Një avion luftarak i NATO-s rrëzoi një mjet ajror pa pilot në Lituani pak pas mesnatës, bwri me dije Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Krizave e Lituanisë. Droni, i cili besohet se ka hyrë në hapësirën ajrore të Lituanisë nga drejtimi i Bjellorusisë, u rrëzua pranë fshatit Pratkunai në Lituaninë jugore, jo shumë larg Kaunas, qytetit të dytë më të madh të vendit baltik, tha qendra.
Origjina e tij nuk është ende e qartë. Presidenti lituanez Gitanas Nausëda falënderoj stafin e Aleancës për reagimin e tyre të menjëhershëm.
“Falënderoj stafin e Aleancës për reagimin e tyre të menjëhershëm. Me Rusinë që po përshkallëzon agresionin e saj kundër Ukrainës, kjo gatishmëri është jetike për rajonin tonë. Së bashku me aleatët tanë të NATO-s, Lituania do të mbrojë hapësirën e saj ajrore”, tha ai.
Marrë nga Tagesschau.de