KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Flukset migratore në rënie në 2026-ën! Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Flukset migratore në rënie në 2026-ën! Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Flukset migratore në rënie në 2026-ën! Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 10:13 am
218 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në janar të këtij viti u regjistruan gjithsej 1,660 hyrje të parregullta në rajon, një nivel rreth 37% më i ulët krahasuar me muajin dhjetor 2025 dhe rreth 12% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Brenda rajonit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numër relativisht të ulët regjistrimesh, me 64 hyrje të identifikuara në janar 2026, në rënie me rreth 29% krahasuar me muajin paraardhës.

Rajoni mbetet pikë tranziti

Raporti i IOM për “Flukset e përziera migratore në Ballkanin Perëndimor” tregon se pjesa më e madhe e hyrjeve të parregullta vijon të përqendrohet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, dy nga nyjet kryesore të korridorit migrator drejt Bashkimit Europian. Në janar 2026, Bosnja dhe Hercegovina regjistroi 732 hyrje të parregullta, ndërsa Serbia 349.  Në vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi raportoi 203 hyrje, ndërsa Maqedonia e Veriut 250 raste. Kosova kishte 62 hyrje të regjistruara në këtë periudhë. Rënia mujore e regjistrimeve në shumicën e vendeve të rajonit lidhet kryesisht me faktorë sezonalë dhe me intensifikimin e kontrolleve kufitare, që zakonisht reduktojnë lëvizjet gjatë muajve të dimrit.

Egjiptianët dominojnë në Shqipëri

Sa i përket origjinës së migrantëve që hyjnë në Shqipëri, raporti tregon se pjesa dërrmuese vijnë nga Egjipti. Në dhjetor 2025, rreth 68% e migrantëve të regjistruar në vend ishin shtetas egjiptianë, ndërsa sirianët përbënin rreth 18% dhe shtetasit indianë rreth 6%. Në pjesën tjetër të rajonit dominojnë kombësi të tjera, si afganët, sudanezët dhe algjerianët, duke reflektuar ndryshimet në itineraret migratore dhe rrjetet e trafikut të njerëzve.

Kapacitetet e qendrave të pritjes

Në nivel rajonal funksionojnë 37 qendra pritëse për migrantët, me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 10,867 vendesh. Aktualisht, rreth 1,425 migrantë janë të akomoduar në këto struktura, sipas të dhënave më të fundit të raportit. Në Shqipëri janë identifikuar 10 qendra pritëse me një kapacitet total prej rreth 765 vendesh, por vetëm një numër shumë i vogël migrantësh rezultojnë të akomoduar në to, çka tregon se vendi mbetet kryesisht një pikë kalimi dhe jo destinacion qëndrimi afatgjatë.

Kërkesat për azil

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë gjithashtu se në rajonin e Ballkanit Perëndimor u paraqitën 743 kërkesa për azil. Shqipëria regjistroi 38 prej tyre, një numër shumë më i ulët krahasuar me Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën apo Serbinë. Në të njëjtën periudhë, autoritetet në rajon morën edhe vendime për dhënien e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese apo refuzimin e kërkesave për azil, duke reflektuar kompleksitetin e menaxhimit të flukseve migratore në korridorin ballkanik.

Në tërësi, të dhënat e fillimit të vitit 2026 sugjerojnë një ngadalësim të përkohshëm të flukseve migratore në rajon, megjithatë organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë se presioni migrator përgjatë kësaj rruge mbetet i paqëndrueshëm dhe mund të rritet sërish gjatë muajve të ardhshëm.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra
Artikulli tjetër Ankesë në Komision Europian ndaj FIFA-s: Po abuzon me çmimet e biletave të Kupës së Botës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.