KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2025 12:55 pm
168 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të mërkurën në komisionet parlamentare për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2026, pavarësisht se Rregullorja e Kuvendit detyron praninë e ministrave në raportim.

Që nga marrja e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzën e “Shkeljes së barazizë në tendera” në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, Balluku ka shmangur përballjen në Kuvend me opozitën, ndërsa vijon të qëndrojë në detyrë.

Prezantimi i projektbuxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës ishte në axhendën e Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, por në vend të Ballukut ishin paraqitur dy zëvendësministra, gjë që u kundërshtua me forcë nga deputetët e opozitës.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se “në bazë të rregullores, duhet të ishte e pranishme ministrja përgjegjëse”, duke shtuar se megjithatë e “kuptonte se ministrja, në vend që të japë llogari në Kuvend, duhet të japë llogari para SPAK-ut”.

Më tej ai këmbënguli që mbledhja të mos vijonte pa praninë e ministres Balluku.

“Ministrja duhet të japë llogari: si mund t’i besojmë paratë publike kur ajo është nën akuzë për vjedhje?” iu drejtua ai kryetares socialiste të komisionit, Anila Denaj.

Deputeti Belind Këlliçi kërkoi shtyrjen e seancës deri në momentin që të paraqitej Balluku si titullar përgjegjës për zbatimin e Buxhetit, ndërsa argumentoi se asnjë ministër i qeverisë nuk kishte deleguar këtë detyrë tek zëvendësministrat, pasi binte në kundërshtim me rregulloren.

Në nenin 80 të Rregullores së Kuvendit parashikohet që “në mbledhjet e komisioneve marrin pjesë ministrat, relatori kryesor dhe, sipas rastit, relatorët e veçantë, të cilët bëjnë paraqitjen dhe japin shpjegimet përkatëse”.

Denaj nuk dha një shpjegim për arsyen zyrtare të mungesës së Ballukut, ndërsa kërkoi që komisioni të dëgjonte prezantimin e projektbuxhetit nga ana e zëvendësministrave. Vetë zëvendësministrat e Ballukut nuk kishin një përgjigje të qartë për arsyen e mungesës së Ballukut, por mbrojtën praninë e tyre në Kuvend si juridikisht dhe ligjërisht në rregull.

“Ministri ka një angazhim tjetër shtetëror që konfliktonte me këtë detyrë, por nuk ka detyrim të ndajë me mua axhendën,” tha zv. ministrja Enkelejda Muçaj duke iu përgjigjur deputetëve opozitarë.

Kryetarja e komisionit vendosi të vijojë mbledhjen duke u kërkuar zëvendësve të Ballukut që të flisnin, ndërkohë që komisioni vijonte debatet dhe deputetët e opozitës shprehnin kundërshtimin e tyre.

Mbledhja vijoi në një situatë absurde, ku zyrtarët e ministrisë flisnin në mikrofonat ndezur dhe kamera e Kuvendit transmetonte për publikun live vetëm ata, ndërsa deputetët po debatonin dhe askush nuk po dëgjonte prezantimin e buxhetit prej tyre.

Balluku iu shmang gjithashtu një interpelance me deputetët e opozitës të kërkuar javën që shkoi, një procedurë parlamentare gjithashtu detyruese për ministrat.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e justifikoi mospraninë e saj me faktin që ishte në hetim nga drejtësia dhe se Kuvendi nuk ndërhynte në punët e organeve të pavarura.

Sipas dosjes hetimore dhe mesazheve të shkëmbyera në Signal, zv.kryeministrja Balluku akuzohet se kontrolloi në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.

Balluku nuk i ka komentuar akuzat dhe po ashtu Kryeministri Edi Rama i është shmangur komenteve dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do ta shkarkonte atë nga detyra që të përballet me drejtësinë, sipas një standardi të vendosur nga vetë ai më herët për bashkëpunëtorë të tjerë kur janë hetuar nga drejtësia.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria ‘arenë lufte’, 35 vrasje me tritol dhe armë në gati 1 vit
Artikulli tjetër Skandali me armët që tronditi Rumaninë, dëshmitari: E njëjta skemë është përdorur edhe në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.