KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Eksperti i sigurisë: Qëllimi i politikës së Trumpit është që Irani të bëjë lëshime
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Eksperti i sigurisë: Qëllimi i politikës së Trumpit është që Irani të bëjë lëshime
AktualeBotaFokusOpinionPolitike

Eksperti i sigurisë: Qëllimi i politikës së Trumpit është që Irani të bëjë lëshime

Përditësimi i fundit: 20 Qershor, 2025 8:25 am
200 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Ilan Berman është zëvendëspresident i Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme dhe këshilltar për siguri kombëtare i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Kongresit dhe agjencive qeveritare amerikane. Ai së voni po ashtu ka shërbyer si udhëheqës i ekipit që menaxhoi tranzicionin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) në emër të administratës së presidentit Donald Trump, dhe tani është anëtar i bordit të Radios Evropa e Lirë.

Në një intervistë dhënë Radios Farda të Radios Evropa e Lirë, Berman, ekspert i shquar për Lindjen e Mesme, foli për situatën që po zhvillohet me shpejtësi në Iran dhe për rolin e SHBA-së në konfliktin që filloi pasi Izraeli më 13 qershor nisi sulme ndaj Republikës Islamike, duke hapur një kapitull të ri në konfrontimin mes dy vendeve.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndryshuar diçka në mendjen e presidentit Trump që nga nisja e konfliktit?

Ilan Berman: Nuk mendoj se ka ndryshuar ndonjë gjë, të paktën deri më tani. Unë e shoh kështu politikën amerikane: Po e përshkallëzon situatën për të ulur më pas tensionet. Presidenti Trump në të kaluarën e ka bërë shumë të qartë se qëllimi i tij përfundimtar është që ky regjim të vijë në tavolinën e negociatave dhe të bëjë lëshime domethënëse lidhur me programin e tij bërthamor.

Ditët e fundit, ai është zemëruar gjithnjë e më shumë sepse është e qartë që regjimi iranian po fitonte kohë dhe nuk po negocionte në mirëbesim lidhur me programin bërthamor. Ata, në thelb, vetëm po e zvarrisnin procesin.

Radio Evropa e Lirë: Por, ata [SHBA-ja dhe Iranin] kishin planifikuar që të takoheshin të dielën [më 15 qershor] apo jo?

Ilan Berman: Po, dhe unë nuk e kam të qartë nëse ai ishte një plan i sinqertë apo vetëm vetë u hodh si ide, ndonëse Shtëpia e Bardhë e dinte se izraelitët do të sulmonin [Iranin].

Por, ajo që më duket e rëndësishme tani është se presidenti ende dëshiron një marrëveshje.

Ajo që ka bërë Izraeli, të paktën deri tani, e ka rritur ndjeshëm mundësinë që Irani të ulet në tryezën e bisedimeve dhe të bëjë lëshime domethënëse. Mendoj se ky është ende qëllimi kryesor i politikës së administratës Trump.

Por, që të arrihet ky qëllim, Trump duhet të bëjë një kërcënim të besueshëm për përshkallëzim dhe unë do të thosha që kjo është arsyeja pse po shohim këtë zhvendosje të madhe të aseteve ushtarake në Lindjen e Mesme, sepse ekziston një rrugë tjetër nga mund të shkojë kjo situatë nëse regjimi iranian nuk pranon dhe nuk kthehet në tavolinën e negociatave.
Mendoj se presidenti është i përgatitur që ta ndihmojë Izraelin në kryerjen e një sulmi ndaj Fordos dhe objekteve të tjera, por nuk mendoj se kjo është zgjedhja e tij e parë.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti Trump e përdor shumë fjalën dorëzim. Pse? Pse mendoni se ai e përdor këtë term? Dhe çfarë mendoni se kjo fjalë nënkupton për të?

Ilan Berman: Sigurisht është një fjalë e rënduar dhe nuk mendoj se ka të bëjë me fjalën ‘dorëzim’ siç po interpretohet në Lindjen e Mesme, që ka të bëjë me nderin shtetëror apo familjar.

Mendoj se ajo që po bën ai është e artikuluar shumë qartë se si ai e sheh pozicionin aktual të Iranit, sepse pas katër apo pesë ditësh të fushatës së Izraelit, regjimi iranian është në një pozitë të vështirë ushtarake.

Mendoj se presidenti Trump e sheh këtë. Nëse regjimi iranian kthehet në tavolinën e negociatave, ato nuk do të jenë negociata mes palëve të barabarta. Do të jetë shumë më tepër rreth asaj se çfarë lëshimesh thelbësore mund të bëjë Irani, që do të ishin të pranueshme për presidentin Trump.

Radio Evropa e Lirë: Ka shumë diskutime për këtë çështje. Mendoj se e kam parë edhe në njërin prej shkrimeve tuaj, çështjen e ekzistencës dhe fatit të Republikës Islamike si sistem në tërësi. Dhe ka shumë zëra që pyesin: a është vërtetë ky synimi kryesor apo jo? Dua të di çfarë mendoni ju. A është ndryshimi i regjimit opsion?

Ilan Berman: Nuk mendoj, të paktën tani për tani. Dhe këtë e them me kujdes, sepse besoj fort që Republika Islamike është një sistem i korruptuar dhe se populli iranian e ka bërë shumë të qartë se dëshiron diçka tjetër, por nuk mendoj se kjo është në horizont, të paktën jo nga ana e Izraelit dhe SHBA-së.

Izraeli e ka bërë shumë të qartë se ndryshimi i regjimit nuk është në tavolinë në këtë fazë të fushatës së tij ushtarake, dhe administrata Trump, të paktën për tani, do të preferonte shumë më tepër, sipas asaj që shoh unë, një marrëveshje me regjimin ekzistues sesa një ndryshim regjimi.

Radio Evropa e Lirë: Po çfarë është ky ndryshim regjimi? A mund ta elaborojmë pak? Sepse çfarë do të thotë që nuk është në horizont? Çfarë nënkupton ndryshimi i regjimit në këtë kontekst, si do ta nënkuptonte Izraeli apo SHBA-ja një ndryshim regjimi?

Ilan Berman: Është një lloj i modelit të vjetër të Irakut për të imponuar ndryshimin e regjimit nga jashtë. Nuk mendoj që as Izraeli e as SHBA-ja e duan një gjë të tillë.

Por, mendoj se ka gjëra që të dyja shtetet mund të bëjnë që mund të krijojnë avantazh për forcat opozitare që veprojnë brenda vendit.

Dhe Izraeli veçse ka vepruar në këtë drejtim. Ka sulmuar selinë e Basij [forcë paramilitare e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike]. Ka bombarduar Ministrinë e Inteligjencës. Dhe këto gjëra, sipas meje, kanë për synim të krijojnë mundësi për iranianët që të marrin situatën në duart e tyre.

Por, a ka një përpjekje serioze nga Izraeli ose Amerika për të mbështetur opozitën iraniane dhe për t’i inkurajuar e mbajtur ata nëse dhe kur ata të ngrihen? Nuk mendoj se po e shohim ende një gjë të tillë.

Radio Evropa e Lirë: Njerëzit po pyesin, vëzhguesit po pyesin, si munden që iranianët të marrin situatën në duart e tyre kur ata po ikin që të shpëtojnë?

Ilan Berman: Është një pyetje e mirë. Shiko, unë mendoj që problemi që kemi ne perëndimorët kur mendojmë për ndryshim të regjimit në Iran është se, në të vërtetë, nuk kemi qenë seriozë në investimin për mundësinë e ndryshimit brenda Iranit.

Ne flasim shumë për ndryshim të regjimit, por në të vërtetë nuk kemi investuar në një fushatë për të zgjeruar komunikimin, për të krijuar një fond mbështetës për greva, për të bërë të gjitha këto gjëra që do t’i jepnin opozitës iraniane hapësirën për të marrë frymë, për t’u organizuar dhe për t’u mobilizuar kundër regjimit.

Kjo, sipas mendimit tim, është një problem shumë i madh, dhe mendoj se është një parakusht i domosdoshëm që iranianët të ndihen mjaftueshëm të sigurt për t’u ngritur në mënyrë të qëndrueshme.

 

Marrë na Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë brenda dy javësh rreth përfshirjes në konfliktin Izrael-Iran
Artikulli tjetër Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.