KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shakira padit administratën tatimore spanjolle
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Shakira padit administratën tatimore spanjolle
BotaKulture

Shakira padit administratën tatimore spanjolle

Përditësimi i fundit: 6 Shtator, 2024 8:27 am
190 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këngëtarja kolumbiane, Shakira, u akuzua vitin e kaluar se nuk pagoi 14.5 milionë euro tatim mbi të ardhurat spanjolle midis 2012 dhe 2014. Artistja së fundmi publikoi një letër ku akuzonte sistemin spanjoll të drejtësisë. Shakira pretendon se ishte “persekutuar” përpara se të vendosej dhe të pranonte fajësinë dhe tani ka akuzuar sistemin spanjoll të drejtësisë për një “fushatë shpifjeje”.

Në një letër të botuar në El Mundo të Spanjës, këngëtarja akuzoi autoritetet tatimore spanjolle për një fushatë frikësimi që përfundoi me portretizimin e saj si një “trofe gjuetie”. “Mund të duket e pakuptueshme, por për mua dekada spanjolle ishte një dekadë e humbur financiarisht dhe jo sepse punova pak, siç e dinë të gjithë. Kam pasur 120 koncerte në 90 qytete të ndryshme. Si mund të humbasë paratë një njeri që ka 120 koncerte? Tingëllon e çuditshme, e di, por sot pasuria ime përbëhet nga ajo që kam fituar para se të mbërrija në Spanjë dhe ajo që fitova kur u largova. Gjithçka që fitova në këto vite shkoi në Spanjë”-tha ajo.

Shakira më parë tha se u deklarua fajtore për të “mbrojtur fëmijët e saj” dhe tani shtoi: “Më shumë sesa të duan të ndëshkojnë ata që nuk ndjekin rregullat, autoritetet tatimore spanjolle duan të tregojnë trofetë e tyre të gjuetisë për të rindërtuar besueshmërinë”. Dhe si e arrijnë këtë? Duke i frikësuar njerëzit, duke i kërcënuar me burg, duke kompromentuar mendjet e fëmijëve tanë dhe duke na vënë nën presion për të na thyer. Ata donin që publiku të besonte se unë nuk kam paguar taksa, kur e vërteta është se kam paguar shumë më tepër se ç’duhet”.

Ylli i muzikës pop ka ritheksuar se nuk është e përqendruar në lidhje romantike për momentin pas thashethemeve për lidhje të ndryshme që kanë qarkulluar për të këtë vit, duke përfshirë Tom Cruise dhe Lewis Hamilton.

“Unë nuk po mendoj për këtë”,i tha Rolling Stone këngëtarja 47 vjeçare për kopertinën e saj korrik-gusht 2024.

Ajo më pas pyeti: “Çfarë hapësire kam për një burrë tani?” Por, Shakira është e hapur për takime në të ardhmen. “Çfarë mund t’ju them, më pëlqejnë burrat. Ky është problemi. Nuk duhet t’i pëlqej ata me gjithçka që më ka ndodhur, por më pëlqejnë akoma.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Retorika e dhunës e të majtës kundër presidentëve republikanë

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin

Investimet e huaja/ Rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Prova të reja në padinë ndaj Donald Trump për zgjedhjet. Gjykata akuzon avokatët e ish-presidentit
Artikulli tjetër Fatmir Limaj: Pavarësia e Kosovës u vendos në Tiranë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.