Rreth 400 pasagjerë nga dy fluturime të Wizz Air me destinacion Tiranën dhe nisje nga Bologna dhe Bergamo, u detyruan të devijonin në aeroportin e Brindisit në orën 03:00 të mëngjesit të datës 7 janar, për shkak të motit të keq në aeroportin shqiptar.
Situata, e rrezikshme për sigurinë, detyroi ndërhyrjen e policisë aeroportuale, e cila riktheu qetësinë, megjithëse pasagjerët nuk e dinë ende nëse dhe kur do të vazhdojnë udhëtimin ose nëse do të duhet të kthehen mbrapsht.
Protesta vazhdon ende, me dhjetëra pasagjerë që kërkojnë të nisen menjëherë për në Shqipëri dhe sipas mediave italiane, ata ndodhen vetëm disa metra larg dy avionëve të bllokuar në Brindisi.
Marrë nga Balkanweb.com