy fisesh, Kaza dhe Gjini.
Marrë nga Dosja.al