KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Cilit oligark po i shërben deputetja Zamira Sinaj përmes projektligjit të porteve turistike?

Përditësimi i fundit: 17 Shkurt, 2026 1:31 pm
479 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Deputetja e Vlorës nga radhët e Partia Socialiste, Zamira Sinaj, ka depozituar më 6 shkurt projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, ‘Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë’”.

Në thelb të kësaj nisme qëndron një ndërhyrje direkte në mënyrën se si ndërtohen dhe operohen portet turistike – një sektor tashmë tejet i ndjeshëm për ekonominë dhe zhvillimin e bregdetit shqiptar.

Çfarë parashikon ligji aktual?

Për të kuptuar peshën e kësaj ndërhyrjeje, mjafton të lexohet ligji në fuqi. Ai është i qartë dhe nuk lë hapësirë interpretimi:

Ndërtimi me koncesion i porteve turistike për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe i pontileve të përhershme, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet.

Leja e ndërtimit jepet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar.

Leja e ndërtimit të pontileve të përkohshme jepet nga i njëjti organ, me afat deri në një vit.

Filozofia e ligjit është e thjeshtë: portet turistike ndërtohen përmes koncesioneve, që në teori garantojnë konkurrencë, transparencë dhe përzgjedhje sipas rregullave të tregut.

Ky mekanizëm synon të mbrojë interesin publik duke shmangur dhënien e pasurive strategjike me procedura të mbyllura.

Çfarë ndryshon projektligji?

Ndryshimi i propozuar nga deputetja Sinaj synon t’u japë trajtim preferencial investitorëve që marrin statusin “strategjik”, duke u hapur rrugën të ndërtojnë dhe operojnë porte turistike pa kaluar përmes garës koncesionare.

Me një goditje të vetme, shtylla kryesore e ligjit – konkurrenca – rrezikon të shembet.

Në relacionin shoqërues nuk ofrohet një argumentim bindës që të provojë se interesi publik mbrohet më mirë duke shmangur procedurat konkurruese. Mungon një analizë e thelluar mbi: ndikimin në treg; rrezikun e përqendrimit të aseteve strategjike në pak duar; precedentët që krijohen kur një sektor i tërë hapet për përjashtime.

Kujt i shërben ky ndryshim?

Sot nuk është më sekret që bregdeti shqiptar po kthehet gradualisht në një zonë ku dominojnë investime të mëdha të lidhura me pushtetin.

Duke qenë se znj. Sinaj është deputete e Vlorës, dyshimi natyrshëm shkon te zonat me interes të jashtëzakonshëm zhvillimor si Sazani apo Zvërneci si edhe projekte të tjera të mëdha turistike.

Por efekti “strategjik” nuk do të ndalej vetëm aty. Një precedent i tillë do të shtrihej përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Pasojat juridike dhe ekonomike

Nga pikëpamja juridike, ndërhyrje të tilla krijojnë një deformim të rendit ligjor. Ligjet nuk ndërtohen për raste individuale apo për investitorë të caktuar, por për të vendosur rregulla të barabarta loje. Kur përjashtimet bëhen normë, shteti kalon nga arbitër në shpërndarës privilegjesh.

Akoma më problematik është fakti se në relacion thuhet se projektligji nuk ka efekte financiare. Kjo ngre një pikëpyetje serioze.

Kur një port jepet me koncesion, shteti përfiton tarifa, detyrime kontraktore dhe shpesh investime të detyruara.

Nëse procedura konkurruese anashkalohet dhe e drejta i jepet drejtpërdrejt një investitori strategjik, atëherë lind pyetja: a nuk humbet buxheti publik të ardhura potenciale?

Pretendimi për “zero efekt financiar” duket më shumë një formulë burokratike sesa një përfundim i bazuar në analizë ekonomike.

Vetë ligji për portet turistike e ka një qëllim të qartë: përcaktimin e rregullave dhe kritereve që zbatohen për ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e porteve turistike. Kur rregullat ndryshohen për kategori të privilegjuara, ky qëllim zbehet.

Në planin ekonomik, një treg pa garë është një treg më pak efikas, më i shtrenjtë dhe më pak inovativ. Investitorët seriozë shmangin mjediset ku fituesi duket se është përcaktuar paraprakisht.

Pyetja thelbësore

Kjo nismë nuk është thjesht një ndryshim teknik, por një test për mënyrën se si konceptohet zhvillimi i bregdetit shqiptar: si një pasuri kombëtare që administrohet me rregulla të barabarta, apo si një hartë mundësish që rishkruhet sipas interesave të mëdha financiare.

Në fund, mbetet pyetja që deputetja që e propozon dhe ata që do ta votojnë duhet t’i përgjigjen.

A po hartohen ligjet për qytetarët, apo për oligarkët?

Sepse kur konkurrenca zëvendësohet nga privilegji, ligji nuk është më instrument i shtetit të së drejtës, por një mjet që legjitimon pabarazinë.

Dhe nëse ky projektligj kalon si shumë të tjerë më parë dëmi nuk do të jetë vetëm juridik.

Dëmi do të jetë publik. Dhe do të shënojë një tjetër hap drejt privatizimit të heshtur të bregdetit shqiptar.

 

Marrë nga Konrtrast.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së

4,26 miliardë lekë për pastrim dhe Tirana mbetet ende e pistë!

Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi?

Jared Kushner, fytyra e re oligarkisë amerikane

A ia vlen të investosh në obligacionet e shoqërive tregtare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama: Presidentja Osmani, e kërcënuar nga Specialja!
Artikulli tjetër Samit global i inteligjencës artificiale në Indi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Fushat e naftës në Venezuelë po ndryshojnë lojën për SHBA-të, OPEC-un dhe Hormuzin
Analize Bota Ekonomi Opinion Politike Zhvillim 29 Gusht, 2026
30 minuta alarm në qiell! Bien radarët dhe mbylljet hapësiras ajrore shqiptare
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Gusht, 2026
Ndalohet hyrja e anijes “Hanuman” në portin e Durrësit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.