Një i vdekur dhe gjashtë të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri në një bashki në veri të Republikës Çeke, këtë të hënë, raportojnë mediat vendase. Ngjarja ndodhi në bashkinë e Chribskas dhe autoritetet kanë përjashtuar motivet terroriste ose ekstremiste.
Policia tha se i dyshuari qëlloi veten për vdekje dhe nuk ka më rrezik për komunitetin. “As nuk është një sulm i motivuar politikisht apo fetar. Gjithçka tregon se është një motiv i bazuar në marrëdhënie”, thuhej në një deklaratë të policisë.
Viktima ishte një punonjës i bashkisë dhe kryetari ishte midis të plagosurve, duke përforcuar dyshimet se sulmi ka ndodhur për shkak të marrëdhënies së punës.
Policia tha se sulmuesi ishte i armatosur me tre armë të cilat i mbante në mënyrë të paligjshme. Menjëherë pas ngjarjes, Presidenti Petr Pavel dhe kryeministri Andrej Babiš u shprehën ngushëllime të afërmve të viktimave.
Chribska ndodhet pranë kufirit gjerman dhe ka një popullsi prej rreth 1,300 banorësh.
Marrë nga Newsbomb.al