KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga rabinët, në Bruksel?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga rabinët, në Bruksel?
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Kush qëndron pas çmimit që Rama mori nga rabinët, në Bruksel?

Përditësimi i fundit: 18 Nëntor, 2026 10:21 am
104 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë” – shkroi kryeministri Edi Rama mëngjesin e 17 nëntorit në rrjetin e tij social Facebook.

Më pas zyra e shtypit shpërndau disa pamje nga ceremonia e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel ku Rama ishte nderuar me çmim nga Kryerabini Pinchas Goldschmidt. Në pamje ishte hequr momenti i fjalës së Ramës që mesa duket nuk ka dashur të shpërndajë ato që ka thënë.

Por çështja është diku tjetër.

Kjo ceremoni që Rama e shet si një “çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë” nuk duket të jetë tjetër veçse një qokë mes Ramës, rabinit hebre dhe ish-Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel.

Ky i fundit mbajti një fjalim në nisje të ceremonisë ku me siguri nuk i kurseu lëvdatat për Ramën. Dhe ka arsye. Tashmë që Michel e ka lënë politikën, i është futur biznesit. Ish-kryeministri i Belgjikës iu bashkua në prill të këtij viti një studioje ligjore franceze arbitrazhi, me qendër në Paris, të quajtur “Clay Arbitration”.

Në shtator të këtij viti, kjo studio ligjore mbronte qeverinë shqiptare, (më saktë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) në gjyqin e arbitrazhit të zhvilluar në Londër përballë kompanisë MABCO të Behgjet Pacollit për çështjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Revista e specializuar “Global Arbitration Review”, në konfliktin e arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës, shteti shqiptar përfaqësohet nga “Clay Arbitration”, studioja ku është angazhuar Charles Michel.

Dikur, Charles Michel vinte në Tiranë si President i Këshillit Europian apo si kryeministër i Belgjikës dhe fjala e tij ishte e një rëndësie të veçantë për të vlerësuar punën e qeverisë shqiptare në integrimin e Shqipërisë. Tani ai është pjesë e një studioje ligjore dhe mbron qeverinë shqiptare.

Thënë më thjesht, Rama i jep punë, ai i jep dekorata.

Por Rama ka një lidhje të ngjashme edhe me Kryerabinin Pinchas Goldschmidt. Tashmë është Rama që merr një çmim të lartë nga rabini.

Dy vjet më parë (maj 2024) ishte Rama që mbajti një nga fjalimet kryesore për nder të Goldschmidt në Aachen të Gjermanisë kur Goldschmidt mori Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh (Charlemagne Prize). Në atë kohë Rama e vlerësoi figurën e rabinit dhe rolin e tij për paqen dhe vlerat evropiane.

Goldschmidt e ka cilësuar publikisht Ramën si “mik” dhe “një mik të vërtetë të popullit hebre”, duke vlerësuar shpesh traditën historike të Shqipërisë në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe politikat aktuale të qeverisë shqiptare për harmoninë ndërfetare.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rekord në Ballkan/ 11 400 studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë
Artikulli tjetër Biden-i e quan Zelensky-n “kokëfortë dhe mosmirënjohës”, në librin e ri të kujtimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.