KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Alb Building, 92 milionë euro tendera, por rruga Qukës-Qafë Plloçë e shembur dhe e çarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Alb Building, 92 milionë euro tendera, por rruga Qukës-Qafë Plloçë e shembur dhe e çarë
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Alb Building, 92 milionë euro tendera, por rruga Qukës-Qafë Plloçë e shembur dhe e çarë

Përditësimi i fundit: 2 Mars, 2026 11:40 am
444 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Emri i tyre lidhet me pastrimin e parave, tendera me pazar në tavolinë, punime pa cilësi, mashtrim me zbatimin e kontratave publike, punime fiktive dhe korruptim të zyrtarëve publikë.

Ata janë dyshja e famshme e tenderave Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta, bashkëpronar të kompanisë Alb Building shpk, të gjobitur nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Gjatë 5 viteve të fundit, dyshja Bresha-Beta kanë marrë nga arka e shtetit rreth 92 milionë euro, në zbatim të kontratave për ndërtimin e veprave publike kryesisht me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar. Rreth 60 milionë euro i kanë marrë nga ARRSH dhe 28 milionë euro nga FSHZH-ja me në krye Dritan Agollin.

Përmes kompanisë Alb Building shpkOdhise Bresha dhe Pëllumb Betakontrollojnë një kartel kompanish me aktivitet të dyshimtë si dhe tre koncensione. Përmes koncensioneve kontrollojnë disa hidrocentrale; HEC-in mbi Lumin Seta, hidrocentralet Orgjost i Ri, Bele 1 dhe 2, Topojan 1 dhe 2. Dyshja Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta janë aksionerë edhe në kompaninë Copri Construction Enterprises W.L.L & Alb Building, e skeduar për pastrim parash dhe devijimin e parave të tenderave korruptivë.

Abuzimi me rrugën Qafë Plloçë–Qukës

Në nëntor të vitit 2022, kompania Alb Building e Odhise Breshës dhe Pëllumb Betës është shpallur fituese e tenderit me vlerë 22 milionë euro për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, (Faza 1). Tenderi është firmosur nga ish kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i arrestuar me kërkesë të SPAK që në mars 2024 për korrupsion me tenderat dhe pastrim parash.

Fituesi i tenderit dyshohet se është paracaktuar me pazar në tavolinë. Për të shpallur fituese Alb Building janë skualifikuar katër kompani me përvojë në fushën e ndërtimit të veprave publike. Ndërkaq, vetëm disa muaj pas inagurimit, rruga e re Elbasan-Qafë Thanë, për shkak të ndërtimit pa cilësi dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratës, ka nisur të shembet.

Ditët e fundit, një çarje është konstatuar në lotin e dytë të rrugës Qafë Plloçë–Qukës, në afërsi të kthesës së fshatit Trebinjë, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Edhe ky segment që ka pësuar çarje është ndërtuar nga kompania Alb Building e dyshes Bresha-Beta, e kontraktuar nga kompania Combain Group.

Siç duket nga pamjet, traseja e rrugës ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore, çka ka bërë të nevojshme kufizimin e lëvizjes në këtë segment. Për arsye sigurie, qarkullimi i automjeteve vijon vetëm në një korsi, ndërsa pjesa tjetër e rrugës mbetet e bllokuar.

Kompania Alb Building dyshohet se ka abuzuar me cilësinë e punimeve si dhe ka kryer punë fiktive duke plotësuar situacione false, me qëllim përvetësimin e parave publike nga rrufjanët Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta. Çarja është prova e abuzimit me cilësinë e ndërtimit të saj.

Qukës–Qafë Plloçë, rruga shembet nga shiu i parë

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një ndër projektet më të gjata, më të kushtueshme dhe më të stërzgjatura të infrastrukturës shqiptare, është shembur vetëm nga një shi i parë i vjeshtës. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë degradimin e shpejtë të një vepre që sapo ishte inauguruar, masa gjigande shkëmbore të rrëzuara mbi asfalt, barriera të shtrembëruara si fletë kartoni dhe një segment i tërë, i shkatërruar brenda pak sekondash.

Nga fotot e transmetuara disa javë më parë në media duket sikur rruga është bombarduar. Shkëmbinjtë kanë çarë murin mbajtës në disa pika, ndërsa asfalti është dëmtuar. Për pasojë një mur guri me peshë mbi dhjetëra tonë ka rënë mu në mes të karrexhatës, duke e bërë qarkullimin të pamundur. Është e dukshme se shembja ka ndodhur në një pikë ku është bërë gërmim i thellë në trup të malit, pa konsolidimin e duhur të shtresave.

Për shembjen, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka larë duart me një njoftim ku fajëson “Reshjet e dendura të shiut… që kanë shkaktuar çarjen e skarpatës dhe rënien e gurëve në trup të rrugës në km 35.” Me fjalë të tjera, rënia e masivit shkëmbor është konsideruar thjesht pasojë e motit, edhe pse aksi ka kushtuar qindra milionë euro dhe është projektuar për terren malor.

ARRSH kërkoi nga qytetarët “të ulin shpejtësinë” dhe njoftoi se “po krijohet një bypass i përkohshëm”. Megjithatë disa pyetje për këtë rast janë të pashmangshme: Si mund të shembet një rrugë me koston e një autostrade alpine vetëm dy muaj pas inaugurimit?

Kilometrat e florinjtë të Qukës-Qafë Plloçë

Projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë lindi si premtim elektoral në 2009, me një kosto fillestare të parashikuar deri në 90 milionë euro. Më pas, realiteti u bë shumë më i shtrenjtë. Rruga është shtrirë në 43.4 kilometra terren malor, ndaj qeveritë radhazi u përballën me vështirësi, me ngecje, me shpallje fondesh të reja dhe marrëveshje të ndryshme financiare me bankat islamike dhe fondet saudite.

Kjo odise u zgjat 16 vjet. Nga 38 dhe 63 milionë dollarë të lotit të parë dhe të dytë, kostoja gati u dyfishua: 74 milionë për lotin e parë dhe 95 milionë për të dytin. Loti i tretë, i paplanifikuar në projektin fillestar, solli nevojën për kredi tjetër.

Totali shkoi mbi 235 milionë dollarë nga financimet e huaja. Deputetë të opozitës kanë thënë se në total shifra i afrohet 260 milionë eurove, ndërsa investigimet mediatike flasin për një shifër rreth 400 milionë euro. Në këtë pikë, paratë e taksave kalojnë në një nivel shpërdorimi të frikshëm.

Ministrja Belinda Balluku, në ditën e inaugurimit në shtator, deklaroi se projekti i vjetër ishte “i nisur gabim”, madje “indiferent ndaj gjeologjisë së zonës”. Kryeministri Edi Rama e plotësoi: “Është projekti më i gjatë, më i stërmundimshëm, më i ngatërruar, sepse u nis mbrapsht.” Fjalët dukej se shërbenin si justifikim për vonesën dhe koston.

Por shembja dy muaj më pas e kthen këtë në një aferë të dyshuar korrupsioni, pasi nuk është e vetmja vepër nën vargun e kritikave që lidhet me institucionet që drejtoi Balluku. Skandalet e shumta kulmojnë me tunelin e Llogarasë, ku prokuroria dokumentoi komunikime të ndërsjella dhe ndërhyrje të paligjshme në tenderime.

 

Marrë nga Prapaskena.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bujqësia në rënie, importet në rritje: Zarzavatet po kthehen në luks për familjet shqiptare
Artikulli tjetër Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.