KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PD: Albana Ficos ka kaluar ilaçe të skaduara në farmacinë e Pediatrisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PD: Albana Ficos ka kaluar ilaçe të skaduara në farmacinë e Pediatrisë
AktualeFokusKomentKorrupsion

PD: Albana Ficos ka kaluar ilaçe të skaduara në farmacinë e Pediatrisë

Përditësimi i fundit: 5 Gusht, 2024 12:59 pm
212 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga selia blu denoncoi se ish-drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, nëpërmjet email-eve ka dhënë direktiva që medikamenti FEIBA, që kishte skaduar, të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.

Sipas saj bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakonësh të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili.

“Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT, Rigers Haxhiraj. Albana Fico, në një email pas orës 23:00 të natës, i jep porosi Rigersit që të ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen, pra datë 8 mars, të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë”, shprehet ajo ndër të tjera.

Deklarata e plotë: 

Në deklaratën e fundit që kam bërë nga kjo foltore, mes denoncimeve të tjera, kam bërë edhe një denoncim në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e farmacive on line të QSUT, për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.

Bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakonësh të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO.

Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.

Si mund të bëhej kjo?

Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT, i cili të fshinte datën e skadencës.

Kur unë e ngrita si shqetësim në dëgjesën që organizuam në Komisionin e shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë, Koçiu, drejtoresha e QSUT dhe Farmacisë Qendrore të QSUT e mohuan faktin ndërkohë që deputetët e PS u vunë përsëri në krah të skandalit në vend që të viheshin në krah të pacientit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre.

Në monitor kam shkëmbimin e email-eve mes ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT, Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani.

Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT, Rigers Haxhiraj. Albana Fico, në një email pas orës 23:00 të natës, i jep porosi Rigersit që të ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen, pra, datë 8 mars, të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.

Nga email-et vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico.

Në tabelat e fundit jepet gjendja 1137 flakonë, në shumë 1.35 mln euro, data skandencës 31.12.2023.

Qartazi duket ndërhyrja e bërë në datë 7 mars 2024.

Pyetjet që unë do t’i përsëris sot janë:

• Çfarë e shtyu Albana Ficon, ish-drejtoreshë e QSUT, që të kërkojë ndërhyrjen në sistem?

• Pse u kërkua me insistim, që të hiqet data e skadencës, pra manipulimi i sistemit e të bëhej kalimi në farmacinë e pediatrisë? Kur sistemi, që është shumë i mirë, nuk e lejon?

Në momentin që skadon ilaçi, del e kuqe dhe asnjë veprim tjetër nuk mund të bëhet me atë medikament. Lëvizja mund të bëhet vetëm nëpërmjet manipulimit të sistemit dhe heqjen e datës së skadencës;

Ky medikament është ende në farmacinë qendrore. Edhe pse në korrespondencën e fundit ardhur nga Drejtoria e QSUT më është thënë që nuk ka sasi FEIBE të skaduar në Farmacinë Qendrore të QSUT.

Ky është një skandal shumë i madh. Është mashtruar Parlamenti, janë mashtruar deputetët e Parlamentit.

Cila është arsyeja që mashtrohet Parlamenti? Cila është arsyeja që mashtrohen deputetët duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin sepse kështu pengohet një nga funksionet kryesore të Parlamentit që është kontrolli mbi ekzekutivin.

Ministra Koçiu dhe drejtoresha e QSUT duhet menjëherë të japin dorëheqjen e të largohen pasi jo vetëm kanë dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilaçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit online të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët.

Sot është koha çdo pacient, çdo familjar, çdo i afërm, të reagojnë për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor.

Të reagojnë për të mbrojtur shëndetin!

Për të mbrojtur jetën, për të mos e lënë atë në duart e abuzuesve kriminelë që nuk kursejnë të rritur e fëmijë.

Derisa ata nuk ndalen në babëzinë e tyre, duhet t’i ndalim ne!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sherri me personazhin e njohur të “TikTok”-ut, shpallet në kërkim Noizy
Artikulli tjetër Vritet ministri i Ekonomisë së Hamasit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.