KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës, në Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës, në Serbi
AnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionRajoniSociale

Si u rrënua perandoria financiare e Alta Bankës, në Serbi

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2026 1:52 pm
22 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Davor Macura, drejtuesi i Alta Bankës në Serbi, sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK), është thirrur nga policia rreth orës 04:00 të mëngjesit të shtunën e 31 tetorit, në kuadër të një hetimi. Kjo ndodhi pasi Banka Popullore e Serbisë(NBS) kishte konstatuar se banka kishte detyrime të papaguara, ndonëse prej vitesh ishte paraqitur si një nga bankat më të suksesshme në vend.

Prokuroria serbe dyshon se vetë Macura, në një periudhë para dates 31 tetor, është futur në thesarin e bankës i ndihmuar nga dy punonjës të saj dhe ka marrë rreth 388 milionë euro. Arsyeja e këtij veprimi mbetet e paqartë. Po ashtu, ende nuk dihet se ku kanë përfunduar paratë dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Policia serbe kaloi më shumë se 30 orë duke kryer kontrolle në këtë bankë. Macura kishte shkuar vet në bankë, por më 2 nëntor ai u arrestua, bashkë me dy personat e tjerë, dhe ndaj tij u caktua masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkohë, në periudhën paszgjedhore në Serbi nisën të qarkullonin në rrjetet sociale dhe në media informacione se nga bankat po nxirreshin shuma të mëdha parash në dorë.

Dyshimet për transferimin e parave jashtë shtetit

Në rrjetet sociale dhe në media nisën të qarkullonin video dhe fotografi të nxjerrjes së dokumenteve të grisura nga institucione të ndryshme. Pretendohej se po zhdukeshin gjurmë të veprimeve të kryera gjatë pushtetit të mëparshëm, përfshirë pagesa ndaj personave të ndryshëm.

Por, ajo që shkaktoi shqetësimin më të madh ishte nxjerrja e parave nga bankat. Kjo e detyroi Bankën Popullore të Serbisë (NBS) të publikonte një komunikatë për të mohuar, siç i cilësoi vetë, lajmet e pavërteta.

I pari që ngriti alarmin ishte avokati nga Beogradi, Ivan Niniç. Ai bëri të ditur në rrjetin social X se i kishte dorëzuar NBS-së një kërkesë për nisjen urgjente të një procedure të kontrollit të jashtëzakonshëm të veprimtarisë së një banke. Niniç pretendonte se kishte informacione se banka kishte nisur një proces të “transferimit intensiv dhe të përshpejtuar të mjeteve financiare jashtë shtetit”.

NBS deklaroi se kryen vazhdimisht mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së të gjitha bankave, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

Por avokati këmbëngulte se dispononte informacione operative sipas të cilave, që nga 26 tetori, një bankë kishte filluar transferimin intensiv dhe të përshpejtuar të mjeteve financiare likuide jashtë vendit dhe se paratë po transferoheshin në llogari dhe subjekte juridike në Moskë dhe Shkup.

Roli i Vuçiqit

Disa ditë më vonë, më 28 tetor, në mediat serbe u shfaq Nemanja Karoviç, përfaqësues i Listës Studentore. Në një intervistë në RTS ai tha se pushteti i Aleksandar Vuçiçit, i cili sipas tij vazhdonte të kontrollonte institucionet, po e keqpërdorte situatën, duke rrezikuar ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Karoviq tha se punonjësit e një banke shtetërore, “Poshtanska Shtedionica”, ose Bankës së Kursimeve Postare, kishin ndaluar disa persona që të nxirrnin para nga kjo bankë.

“Ekzistojnë dyshime serioze se nga kjo bankë është tentuar të nxirren rreth një miliard dinarë (rreth 8,5 milionë euro)”, deklaroi Karoviq.

Banka e Kursimeve Postare është 100 për qind në pronësi të shtetit. Përmes saj paguhen një pjesë e pensioneve, pagave dhe ndihmave sociale në sektorin publik.

Guvernatorja e NBS, Jorgovanka Tabakoviç, tha se: “Informacionet lidhur me procedurat konkrete të kontrollit, rrjedhën e tyre, përmbajtjen e gjetjeve individuale dhe të dhënat e tjera që përbëjnë informacione konfidenciale mbikëqyrëse, nuk mund t’i komunikohen publikut jashtë kufijve të lejuar me ligj”.

Ndërkaq, Banka e Kursimeve Postare i mohoi pretendimet, duke deklaruar se një tentativë e tillë për të nxjerrë para nuk kishte ndodhur.

Ngritja e Alta bankës

Historia e suksesit të Davor Macurës, të cilin mediat serbe e cilësojnë si të afërt me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiçit, mund të dukej si një histori e ëndrrës së bërë realitet. Por, pas ngritjes së tij në botën e biznesit fshihen pikëpyetje për biografinë dhe lidhjet e tij.

Sipas një hulumtimi të BIRN-it, Macura ka bashkëpunuar përmes kompanisë së tij “Danica Park” edhe me Nikola Petroviçin, kumbarin e Aleksandar Vuçiçit, por edhe me Milan Radoiçiçin, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës për terrorizëm lidhur me rastin e Banjskës të vitit 2023, si dhe me bashkëshorten e Zvonko Veselinoviçit, i cili zhvillonte aktivitete biznesi në Kosovë dhe Serbi së bashku me Radoiçiçin.

Gjatë sulmit në Banjskë, një grup i armatosur serbësh hyri në veri të Kosovës. Pas përleshjeve me policinë, mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb.

Duke i falënderuar lidhjeve të fuqishme me pushtetin dhe qarqe të tjera, biznesmeni Davor Macura, një 44-vjeçar, i lindur në Rijekë të Kroacisë, filloi në Serbi nga një biznes i vogël dhe u shndërrua në një pre figurave më të fuqishme me influencë të madhe. Ai themeloi kompani të shumta në Serbi dhe vende të tjera.

Shpesh paraqitej në listat e sipërmarrësve më të suksesshëm dhe me ndikim në ekonominë e Serbisë. Gjatë një forumi në Kongresin Amerikan, në vitin 2024, ambasadori Xhon Krejg i dorëzoi Davor Macurës mirënjohjen “Lider i Gjeneratës së Ardhshme”, për përkushtimin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve afariste transatlantike ndërmjet Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe SHBA-së.

Në faqen e internetit të Alta Group janë publikuar informacione për vizitat e Macurës në SHBA dhe takimet e tij me anëtarë të Kongresit Amerikan.

Por, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, kongresmeni republikan, Xho Vilson, i dërgoi një letër sekretarit amerikan të shtetit, Marko Rubio, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve ndaj katër biznesmenëve nga Serbia: Davor Macurës, pronarit të Alta Group, Zhelko Mitroviçit, pronarit të televizionit Pink, si dhe Ivan Boshniakut dhe Stojan Vujko, pronarëve të kompanisë Millennium Team.

Çfarë ndodh tani me klientët e bankës?

Bankomatet dhe filialet e Alta Bankës janë mbyllur, ndërsa banka ka kaluar nën administrimin e institucioneve shtetërore. Një pjesë e dyqaneve nuk mund të pranojnë më pagesa me kartelë, pasi terminalet e tyre të pagesave ishin të lidhura me këtë bankë. Për këtë arsye, ato mund të pranojnë vetëm pagesa në para të gatshme.

Për klientët, humbja e licencës së bankës nuk do të thotë automatikisht se do t’i humbin paratë. Megjithatë, kjo sjell kufizime të menjëhershme në përdorimin e llogarive, kartelave dhe depozitave.

Në Serbi, depozitat janë të siguruara deri në 50.000 euro për depozitues, në secilën bankë. Kjo mbrojtje zbatohet përmes Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për shumat që tejkalojnë këtë kufi, rikuperimi i parave është më i ndërlikuar. Pjesa që nuk mbulohet nga sigurimi i depozitave mund të kërkohet në procedurën e falimentimit. Pagesat varen nga pasuria e bankës, shitja e aseteve dhe rikthimi i kredive që klientët i kanë marrë prej saj. Ky proces mund të zgjasë.

Alta Banka ishte banka e nëntë më e madhe në Serbi dhe zotëronte rreth tre përqind të tregut bankar në Serbi.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh

Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve

Shqipëria në krizë energjetike

Bankat në Shqipëri fituan mbi 300 milionë euro, për 9 muaj

Dokumentari amerikan zbulon perandorinë e mashtrimit dhe korrupsionit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë/ Qeveria miraton projektbuxhetin, rritje pagash, shtesa për fëmijët dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së
Artikulli tjetër Ndreca për takimin Veliaj-Gogu: Po vlerësojmë mundësinë e kallëzimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët sërish në protestë/ Të rinjtë mesazhe me pankarta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Nëntor, 2026
Veliaj letër GJKKO-së: “Transferimi në Fier ishte me urdhër të Ramës, duhet hetuar”
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Mali i Zi drejt BE-së/ Zbardhet plani i Brukselit
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 3 Nëntor, 2026
Rama në Bruksel shqetësohet për Serbinë, mbron Melonin, u jep ‘mend’ britanikëve dhe sulmon studentët shqiptarë
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.