KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dështimin e shtetit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dështimin e shtetit
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Mijëra hektarë të djegur: Sezoni i zjarreve nxjerr në pah dështimin e shtetit

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2026 8:34 am
8 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Në fillim të shtatorit, qyteti bregdetar i Himarës u rrethua nga flakët që po digjnin ullinjtë në kodrat e zonës së Potamit. Turistë dhe banorë u evakuuan me urgjencë, ndërsa tymi pushtoi qytetin.

Një bilanc paraprak i autoriteteve vendore flet për dhjetëra rrënjë ullinjsh shekullorë të djegur si dhe disa shtëpi të shkrumbuara plotësisht.

Vatra të tjera zjarresh u shfaqën në fillim të këtij muaji në disa zona të vendit, kryesisht në kullota dhe pyje, ndërsa shifrat zyrtare flasin për mijëra hektarë tokë të prekur nga zjarret gjatë verës.

Vetëm gjatë muajve korrik-gusht, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) ka evidentuar 5,210.4 hektarë tokë të prekur nga zjarret në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të ofruara për BIRN, sipërfaqja më e madhe është regjistruar në qarkun Shkodër me 2,416 hektarë, e ndjekur nga Lezha me 1,278 hektarë, Dibra me 642.4 hektarë dhe Tirana me 631 hektarë. Në qarqet Durrës, Fier dhe Elbasan janë evidentuar respektivisht 105, 97 dhe 41 hektarë të prekur.

Megjithatë, kjo sipërfaqe nuk përbën bilancin përfundimtar të zjarreve në rang vendi.

ASIG sqaron se kjo shifër i referohet vetëm 14 zonave të matura me kërkesë të Agjencisë Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ndërsa procesi i matjes po vijon edhe për zona të tjera që janë prekur nga zjarret.

Në një matje të pavarur përmes një metodologjie të ngjashme, eksperti hapësinor pranë Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, FAO, Flavio Vata zbuloi mbi 6200 hektarë tokë të djegur deri më 18 gusht.

Diferenca nuk do të thotë domosdoshmërisht se njëra matje është e gabuar dhe se rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të imazheve satelitore, periudhës së analizuar, sipërfaqes minimale të zjarrit dhe kategorive të tokës që përfshihen në llogaritje.

Por e rëndësishme, sipas Vatës, është që shifrat të trajtohen nga institucionet “si një sinjal serioz për mënyrën se si menaxhojmë pyjet dhe territorin”.

Edhe ekspertja e mjedisit, Ornela Çuçi paralajmëron se përmasat e zjarreve nuk duhen lexuar vetëm përmes një shifre të vetme, por si një risk i përsëritur që kërkon marrjen e masave për parandalimin e tyre.

“Sinjali i alarmit nuk është vetëm numri 5,200. Është fakti që kemi një risk të përsëritur, me variabilitet të madh dhe me potencial për sezone ekstreme,” tha Çuçi.

Për ekspertin e mjedisit, Mihallaq Qirjo, vrojtimi mbi rastisjen dhe shkallën e përhapjes së zjarreve na dëshmon se ata janë intensifikuar gjysmën e dytë të muajit gusht.

“Është shtuar thatësira e tokës dhe temperatura e saj është rritur, pra kushte favorizuese për shkaktim dhe përhapje zjarresh dhe me gjithë përkeqësimin e situatës, ka zjarrvënie të reja,” konstatoi Qirjo.

Të papërgatitur për ndryshimet klimatike

Qeveria shqiptare e ka identifikuar rritjen e rrezikut nga zjarret si pasojë të pritshme të ndryshimeve klimatike në disa dokumente zyrtare. Në Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023–2030, theksohet fakti që modelet klimatike parashikojnë temperatura më të larta, periudha më të gjata thatësire dhe më pak reshje, veçanërisht gjatë verës, duke rritur frekuencën dhe ashpërsinë e zjarreve dhe duke zgjatur sezonin e tyre.

Në dokumente të tjerë për ndryshimet klimatike dhe planet kombëtare të përshtatjes ndaj tyre janë parashikuar masa që lidhen me parandalimin, monitorimin, paralajmërimin e hershëm, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe menaxhimin e riskut.

Edhe ekspertët vlerësojnë se ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm në shkaktimin e zjarreve ose në përhapjen e lartë të tyre edhe kur ato shkaktohen nga njeriu. Megjithatë, ata konsiderojnë se institucionet kanë dështuar në marrjen e masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës.

Bazuar në analizat e tij si ekspert, Vata thotë se rritja e temperaturave, thatësira dhe deficiti i lagështisë po krijojnë kushte më të favorshme për zjarret ekstreme.

“Po hyjmë në një periudhë ku anomalitë ekstreme mund të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për menaxhimin e rrezikut,” thotë ai.

Ai vë në pikpyetje aftësinë e vendit për të përdorur kapacitetet që ka në dispozicion, siç janë teknologjitë satelitore dhe aksesin në sistemet europiane Copernicus/EFFIS, në integrimin e një sistemi të vetëm operacional që të lidhë parandalimin, monitorimin, paralajmërimin e hershëm, reagimin dhe rehabilitimin pas zjarrit.

Në këtë kuptim, shton Vata, “mendoj se objektivi nuk duhet të jetë thjesht të dimë sa hektarë janë djegur pasi sezoni ka përfunduar, por të dimë sa më shpejt se ku po fillon një zjarr, sa shpejt po përhapet, çfarë po prek, kush është i ekspozuar dhe ku duhet të ndërhyhet”.

Ai vë në dukje se dobësitë kryesore lidhen me nevojën për një qasje më të integruar ndaj zjarreve: parandalimin e rrezikut përmes identifikimit të zonave me risk të lartë dhe menaxhimit të vegjetacionit, monitorimin në kohë reale përmes integrimit të të dhënave satelitore optike dhe termike, ngritjen e sistemeve të hershme të paralajmërimit  dhe lidhjen e informacionit satelitor me strukturat që marrin vendime dhe ndërhyjnë në terren.

Ornela Çuçi e vendos të njëjtin problem në planin e funksionimit institucional.

Shqipërisë, sipas saj, nuk i mungojnë institucionet, por lidhja mes tyre si një sistem i vetëm i menaxhimit të riskut.

“Nëse institucionet tona takohen për herë të parë te flaka, atëherë janë takuar shumë vonë.”
thotë Çuçi.

Ajo argumenton se se menaxhimi i një zjarri pyjor nuk duhet të nisë me mobilizimin e zjarrfikësve, bashkive, Mbrojtjes Civile apo Forcave të Armatosura pasi shfaqet zjarri, por nis me  identifikimin e zonave me risk të lartë, gjendjen e vegjetacionit, materialin potencialisht të djegshëm, rrugët e aksesit dhe masat parandaluese.

Sipas saj, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe strukturat pyjore të qeverisjes vendore duhet të ndërhyjnë përpara emergjencës, ndërsa informacioni satelitor dhe strukturat e mbrojtjes civile duhet të lidhen me vendimmarrjen dhe ndërhyrjen në terren.

“Problemi është se institucionet që kemi ende nuk funksionojnë sa duhet si një sistem i vetëm i menaxhimit të riskut,” shton ajo.

Nga ana tjetër, Mihallaq Qirjo flet për nevojën e masave konkrete në terren, nga krijimi i infrastrukturës mbrojtëse dhe pozicionimi paraprak i mjeteve pranë zonave me rrezik, deri te përfshirja e komuniteteve në parandalim dhe menaxhimi i sipërfaqeve të djegura.

“Ndërgjegjësimi i komuniteteve, specifikisht i popullsive fshatare që banojnë pranë pyjeve është i dobët, i paorganizuar, jocilësor. Infrastruktura mbrojtëse e pyjeve prej zjarreve kërkon përmirësim, mjetet mbrojtëse të stacionohen në pyje, të krijohen rezervuarë uji në pyje,” thotë ai.

Qirjo evidenton gjithashtu mungesën e një dokumenti teknik për trajtimin e sipërfaqeve pyjore të djegura, që sipas tij duhet të bazohet në rigjallërimin e vetë natyrës në në vitet e para dhe më pas të ndihmohet procesi me ndërhyrje që imitojnë natyrën.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Iluzioni se milionerët e botës mezi po presin të shpërngulen në Shqipëri

I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës

Nga bektashinjtë te Manastiri i Deçanit: a po testohet në Ballkan një model i ri i entiteteve fetaro-territoriale?

Persona civilë po ndalojnë protestuesit në Tiranë

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vazhdon bojkoti në gjykatat shqiptare
Artikulli tjetër Protestuesit ndryshojnë strategji/ Bllokojnë lëvizjen e makinave në pikat kyçe të Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kthimi në hije i resortit në Zvërnec
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
SPAK: Balluku mori rryshfet nga Arbër Abazi, një vilë
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 10 Shtator, 2026
Si planifikon Rama të hipotekohet Shqipëria nxitimthi me një procedurë të re?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
Vangjel Tavo promovon “bekimin” e priftit në shkollë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.