KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet
HI-TechOpinionPolitikeRajoniSociale

Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2026 8:59 am
59 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një mision faktmbledhës i zhvilluar në Prishtinë më 24-26 mars të këtij viti, nga tetë organizata mediash, partnere të Platformës së Këshillit të Evropës, konstatoi se liria e medias në Kosovë ka hyrë në një periudhë të qartë përkeqësimi, si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale.

Kështu thuhet në raportin e publikuar nga organizatat partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve, ku përfshihen Reporterët pa Kufij (RSF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Mediave (ECPMF) dhe Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), me mbështetjen e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë delegacioni i misionit faktmbledhës zhvilloi takime me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gazetarë, redaktorë, përfaqësues të RTK-së, Komisionit të Pavarur të Mediave, sistemit të drejtësisë, organizatave të shoqërisë civile dhe diplomatë ndërkombëtarë.

“Megjithëse Kosova vazhdon të ketë një peizazh mediatik pluralist, nivel relativisht të ulët sulmesh fizike ndaj gazetarëve dhe një kornizë ligjore kryesisht të harmonizuar me standardet evropiane, këto zhvillime janë zbehur nga një klimë gjithnjë e më problematike për lirinë e medias”, thuhet në raport.

Arsye kryesore për këtë vlerësim sikurse thuhet në raport, është “ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i miratuar nga Kuvendi në vitin 2024, që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e cila konstatoi se ligji cenonte pavarësinë e institucionit”, “problemet me financimin dhe pavarësinë e mediumit të vetëm publik të Kosovës, RTK”, si dhe “shtimin e sulmeve verbale dhe diskreditimin e gazetarëve nga politikanët, veçanërisht nga përfaqësues të partisë në pushtet”.

Rënie në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave

Nga Qeveria e Kosovës dhe partia në pushtet, Vetëvendosje, nuk ka pasur ndonjë reagim lidhur me gjetjet e raportit. Megjithatë, sipas raportit, këto zhvillime kanë ndikuar edhe në renditjen ndërkombëtare të Kosovës për lirinë e mediave, përkatësisht në Indeksin Botëror të Lirisë së Mediave të Reporterëve pa Kufij, ku për vitin 2026 Kosova renditet në vendin e 84-të nga 180 vende. Bazuar në këtë indeks, Kosova ka rënë me 28 vende, krahasuar me vitin 2023.

Organizatat ndërkombëtare partnere të Platformës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve paralajmërojnë në raport, se “kjo ka dëmtuar reputacionin e Kosovës si një nga vendet më të avancuara në rajon për lirinë e medias”, duke i bërë thirrje Qeverisë së ardhshme “që ta rikthejë besimin në institucionet demokratike dhe në procesin e reformave”.

Kërcënime verbale dhe retorikë fyese ndaj gazetarëve

Në raport shprehet shqetësim edhe për retorikën e përdorur ndaj gazetarëve dhe aty përmenden raste kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar mediat ose gazetarët publikisht.

“Organizatat i bëjnë thirrje kryeministrit dhe partisë së tij që të shmangin gjuhën denigruese ndaj gazetarëve dhe të japin shembull për një debat publik më të respektueshëm”. Misioni faktmbledhës njofton se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka takuar kryeministrin Kurti, por, sipas tyre, në raport vlerësohet se “Kurti nuk e pranoi seriozitetin e shqetësimeve lidhur me sigurinë e gazetarëve”. Por, pas takimit dhe disa deklaratave të misionit faktmbledhës, Zyra e Kryeministrit, në një reagim publik, tha se Kurti “nuk mbështet dhe nuk toleron sulmet verbale ndaj gazetarëve dhe se vetë nuk ka përdorur gjuhë fyese ndaj tyre”.

Diskreditim dhe sulme online ndaj gazetarëve

Autorët e raportit faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Promovimin e Mbrojtjes së Gazetarisë dhe Sigurisë së Gazetarëve thonë se sulmet fizike ndaj gazetarëve në Kosovë kanë rënë krahasuar me vitin 2023, por megjithatë “gazetarët përballen gjithnjë e më shumë me kërcënime verbale, fushata diskreditimi dhe ngacmime në internet, që shpesh burojnë nga figura të larta politike”.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë vitit 2025 në raportin e tij 69 raste ku gazetarë dhe media kishin qenë objekt denigrimi publik, diskreditimi dhe sulmesh online. Në raport kritikohen po ashtu institucionet publike, ku thuhet se ka nivel të ulët transparence, ndërsa qasja në informata zyrtare mbetet e vështirë, me rritjen e vazhdueshme të numrit të ankesave për moslejimin e qasjes në dokumente publike gjatë viteve të fundit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Banka e Shqipërisë noton në euro/ Rezerva valutore thyen rekord

Nafta po mbyt transportin publik/ Operatorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Hungaria krijon superagjencinë kundër oligarkëve

Lojërat Mesdhetare/ Shqipëria merr medaljen e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hungari: Një legjendë shahu si presidente?
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë kerkon rritje pagash dhe indeksim për personelin e saj

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

32% e shqiptarëve s’kanë të sigurt as ushqimin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
86 ditë protesta kundër Ramës, qytetarët me pankarta përballë SPAK-ut
Aktuale Analize Kryesore Sociale 24 Gusht, 2026
Ekzekutohen babë e bir në Dukagjin/ Autorët pritë në fshatin Xhan
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 24 Gusht, 2026
Irani vë 10 milion dollarë për kokën e djalit të presidentit amerikan
Analize Bota Fokus Kryesore Politike Sociale 24 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.