KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë, përballë të djathtës ekstreme
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë, përballë të djathtës ekstreme
Bota

Britania bën thirrje për bashkëpunim në Evropë, përballë të djathtës ekstreme

Përditësimi i fundit: 29 Gusht, 2024 8:28 am
103 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu shqetësimin për kërcënimin në rritje që paraqesin grupet e ekstremit të djathtë në Britani dhe u bëri thirrje partive politike progresiste në gjithë Evropën që të punojnë së bashku për të përballuar këtë sfidë të përbashkët.

Britania u përfshi nga protestat kundër emigrantëve në fillim të muajit, pasi një sulm vdekjeprurës me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë u pasua nga pretendimet e rreme, të mbështetura nga elementët e së djathtës ekstreme, se sulmuesi ishte një azilkërkues mysliman.

Duke folur të mërkurën gjatë një vizite në Gjermani, ku Alternativa për Gjermaninë, një parti kundër imigracionit është forcuar, zoti Starmer tha se populizmi do të zbehet nëse përmirësohen kushtet për njerëzit dhe premtoi se në Britani një gjë e tillë do të realizohet përpara se të përfundojë mandati i tij i parë.

“Ne në Britani duhet të jemi të vëmendshëm ndaj sfidës të së djathtës ekstreme dhe populizmit dhe nacionalizmit. Ka disa arsye për shqetësimin tim, si ajo që po ndodh në Britani, ose ajo që po ndodh në vendet e tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë”, u tha ai gazetarëve.

Partia Laburiste e qendrës së majtë e zotit Starmer arriti një fitore dërrmuese në zgjedhje në fillim të korrikut, në kontrast me fitoret e fundit nga e djathta ekstreme në Evropë.

Por trazirat kundër emigrantëve ishin kriza e parë madhore për qeverinë e tij.

Vizita e tij në Gjermani synonte rigjallërimin e marrëdhënieve të Britanisë me një nga aleatët e Bashkimit Evropian. Të mërkurën në mbrëmje ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Paraolimpike dhe të enjten pritet të ketë bisedime me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kosovë/ Opozita bojkoton seancën për zgjedhjen e Presidentit

Athinë/ Një 89-vjeçar hap zjarr me armë, në dy institucione

Kryebashkiaku synon një ‘Fan Zonë’ në Paris gjatë Botërorit

Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit

Kaos në Meksikë pas arrestimit të një udhëheqësi karteli droge

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bashkëpunimi Kinë-Rusi, në Arktik, ngre shqetësime
Artikulli tjetër Një ish-zyrtar i Nevadës shpallet fajtor, për vrasjen e një gazetari investigativ

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, Helsinki: Refuzon të hajë ushqimin e komandës
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
Shqiptarët nuk duan t’ia dinë për çmimin, importi i naftës u rrit në mars
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
“Konkurrenca” fal Spitalin Amerikan dhe Hygeia-n
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 28 Prill, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e Arbër Veliajt për kontrollet dhe sekuestrimet
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.