KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal

Përditësimi i fundit: 19 Shtator, 2025 1:34 pm
212 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtimi i flukseve të turistëve të huaj vijon të nxisë rritjen e kërkesës së bizneseve për punësime sezonale përgjatë sezonit turistik. Vetëm në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës ku është i përqendruar një numër i lartë i strukturave akomoduese apo resortet, për muajin gusht sipas të dhënave të administratës tatimore u punësuan rreth 7,292 punonjës sezonalë apo 67% më shumë sesa numri i të punësuarve të muajit dhjetor.

Sipas Tatimeve, numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Dhjetor 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit, në qarkun Durrës është 7,466 punonjës dhe në qarkun Vlorë 3,404 punonjës apo në total prej 10,870 të punësuarve në turizëm.
Ndërsa numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Gusht 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit në qarkun Durrës është 10,871 punonjës dhe në qarkun Vlorë 7,291 punonjës apo total prej 18,162 të punësuarish.

Sakaq sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë identifikuar 19,115 tatimpagues që operojnë në sektorin e turizmit sezonal, kryesisht në muajt qershor–shtator.

Përveç kërkesës së bizneseve për punonjës në muajt e sezonit turistik, një faktor që ka ndikuar në rritjen e punësimeve sezonale janë edhe pagat e larta që ofrohen, veçanërisht nga restorantet dhe baret.

Përgjatë sezonit turistik 2025, sipas të dhënave të agjencive të punësimeve epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal ishte Dhërmiu. Nga bizneset u kërkuan punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj. Pozicioni më i paguar ishte për shef kuzhine dhe kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Oferta pune me paga të larta sivjet pati edhe nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe ato në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me paga që arritën deri në 2,000 euro për pozicionin e picierit në Qeparo dhe Vlorë dhe menaxher hoteli në Shkëmbin e Kavajës me pagë deri në 200 mijë lekë në muaj.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë
Artikulli tjetër Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.