KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 10:48 am
29 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Fotografitë e municioneve të përdorura nga policia shqiptare gjatë protestave të muajit tetor kanë nxitur që të kërkohet llogari nga parlamenti italian për origjinën e tyre.

Një nismë e ndërmarrë nga Detjon Begaj, këshilltar bashkiak në Bolonjë të Italisë ka mbërritur në parlamentin italian, ku deputeti Marco Grimaldi i është drejtuar qeverisë me një pyetje parlamentare për furnizimin e policisë shqiptare me municione të prodhuara në Itali.

Pyetja parlamentare e paraqitur më 28 tetor nga Grimaldi i drejtohet kryeministres Giorgia Meloni, ministrit të Mbrojtes, ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe ministrit të Brendshëm. Përmes saj kërkohet informacion mbi autorizimet e dhëna prej vitit 2019 për furnizimin e autoriteteve shqiptare me municione në kontrollin e trazirave, sasitë e eksportuara, përdoruresit përfundimtarë dhe kontrollet mbi përdorimin e tyre.

Nisma lindi pasi Detjon Begaj, i cili ka marrë pjesë edhe në protestat në Shqipëri identifikoi në fotografitë e publikuara në internet municione të prodhuara nga kompani italiane.

“Në materialet e fotografuara dalloheshin qartë produkte italiane të kompanisë Fiocchi Munizioni, një kompani e njohur edhe në nivel ndërkombëtar, si edhe të kompanisë italiane SIMAD S.p.A. Në veçanti, modelin e gazit lotsjellës SMD004 e kishim identifikuar si prodhim të SIMAD-it”, thotë për Citizens.al Detjon Begaj.

Sipas Begajt, pas identifikimit të këtyre produkteve, ai ju kërkoi personave që njihte në Tiranë që t’i dërgonin fotografi të tjera të municioneve të përdorura nga policia.

“Kështu mblodha pamje jo vetëm të municioneve të gazit lotsjellës, por edhe të gëzhojave të fishekëve me plumba gome. Jo të gjitha, por shumë prej municioneve të fotografuara ishin qartësisht të identifikueshme si prodhim italian, me modele që gjenden edhe në katalogun e Fiocchi-t”, tregon më tej Detjon Begaj.

Një prej fotografive sipas tij tregonte një granatë lotsjellëve me afat skandence korrikun e vitit 2023.

“Nga këtu lindi nevoja për të kuptuar kur janë kryer këto furnizime, mbi bazën e çfarë kontratave dhe përmes cilave procedura. A lidhen me tenderat e zhvilluar nga Shqipëria gjatë këtyre viteve, apo me marrëveshje të tjera?”, ishin pyetjet që Detjoni ngriti pas fotove të municioneve që pa.

Për të, duke qenë se këto municione janë përdorur kundër protestuesve është shumë e rëndësishme të rindërtohet koha, kushtet dhe natyra e furnizimeve.

Në pyetjen parlamentare kërkohet që qeveria të sqarojë nëse furnizimet janë realizuar përmes kontratave tregtare me kompanitë italiane, ndërmjetësve apo marrëveshjeve mes shteteve. Po ashtu, kërkohet të dihet nëse autoritetet italiane kanë kryer verifikime mbi përdorimin përfundimtar të municioneve dhe nëse janë të gatshme të rishikojnë autorizimet apo të pezullojnë dërgesat e mëtejshme, në rast se konfirmohet përdorimi i tyre në kundërshtim me rregullat ligjore.

Përtej furnizimeve me municione, nisma kërkon sqarime edhe mbi bashkëpunimin mes qeverive të Shqipërisë, Italisë dhe Francës për menaxhimin e protestave. Begaj rikujton deklaratat e kryeministrit Edi Rama më 24 tetor, kur ai tha se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Italinë dhe Francën, duke përmendur shkëmbimin e përvojave dhe koordinimin me këto vende.

Një ditë më parë, më 23 tetor, ministri i Brendshëm Ervin Demo kishte marrë pjesë në një takim në San Patrignano, ku ishin të pranishëm edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe përfaqësues të qeverisë franceze.

Begaj thotë se deklaratat e Ramës dhe ministrit të Brendshëm e shtynë të kërkonte më shumë informacion mbi natyrën e këtij bashkëpunimi. Ai kërkon të dijë nëse bëhet fjalë vetëm për shkëmbim përvojash apo nëse janë diskutuar masa konkrete për menaxhimin e protestave, përfshirë edhe ndryshimet ligjore të paralajmëruara nga qeveria shqiptare.

“Dua të di cili është versioni i qeverisë italiane për atë takim dhe për kontaktet e tjera. Sepse Rama dhe ministri i Brendshëm kanë folur për takime, në shumës. Çfarë është diskutuar? Çfarë lloj bashkëpunimi është parashikuar? A ka pasur angazhime konkrete?”, thotë Begaj.

Për Begajn ky bashkëpunim me Italinë dhe Francën, lidhur me reagimin ndaj protestave është një bashkëpunim “në drejtim represiv”.

Në lidhje me përdorimin e municioneve, Begaj kërkon që, nëse konfirmohet origjina italiane dhe përdorimi i tyre në mënyrë të paligjshme kundër protestuesve, qeveria italiane të ndërhyjë për të ndaluar furnizimet e mëtejshme.

“Materialet e prodhuara në Itali nuk duhet të përdoren për të shtypur protestat në Shqipëri duke shkelur të drejtat e njerëzve”, shprehet ai.

Shqetësimi lidhet veçanërisht me përdorimin e plumbave të gomës në drejtim të pjesës së sipërme të trupit, që ka shkaktuar dëmtime të rënda te protestuesit. Gjatë protestës së 24 tetorit, një 28-vjeçar u plagos rëndë në sy nga një plumb gome dhe u transferua në Romë për trajtim mjekësor.

Begaj kërkon që çështja të trajtohet edhe në nivel europian, duke përfshirë hetimin e rasteve të përdorimit joproporcional të forcës dhe identifikimin e personave të maskuar, të armatosur me shkopinj dhe shufra hekuri, të cilët, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve në rrugët e Tiranës dhe në konvikte.

“Kjo çështje duhet te trajtohet edhe nga Komisioni Europian. Sipas mendimit tim, reagimi i tij ndaj ngjarjeve të këtyre javëve ka qene tepër i vaket. Ka kërkuar të shfaqet i ekuilibruar, ndërkohë qe problemet kryesore kane qene kufizimi i se drejtës për te protestuar, dhuna dhe mungesa e qartësisë mbi mënyrën se si kane vepruar forcat e rendit”, argumenton Begaj.

Pyetja parlamentare e drejtuar nga Marco Grimaldit kërkon kështu përgjigje nga qeveria italiane si për origjinën dhe kushtet e furnizimit të policisë shqiptare me municione, ashtu edhe për natyrën e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare dhe franceze në menaxhimin e protestave.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale

SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për numrat celularë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”
Artikulli tjetër 3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

2 milion euro për pajisje kundër protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 3 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.