KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
AktualeFinanceFokusKomentKryesoreOpinionSociale

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Përditësimi i fundit: 28 Tetor, 2026 1:40 pm
51 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Confindustria Albania, Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tatimit mbi fitimin, tatimit mbi dividendët dhe TVSH-së standarde në kuadër të Paketës Fiskale 2027, duke i kërkuar qeverisë të tërhiqet nga këto ndryshime. Sipas shoqatës, rritja e barrës fiskale jo vetëm që cenon angazhimet publike të qeverisë, por rrezikon të ndikojë negativisht në klimën e investimeve, punësimin dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Në një deklaratë për shtyp me titull “Qeveria të mbajë besën”, Confindustria Albania kujton se qeveria ishte zotuar publikisht të mbante të pandryshuar gjatë mandatit normën 15% të tatimit mbi fitimin për biznesin e madh. Megjithatë, në draftet e Paketës Fiskale 2027 propozohet rritja e kësaj norme në 17%, ndërsa tatimi mbi dividendët parashikohet të rritet nga 8% në 15% dhe TVSH-ja standarde nga 20% në 21%.

Sipas përfaqësuesve të industrialistëve italianë, ndryshimi i politikës fiskale kërkon një shpjegim të qartë nga qeveria, veçanërisht për arsyet që e bëjnë të domosdoshme rritjen e taksave dhe alternativat që janë shqyrtuar përpara marrjes së këtij vendimi.

“Qeveria duhet të shpjegojë pse po tërhiqet nga fjala e dhënë. Çfarë ka ndryshuar që nga marrja e zotimit? Cila nevojë e re e bën të domosdoshëm këtë ndryshim?”, theksohet në deklaratë.

Barra e kombinuar mbi fitimin dhe dividendët rritet me 35%

Një nga shqetësimet kryesore të Confindustria Albania lidhet me ndikimin e kombinuar të rritjes së tatimit mbi fitimin dhe atij mbi dividendët.

Sipas përllogaritjeve të shoqatës, për një kompani që tatohet me normën standarde dhe shpërndan të gjithë fitimin e mbetur pas tatimit, barra e kombinuar tatimore do të rritej nga 21,8% aktualisht në 29,45%.

Kjo do të thotë se për çdo 100 lekë fitim para tatimit, shteti do të arkëtonte 7,65 lekë më shumë se aktualisht. Në terma relativë, barra e kombinuar tatimore do të rritej me rreth 35%.

Një ndryshim i tillë, sipas Confindustria, ndikon drejtpërdrejt në kthimin neto të kapitalit të investuar, duke ulur përfitimin e investitorëve dhe duke ndryshuar llogaritjet ekonomike mbi të cilat janë ndërtuar projektet e biznesit.

Shoqata paralajmëron se për disa investime kjo mund të nënkuptojë shtyrje të projekteve, zvogëlim të tyre ose zhvendosje drejt tregjeve të tjera me kushte më të favorshme fiskale.

Pasojat, sipas saj, nuk kufizohen vetëm te fitimet e kompanive, por mund të shtrihen edhe te vendet e reja të punës që nuk krijohen dhe mundësitë e kufizuara për rritjen e pagave.

Confindustria: Buxheti ka suficit 70,3 miliardë lekë, pse duhen rritur taksat?

Në argumentimin e saj kundër ndryshimeve fiskale, Confindustria Albania i referohet edhe treguesve të financave publike për nëntë muajt e parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të cituara nga shoqata, gjatë periudhës janar–shtator 2026, të ardhurat buxhetore kanë tejkaluar shpenzimet me rreth 70,3 miliardë lekë.

Ndërkohë, investimet publike janë realizuar në masën 75,2% të planit të parashikuar për këtë periudhë.

Confindustria pranon se suficiti i regjistruar gjatë vitit nuk përfaqëson rezultatin përfundimtar vjetor dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht se të gjitha këto fonde janë të lira për t’u përdorur. Megjithatë, sipas saj, këta tregues shtrojnë nevojën për transparencë më të madhe mbi arsyet e rritjes së taksave.

Shoqata kërkon që qeveria të shpjegojë përse propozon një barrë fiskale më të lartë dhe të përhershme për ekonominë, në një kohë kur një pjesë e shpenzimeve dhe investimeve të planifikuara nuk është realizuar.

“Përpara se të kërkojë më shumë para, shteti duhet të japë llogari për administrimin dhe përdorimin e atyre që mbledh”, thekson Confindustria Albania.

Ndryshimi i taksave cenon besimin e investitorëve

Një tjetër argument i ngritur nga shoqata lidhet me parashikueshmërinë e politikave fiskale, të cilën e konsideron një element thelbësor për vendimmarrjen e investitorëve.

Sipas Confindustria, zotimet publike të qeverisë kanë një peshë të drejtpërdrejtë ekonomike, pasi mbi bazën e tyre kompanitë hartojnë planet e investimeve, marrin kredi, nënshkruajnë kontrata dhe marrin vendime për punësimin.

Ndryshimi i kushteve fiskale gjatë realizimit të këtyre projekteve mund të krijojë kosto shtesë dhe pasiguri për bizneset.

“Biznesi nuk mund të rinegociojë brenda natës kredinë apo investimin e tij, sepse kushtet fiskale mbi të cilat bëri llogaritë nuk vlejnë më”, thuhet në deklaratë.

Sipas shoqatës, cenimi i një angazhimi të qartë fiskal dobëson besimin jo vetëm te politikat aktuale, por edhe te zotimet e ardhshme të qeverisë.

Ky është një shqetësim veçanërisht i rëndësishëm për investitorët e huaj, të cilët i vlerësojnë kushtet fiskale dhe qëndrueshmërinë e tyre si pjesë të vendimmarrjes për vendndodhjen e investimeve.

Rritja e TVSH-së mund të ndikojë te çmimet dhe konsumi

Confindustria Albania ngre shqetësime edhe për rritjen e propozuar të TVSH-së standarde nga 20% në 21%, duke kërkuar një analizë të plotë të ndikimit të saj mbi çmimet dhe konsumin familjar.

Shoqata vlerëson se ulja e TVSH-së për ushqimet bazë mund të ketë ndikim pozitiv për familjet, nëse kjo ulje reflektohet realisht në çmimet përfundimtare të produkteve.

Megjithatë, ajo thekson se efektet e ndryshimeve nuk duhen analizuar veçmas, por në mënyrë të kombinuar, për të kuptuar ndikimin neto të paketës mbi shpenzimet e qytetarëve.

Në këtë kuadër, Confindustria kërkon që qeveria të publikojë një analizë të detajuar të efekteve të përgjithshme të Paketës Fiskale 2027, si mbi bizneset, ashtu edhe mbi konsumatorët.

Kërkohet luftë kundër evazionit, jo vetëm rritje e taksave

Përfaqësuesit e industrialistëve italianë theksojnë se e njohin nevojën e shtetit për të siguruar të ardhura për financimin e shërbimeve publike, por kërkojnë që përpara rritjes së normave tatimore të analizohen alternativa të tjera.

Në veçanti, shoqata kërkon transparencë mbi rezultatet e luftës kundër evazionit fiskal, mundësitë për zgjerimin e bazës tatimore dhe efikasitetin e shpenzimeve publike.

Sipas saj, bizneset që deklarojnë dhe paguajnë rregullisht detyrimet tatimore nuk duhet të mbeten zgjidhja automatike për çdo nevojë të re financimi të buxhetit.

Confindustria kërkon tërheqjen e rritjeve të propozuara, publikimin e një analize të ndikimit të kombinuar dhe zhvillimin e një procesi konsultimi të mirëfilltë me komunitetin e biznesit, ku sugjerimet e sipërmarrjes të kenë mundësi reale të ndikojnë në vendimmarrje.

Në përfundim të deklaratës, shoqata i rikthehet kërkesës për respektimin e angazhimeve publike nga ana e qeverisë.

“Sipërmarrjes i kërkohet të respektojë kontratat, detyrimet dhe afatet e saj. Ajo ka të drejtë të kërkojë që edhe qeveria të respektojë angazhimet mbi të cilat i ka ftuar bizneset të investojnë”, përfundon deklarata e Confindustria Albania.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Artikulli tjetër Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.