KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tronditet Mbretëria e Bashkuar/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tronditet Mbretëria e Bashkuar/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Tronditet Mbretëria e Bashkuar/ Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kërkojnë referendum

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2026 7:28 am
8 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës kërkojnë njohjen e “të drejtës së tyre për vetëvendosje” dhe deklarojnë se e ardhmja e kombeve të tyre është brenda Bashkimit Evropian.

Takimi i zhvilluar në Cardiff është i paprecedentë dhe vjen në një moment kur të tria territoret drejtohen nga forca politike që mbështesin pavarësinë ose një shkëputje më të madhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Në deklaratën e përbashkët, udhëheqësit i bëjnë thirrje qeverisë britanike “të përgatisë dhe lehtësojë reformat kushtetuese”, duke argumentuar se Brexit ka dëmtuar ekonomitë e tyre dhe se e ardhmja e tyre është e lidhur me BE-në.

Takimi u zhvillua vetëm pak ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bashkimi i Republikës së Irlandës me Irlandën e Veriut do të ishte “një gjë fantastike”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes debatin për të ardhmen kushtetuese të ishullit të Irlandës.

Ministrja e Parë e Irlandës së Veriut, Michelle O’Neill, tha se komentet e Trump tregojnë se diskutimi për bashkimin irlandez është “i gjallë” dhe se interesimi për këtë çështje tashmë është edhe ndërkombëtar.

Kërkesa për vetëvendosje vjen përballë qëndrimit të qeverive britanike, të cilat kanë kundërshtuar mbajtjen e referendumeve të reja për pavarësinë.

Në Skoci, referendumi i vitit 2014 përfundoi me 55% të votave kundër pavarësisë. Megjithatë, kryeministri skocez dhe lideri i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), John Swinney, tha se një referendum i ri duhet të zhvillohet brenda pesë viteve të ardhshme.

Në Uells, lideri i Plaid Cymru, Rhun ap Iorwerth, e cilësoi pavarësinë si një “qëllim të largët” dhe nuk vendosi një afat për referendum, duke thënë se çështja duhet t’i lihet popullit uellsian.

Ndërkohë, Sinn Féin kërkon që në Irlandën e Veriut të zhvillohet një referendum për bashkimin me Republikën e Irlandës deri në vitin 2030.

Qeveria britanike vazhdon të kundërshtojë një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë, ndërsa kryeministri britanik Andy Burnham ka deklaruar se beson fuqimisht në ruajtjen e Unionit të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas politologut Michael Keating, profesor në Universitetin e Aberdeenit, deklarata e përbashkët e udhëheqësve të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut është “politikisht e rëndësishme”, pasi SNP dhe Plaid Cymru kanë mbajtur për vite me radhë distancë nga Sinn Féin.

Megjithatë, ai vlerëson se deklarata nuk ka gjasa të ndryshojë qëndrimin e qeverisë britanike ndaj kërkesave për ndryshime kushtetuese.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?

Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’

Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?

“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm UEFA kopjon Champions League për kombëtaret
Artikulli tjetër Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Skema se si ‘Iute’ zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Shtator, 2026
Tiranë/ Seanca për arrestin e kryebashkiakut, protestë para Gjykatës së Lartë
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
Danimarka kërkon punëtorë/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mes vendeve të përzgjedhura
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
I ashpër me gjykatësit për pagat e tyre, po vetë Rama sa e ka?
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.