KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale
AnalizeBotaKryesoreOpinionPolitikeSociale

Revolta kundër korrupsionit po bëhet globale

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 11:17 am
13 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Nga Isaac Stanley-Becker

 

Nicole Irvin ka votuar tri herë për Donald Trumpin. Ajo e pëlqente stilin e tij të drejtpërdrejtë, karakterin e ashpër dhe bindjen se një biznesmen i suksesshëm mund ta drejtonte më mirë vendin.

Por sot, kjo votuese republikane nga Pensilvania është zhgënjyer aq shumë, saqë nuk dëshiron të marrë pjesë as në zgjedhjet e mesit të mandatit. Kur e takova në parkingun e një supermarketi Walmart në Levittown, një zonë periferike që përfaqëson një nga betejat më të rëndësishme elektorale të Pensilvanisë, Irvin sapo kishte paguar 10 dollarë për një karikues telefoni.

Dikur, kujtonte ajo, i njëjti produkt kushtonte sa gjysma. Duke qenë se punon në një kompani riparimi gomash dhe mezi mbyll muajin me pagën që merr, edhe një shpenzim i tillë modest përbën një barrë për të.

“Pyeta shitësen nëse kishte ndonjë sektor me ulje çmimesh…”, më tregoi ajo. Por ajo që e zemëron më shumë nuk janë vetëm çmimet. Irvin sheh politikanët që mbrojnë pasurinë dhe interesat e tyre, ndërsa qytetarët përpiqen të mbijetojnë.

“Të gjithë bëjnë pazare me njëri-tjetrin!”, thotë ajo, duke shtuar se nuk kujton një periudhë kur lakmia e politikanëve të ishte kaq e hapur sa gjatë presidencës së Donald Trump. Rrëfimi i saj pasqyron një ndryshim më të gjerë në politikën amerikane.

Korrupsioni është ngjitur në krye të shqetësimeve të votuesve ameriknë. Ai është bërë një nga armët kryesore të demokratëve dhe i ka detyruar republikanët të kalojnë në mbrojtje, madje edhe në shtetet ku tradicionalisht kanë dominuar.

Por kjo nuk është një dukuri vetëm amerikane. Në mbarë botën po shfaqet një revoltë kundër korrupsionit, pasurimit të elitave politike dhe lidhjeve mes pushtetit dhe biznesit. Në shumë vende, kjo pakënaqësi po godet pikërisht politikanët populistë dhe të djathtën autoritare.

Një nga shembujt më domethënës është Hungaria. Në prill, Viktor Orbán, aleat i Trumpit dhe një prej modeleve politike të lëvizjes MAGA, humbi pushtetin pas 16 vitesh në krye të qeverisë. Gjatë fushatave të mëparshme, akuzat për korrupsion nuk e kishin penguar të fitonte zgjedhjet.

Por këtë herë, situata ishte ndryshe. Balázs Orbán, ish-drejtor politik i kryeministrit hungarez, i cili nuk ka lidhje familjare me të, shpjegon se ndryshimi vendimtar ishte ekonomia. Për sa kohë qytetarët ndienin se ekonomia po përmirësohej dhe se edhe ata përfitonin nga rritja, pasurimi i një grupi njerëzish nuk përbënte domosdoshmërisht problem.

Por kur familjet filluan të ndienin se po varfëroheshin, u prish marrëveshja e heshtur mes pushtetit dhe shoqërisë. Logjika e kësaj marrëveshjeje ishte e thjeshtë: nëse qytetarët duhet të përballojnë vështirësi, edhe politikanët duhet të ndajnë të njëjtën barrë e jo të pasurohen në kurriz të tyre.

Në Hungari, pasuria e dhëndrit dhe mikut të fëmijërisë së Orbán, ishte kthyer në simbol të pabarazisë dhe klientelizmit. Partia opozitare e Péter Magyar, e shndërroi korrupsionin në një çështje konkrete të mirëqenies sociale.

Paratë e vjedhura nga shteti, argumentonte Magyar, duhej të financonin pensionet, shërbimet për fëmijët dhe nevojat publike. E njëjta dinamikë po shfaqet edhe në vende të tjera. Në Serbi, protestat kundër korrupsionit, të udhëhequra nga studentët për gati dy vjet, ndihmuan në rrëzimin e Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet e fundjavës së kaluar.

Në Brazil, pakënaqësia ndaj politikës së korruptuar ndikoi në fitoren e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva ndaj Flávio Bolsonaros, i cili po hetohet për dyshime për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Në Izrael, Benjamin Netanyahu mund të arrijë të ruajë pushtetin përmes negociatave të vështira për koalicionin e ardhshëm, por akuzat shumëvjeçare ndaj tij për ryshfet dhe mashtrim e kanë dobësuar politikisht.

Ndërkohë, në Indi, protestat kundër korrupsionit kanë tronditur pozitat e kryeministrit nacionalist Narendra Modi, pas më shumë se 12 vitesh në pushtet. Ky zhvillim, lidhet drejtpërdrejt me zgjerimin e pabarazisë ekonomike.

Kur qytetarët përballen me rritjen e çmimeve, shërbime publike të dobëta dhe pasiguri financiare, luksi i shfaqur nga elitat politike bëhet gjithnjë e më provokues. Në Hungari, tri shqetësimet kryesore të votuesve ishin kostoja e jetesës dhe inflacioni, shërbimet publike, veçanërisht shëndetësia dhe arsimi, si dhe korrupsioni në qeverisje.

Një kasap në pension që takova në periferi të Budapestit, e përmblodhi kështu zhgënjimin e tj: “Qeveria është aty për të pasuruar miqtë e udhëheqësit autoritar, ndërsa faturën e paguajmë të gjithë ne!”.

Në Shtetet e Bashkuara, demokratët po përpiqen të ndërtojnë të njëjtën lidhje mes korrupsionit dhe krizës ekonomike. James Talarico, kandidati demokrat për Senatin në Teksas, e ka përmbledhur mesazhin e tij me formulën: “Ne kemi një krizë të përballueshmërisë së jetesës, sepse kemi një krizë korrupsioni!”.

Senatori demokrat i Xhorxhias, Jon Ossoff, e ka shprehur edhe më drejtpërdrejt: “Çmimet rriten, ndërsa presidenti grumbullon miliarda”. Në fakt, pasuria e familjes Trump është bërë një prej pikave më të debatueshme të presidencës së tij të dytë.

Djali më i vogël i presidentit, Barron Trump, 20 vjeç dhe ende student, vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 150 milionë dollarësh, kryesisht nga kompania familjare e kriptomonedhave. Ndërkohë, pasuria personale e presidentit vlerësohet të jetë rritur me rreth 2,7 miliardë dollarë që nga fillimi i mandatit të dytë, duke arritur afërsisht në 7 miliardë dollarë.

Sipas një sondazhi të fundit të Fox News, korrupsioni në qeveri është bërë shqetësimi kryesor i votuesve amerikanë, përpara inflacionit dhe çmimeve të karburanteve. Kjo po ndryshon edhe sjelljen elektorale të njerëzve që më parë mbështesnin republikanët.

Për shembull, Nicole Irvin, nuk planifikon të votojë sot. Mungesa e saj në zgjedhje, përbën një humbje për republikanin Brian Fitzpatrick, përfaqësuesin aktual të zonës në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ish-agjent të FBI-së.

Fitzpatrick ka përpiqur ta përdorë çështjen e korrupsionit kundër rivalit demokrat Bob Harvie, një komisioner lokal. Në tabelat elektorale pranë supermarketit Walmart, fushata e republikanit e akuzon Harvie se ka votuar për rritjen e pagës së vet.

Në vitin 2022, këshilli bashkiak, me mbështetjen e të dyja partive, miratoi disa rregullime të vogla të pagave në përputhje me koston e jetesës, të cilat do të hynin në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme.

Harvie, ish-mësues i shkencave sociale, thotë se në takimet e tij elektorale dy temat që përsëriten më shumë janë çmimet dhe korrupsioni. Qytetarët ankohen për faturat e papërballueshme të ngrohjes, por menjëherë pas kësaj kërkojnë të dinë se si mund të ndryshohet Uashingtoni dhe të ndalet korrupsioni.

Ngjashmëritë me Hungarinë janë të dukshme. Kur pyeta Balázs Orbán se çfarë duhet të bëjnë republikanët për të neutralizuar zemërimin e votuesve, ai sugjeroi që Trump të përpiqej të shmangte korrupsionin ose që të paktën ai mos të jetë aq i dukshëm.

Presidenti po ndërton një sallë luksoze në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa çmimi mesatar i naftës për naftë diesel ka kaluar 6 dollarë për gallon. Por përgjigjja e tij ishte domethënëse. Republikanët sipas tij, duhet të sulmojnë demokratët, duke i akuzuar se nuk janë të sinqertë.

Kjo është pikërisht strategjia që po ndjekin shumë kandidatë republikanë. Problemi është se në Hungari kjo strategji dështoi.

 

Marrë nga Atlantic

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kapen 10 tonë kokainë në Spanjë, cili grup kriminal shqiptar fshihet pas ngarkesës?

Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës

Nga 1 janari ndryshojnë rregullat për numrat celularë

2 milion euro për pajisje kundër protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja kërkon rikthimin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës
Artikulli tjetër Një brez në revoltë: “Premtimet që u bëmë janë shkelur dhe ata e dinë këtë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Hungaria hap dosjet sekrete të komunizmit: spiunë në çdo familje…
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Bilanci i protestave, 269 të mitur u shoqëruan në polici
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
3.3 miliardë lekë nga buxheti i shqiptarëve për inceneratorin fantazmë të Tiranës
Analize Finance Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Nga protestat në Tiranë te Parlamenti Italian, kërkohet transparencë për municionet
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.