KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Der Spiegel: Rama dhe Kanye West të padëshiruar

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 9:43 am
208 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Edi Rama dhe Kanye West janë mësuar me vërshëllimat dhe kundërshtimet. Të dy për vite me radhë arritën të tërhiqnin vëmendjen publike me provokime të qëllimshme. Por në një moment, të dy duket se e humbën këtë aftësi.

Kundër mënyrës se si qeveris Rama si kryeministër i Shqipërisë po protestojnë tashmë dhjetëra mijëra njerëz. Ata e akuzojnë për korrupsion, autoritarizëm dhe se është i nënshtruar ndaj Trump.

Edhe Kanye West, i njohur për një periudhë si Ye, nuk pritet më mirë kur shfaqet në publik. Për shkak të deklaratave të tij të shumta antisemite, ai është bërë i padëshiruar në shumë vende.

Miliona euro për një arenë të përkohshme

Tani rrugët e këtyre dy figurave kryqëzohen.

Të shtunën e ardhshme, Kanye West pritet të mbajë një koncert në periferi të Tiranës. Qeveria e Edi Ramës planifikon të shpenzojë më shumë se 4 milionë euro për këtë ngjarje, ndër të tjera për ndërtimin e një arene të përkohshme.

Pavarësisht presionit të madh politik në vend, autoritetet vazhdojnë ta mbështesin projektin.

Sipas Ramës, qeveria e tij e vuri në dispozicion këtë shumë “në minutën e fundit”, për të mos e vënë Shqipërinë në siklet përballë afro 25.000 vizitorëve të huaj, të cilët kishin blerë tashmë bileta për koncertin.

Ai shtoi se shumë prej tyre kishin frikë se koncerti do të anulohej. Sipas Ramës, në Shqipëri priten vizitorë nga 80 vende të botës, të cilët do të udhëtojnë posaçërisht për koncertin e Kanye West.

Qeveria premton “të paktën” 100 milionë euro të ardhura

Rama deklaron se koncerti do t’i sjellë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro të ardhura. Sipas tij, rezervimet për akomodim janë rritur ndjeshëm për shkak të këtij eventi.

Kryeministri është mësuar të flasë për shuma të mëdha. Prej vitesh ai përpiqet të tërheqë investime dhe mbështetje politike ndërkombëtare për Shqipërinë, dikur një nga vendet më të izoluara të Adriatikut.

Megjithatë, shumë nga protestuesit, kryesisht të rinj, e akuzojnë se po e shet vendin tek investitorët e huaj.

Në qendër të debatit ndodhet projekti për një resort luksoz që dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, planifikon të ndërtojë në mes të një zone të mbrojtur natyrore. Ky projekt ka nxitur protestat masive që vazhdojnë prej javësh në Shqipëri.

 

Marrë nga Der Spiegel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm New York Times vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin
Artikulli tjetër Arsimi profesional/ 18% e të diplomuarve, as në punë, as në shkollë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.